Një tjetër vajzë e lidhur me zinxhirë
Një tjetër realitet i dhimbshëm për situatën e personave me probleme të shëndetit mendor vjen nga Rrethi i Kavajës. Kutia e Pandorës është hapur tashmë dhe dy raste të tjera të keqtrajtimit dhe shkeljes së të drejtave të personave me probleme të rënda të shëndetit mendor që janë konstatuar në dy fshatra të thellë të Komunës Kryevidh të Kavajës në Qarkun e Tiranës, vijnë si dëshmi rrëqethëse e një realiteti që vret.

Një shoqëri që në mungesë të mjeteve të tjera, trajtimit të duhur, e gjen zgjidhjen te zinxhirët për ti dhënë vetes mundësi të jetojë përditshmërinë e hidhur. Armenda Tani, një 22-vjeçare nga fshati Rreth Greth, mbahet prej vitesh e lidhur me zinxhir në qafë nga prindërit, në një dhomë të zhveshur dhe pa asnjë ndihmë ekonomiko-sociale, ndërsa një 40-vjeçar mbahet i izoluar në një dhomë të shtëpisë nga familjarët e tij. Bërja publike e rastit të djalit rom nga Levani i Fierit dhe dy motrave nga Maqellara e Dibrës, ka nxitur komunitetin të raportojë për të tjerë individë që mbahen në të njëjtat kushte.

Armenda 22 vjeçe

Armenda Tani është 22 vjeçe dhe që në muajt e parë të jetës u konstatua se nuk ishte një fëmijë normal. Babai i saj, Spiro Tani, tregon se për herë të parë nisën ta lidhin kur ishte 7-8 vjeçe, për shkak të agresivitetit që manifestonte, ndërsa më pas, që nga mosha 18 vjeçe e në vazhdim, vajza është lidhur në mënyrë të vazhdueshme, për të shmangur dhunën që shfaq ndaj të tjerëve, mjedisit dhe vetes.

Gjendja në të cilën ndodhet, është e mjerueshme: me një bluzë me mangë të shkurtra dhe këmbët e mbledhura e të futura nën të, krejt e zhveshur poshtë saj. “Nuk e kam gruan sot këtu dhe nuk ka kush tia vendosë panolinën”, justifikohet babai 54-vjeçar. Ndërsa ajo, viktima e një jete që nuk i dha asnjë mundësi të jetojë si qenie njerëzore, me një zinxhir në qafë si kafshët që nuk kanë nga të shkojnë, lëshon buzëqeshjet e pafajshme të një njeriu të pajtuar me atë që i ndodh. “Tani është e qetë”, thotë babai, ndërsa i hedh sipër një çarçaf për të mbuluar lakuriqësinë e dukshme poshtë bluzës ngjyrë ulliri. Në duar vajza ka shenja të dukshme kafshimesh, hematoma. Përveçse ndaj të tjerëve, ajo është e dhunshme edhe ndaj vetes.

Babai i saj denoncon strukturat shëndetësore të Kavajës për braktisjen e këtij rasti, ndërsa sheh si shpresë vetëm Kryeministrin e vendit. Zhvillimi mendor i Armendës, sipas të atit, u konstatua në spitalin e Kavajës që kur vajza ishte vetëm 2 muajshe e gjysmë. Është trajtuar me medikamente dhe trajtime të veçanta në mënyrë sporadike: “Kemi bërë aq sa kemi mundësi”. Përtej kësaj, zgjidhja është gjetur te zinxhiri. Në fëmijëri, kur nisi të bëhej agresive ndaj njerëzve të tjerë të familjes dhe vetes, nisën ta lidhin me litar, më pas adoleshenca dhe ndryshimi hormonal u shoqëruan me një agresivitet më të madh. Litari i la vendin zinxhirit të fortë.

“Kam marrë pension invaliditeti për të vetëm për një vit dhe ma ndërprenë në mars të këtij viti. Kërkoj drejtësi”, thotë Spiro Tani, duke akuzuar KEMP-in e Kavajës. Mungesën e mbështetjes ai e lidh dhe me bindjet e tij politike, të ndryshme nga ato të shumicës në Kavajën demokrate. Ata jetojnë në një shtëpi të vjetër njëkatëshe me dy dhoma. Njërën prej tyre e ka zënë Armenda dhe në të ka vetëm një shtrat, ndërsa tjetrën familja e saj, prindërit bashkë me dy fëmijët e tjerë që vijojnë rregullisht shkollën. Historia e Armendës është e njohur në fshat. Edhe mjeku i fshatit, Muhamet Radeci, e pohon trajtimin aspak njerëzor, po të paevitueshëm të saj: “Gjendja është e rënduar dhe ajo mbahet e lidhur për shkak të agresivitetit që ka. Rasti sigurisht që njihet nga ne”.

Pëllumbi 40 vjeç

Më pas mjeku të drejton në një tjetër fshat të Kryevidhit të Kavajës, në Domaj, ku prej 15 vjetësh familjarët mbajnë të izoluar 40-vjeçarin Pëllumb Elmadhi. Ai ka shfaqur probleme të shëndetit mendor që prej dy dekadash, të cilat nisën me keqtrajtimin e tij në Greqi kur ishte emigrant dhe u rënduan pas vdekjes së babait të tij. Ka dy fëmijë dhe grua, por Pëllumbi nuk mund ti përmbushë detyrimet ndaj tyre. Nuk është i aftë për prindërim dhe as për bashkëshortësi. Komuna e trajton me një ndihmë ekonomike që, sipas gruas së tij, Dëshirës, nuk i kalon 20 mijë lekët e vjetra, dhe është e pamjaftueshme për të mbajtur frymën gjallë. Rreth 8 vjet më parë, Pëllumbi u shtrua në Spitalin nr.5 në Tiranë për pak kohë dhe më pas u kthye në shtëpi. Pamundësia ekonomike e ka lënë atë jashtë trajtimit mjekësor, qoftë edhe me qetësues. E mbajnë të mbyllur në një dhomë të shtëpisë, që është e lagur me ujë dhe në të cilën ai lëviz zbathur me një veshje të varfër e të shqyer, duke mbajtur fjalimet e tij të pakuptueshme që nuk dihet se ndaj kujt drejtohen. Vëllai i tij, Qashipi, që i bën shërbimet e higjienës personale, tregon se KEMP-i i Kavajës nuk e ka pranuar si rast, pasi kërkojnë ryshfet për ta bërë këtë, ndërsa ata nuk kanë asgjë për të dhënë. Nuk kanë parë kurrë asnjë ndihmë. As nga shteti, as nga aktorët e shoqërisë civile a fondacionet që propagandojnë me forcë punën e tyre për të drejtat e njeriut. Të vetmit që ndihmojnë janë njerëzit gjatë muajit Ramazan, kur duhet të japin Sadaka dhe ky është rasti më i mirë për tu njohur nga Allahu.

Në të dyja rastet, nga ana e familjarëve denoncohet indiferenca e strukturave shëndetësore të Kavajës dhe e shoqërisë për të ndërhyrë në lehtësimin e rasteve përmes ndihmës shëndetësore në trajtimin e sëmundjeve mendore dhe asaj ekonomiko-financiare të të sëmurëve dhe familjeve të tyre. Çfarë do të ndodhë me to? Të dyja familjet presin që diçka të bëhet pas publikimit të historive të tyre. Dhe me siguri që nuk janë të vetmet në vend. Kutia e Pandorës është çelur dhe prej saj pritet të dalë gjithçka që zbardh fatet e njerëzve që jetojnë në një shoqëri dhune. Jo me dëshirë, por të detyruar nga rrethanat, kushtet e munguara, nga një shtet ku politikat sociale mungojnë.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=25115. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=25115