NJë STATUT I RRALLë LIGJOR I QYTETIT Të DRISHTIT I VITIT 1468

NJë STATUT I RRALLë LIGJOR I QYTETIT Të DRISHTIT I VITIT 1468

“Statuti i Drishtit”, shfaqet me përmbajtjen unike të tij, si një monument i mirëfilltë dhe i veçantë juridiko-religjioz, që sanksionon në mënyrë ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisë kristiane, në një njësi administrative qytetare të caktuar.

Dr. Irakli Koçollari

RRETHANAT E LINDJES SË
“COMMUNES” DHE “REGNA-VE”

Në shekullin X, “Perandoria e shenjtë-kristiane” ishte tronditur rëndë prej krizave të thella politike, që kishin përfshirë Europën, ndërsa aty nga fundi i shekullit XII dhe fillimi i shekullit XIII, ajo jepte shenjat e fundme të saj. Po shpërbëhej kështu një epokë disa shekullore “Christendom”. E ashtuquajtura “skizma” që kishte filluar, gjente terrenin e përshtatshëm për realizimin e saj përfundimtar.

Në terrenin politik pas kësaj shpërbërjeje, pjesa dërrmuese e Europës përjetonte një realitet të ri. Në procesin e këtyre ndryshimeve fondamentale, kishin filluar të konfiguroheshin mjedise të reja gjeografiko-demografike të një forme të panjohur më parë. Pra, kishin filluar të formoheshin ndarjet e para politiko-administrative të emërtuara “status totius reggni” dhe “communis societas status”, “Regnat” dhe “Communis”, e thënë ndryshe Principatat dhe Komunat. (1) (Kleinnschmidt, Herald; “The transformation of Ideas and Attitudes in Middle Ages”, Boydell, New York)

Krahas e bashkë me këto zhvillime të aspektit politik, ndryshime domethënëse po shtriheshin edhe në terrenin religjioz. “Skizma” Lindje-Perëndim dhe “skizma” brendapërbrenda Perëndimit po ofronte kapërcime të rëndësishme që vinin ndesh me rrugën dhe historinë tradicionale të kristianizmit. (2)(Demetry, H. Demetry; “Catechism of the East Orthodoxy Church”, Florida 2002)

Të gjitha këto zhvillime të vrullshme, ngjarje që krijuan realitete të reja, kërkuan në mënyrë të natyrshme krijimin e akteve të reja ligjore që do të mund të administronin dhe drejtonin këto struktura të reja politiko-sociale të shfaqura nëpër Europën mesjetare.

EUROPA FILLON TË HARTOJË
LIGJE TË REJA

Dhe rrethana të tilla lindin përherë misionarë të rinj të së drejtës, që do tu jepnin zgjidhje nevojave që kishin diktuar terrenet e panjohura. Ata do të hartonin legjislacionin, të cilin e priste tashmë Europa në nevojë.
Forteskie, Gerson, Bartoldo Baldo në Itali, Guljelmi nga Okhami në Britani dhe Marsilio nga Padova qenë misionarët më të mëdhenj që ofruan konceptet e reja dhe kurajoze mbi të drejtat ligjore të “Comunave” dhe “Regnave” – pra të drejtat ligjore të Mbretërive, Qyteteve dhe qytetarëve.
Qenë pikërisht këta misionarë që formuluan parimet se:

“Ashtu si perandori hartonte ligjin universal për të gjithë ⦠ashtu edhe ata që tashmë janë zotër në territore të veçanta (Regna, Communes) duhet të hartojnë statute ligjore të veçanta për to”.

“Regnat dhe Commun-at, duke qenë autonomë, kanë të drejtën e hartimit të një legjislacioni sovran.” (3) (da Padova, Marsilio; – “Difensor pacis”)

Kishte lindur kështu mundësia e hartimit të akteve të reja ligjore, nën një koncept të ri rreth “së drejtës”, “sovranitetit” dhe “vullnetit të sovranit”. Fillojnë të hartohen mbi këtë bazë “Statutet” e para ligjore të Mbretërive, Republikave, Civitates dhe Comunave europiane.

LIGJET E PARA EUROPIANE
DHE LIGJET E PARA SHQIPTARE

Pikërisht, në kohët kur fillojnë të hartohen “Statutet” e para ligjore nëpër Europë, në fillimin e shekullit XIV, atë mot fillojnë të hartohen edhe “Statutet” e qyteteve shqiptare të Shkodrës, të Durrësit, Drishtit, etj. Ato “Statute”, në thelb, nuk janë gjë tjetër veçse Kushtetutat e para të tyre.
Por, siç përmendëm, zhvillimet dhe ndryshimet në Europën e asaj kohe nuk qenë vetëm politike e sociale, ato qenë edhe religjioze. Për rrjedhim, ndryshimet ligjore filluan të ndodhin edhe në këtë fushë. Në përshtatje me rrethanat e reja edhe kisha katolike adoptoi e rezervuar një numër ndryshimesh ligjore. (4) (Piero, DAmico; “Storia della Filosofia del Dirito”, Napoli 2001)
Në kuadrin e këtij tolerimi gjejnë terren ndryshimet në lëmenjtë e mendimit kristian edhe në Arbëri. Intelektualë të spikatur, njohës të thellë të filozofisë dhe legjislacionit kristian, në radhët e klerit arbëror, hartojnë me miratim Papnor një “Statut” ligjor me karakter religjiozo-laik, të qytetit e Drishtit.
Gjejnë terren për tu hartuar “Statute” të tilla edhe në qytetet dhe territoret e Arbërisë, pasi edhe në këto anë të Ballkanit ishte krijuar një infrastrukturë dhe urbanizim i lartë i civilizimit mesjetar, i njëjtë me nivelet e diagramës europiane. Për këto arsye, nuk mund të hartoheshin, aq më pak, nuk mund të zbatoheshin dot Kushtetuta me dispozita që rregullonin dhe administronin shoqëritë e zhvilluara, moderne të kohës, për shoqëri të prapambetura, pa një infrastrukturë të avancuar ekonomike, politike, religjioze, intelektuale dhe qytetare.
Dhe qytetet arbërore i kishin këto nivele, prandaj edhe mund të hartonin Kushtetuta dhe organizonin jetën e tyre mbi shtrate ligjore të barasvlefshëm dhe bashkëkohorë me ata europianë.
Kështu ishte edhe Drishti, një qytet i lulëzuar mesjetar, me një infrastrukturë urbane mjaft të përpunuar, me katedralen e tij dhe institucione të tjera të zhvilluara civile dhe ligjore, me fisnikërinë e tij të njohur qytetare brenda dhe jashtë Arbërisë, me magjistratët dhe noterët, me komunitetin e tregtarëve të shumtë, me fuqinë ekonomike mjaft potente, gjer aty sa priten edhe monedha të bronzta, me muret rrethues hijerëndë, me intelektualë të shquar që mund të krijonin dhe hartonin ligje të denjë për të qenë rivalë me fqinjët e tyre perëndimorë.

“STATUTI I DRISHTIT”,
ZBULIM QË NDRIÇON
PJESË TË ERRËTA HISTORIKE

Padyshim, gjetja nga albanologu i famshëm kroat, i shekullit të kaluar, Milan Shuflai dhe botimi së fundi i “Statutit të Drishtit”, nga OMBRA GVG, nën punën e kujdesshme dhe të lavdërueshme të dr. Musa Ahmeti dhe dr. Etleva Lala i – “Statuta… Drivastensis”, është një ngjarje e rëndësishme për historinë e civilizimit të moçëm shqiptar, të fondit të letrave arbërore dhe në tërësi, të pasurisë tonë etno-kulturore dhe religjioze të së kaluarës. Qytetari ynë, juristët dhe gjer fondet e arkivave duhet të njihen me këtë monument të rëndësishëm historiko-juridik, si pjesë e vlerave të rralla, të veçanta, të trashëgimisë, të së drejtës dhe jurisprudencës tonë në veçanti. Është i tillë sepse dokumenti në fjalë ndriçon hapësira shekullore, pjesë të rëndësishme, të errëta, të panjohura, në disa raste të dyshimta, të varfra të historisë sonë dhe ofron e pasuron një realitet tjetër, krejt të ri të botës Arbërore mesjetare.

“STATUTA ET ORDINATIONES
CAPITULI ECCLESITAE CATHEDRALIS DRIVASTENSIS”

Nën këtë titull, “Statuti i Drishtit”, shfaqet me përmbajtjen unike të tij, si një monument i mirëfilltë dhe i veçantë juridiko-religjioz, që sanksionon në mënyrë ligjore ngritjen dhe funksionimin e hierarkisë kristiane, në një njësi administrative qytetare të caktuar, atë të qytetit të Drishtit, “civitates Drivastensis”, në territoret e Arbërisë mesjetare. Është fjala për një dokument, i cili ndoshta gjer më tash është i vetëm në llojin e tij, në hapësirat ballkanike, por edhe përtej tyre, në ato europiane.
Është i tillë, sepse ky i Drishtit, ndryshe nga Statutet e “Regnave”- “Civitat”-eve, “Communa”-ave, apo republikave të para europiane, në shek. XIV-XV, të cilët përmblidhnin tërësinë e normave të së drejtës administrative, të së drejtës civile, të së drejtës penale, të së drejtës familjare; të drejtat, liritë dhe detyrimet e qytetarit, pra që në një mënyrë qenë Kushtetuta, ky
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26686. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26686

Top