admin
Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Çdo koncept – çdo kujtim rreth sendeve, ngjarjeve përvojës së përditshme, mund të ketë një grup të neuronesh përkatëse të caktuara.
Për dekada neuro-shkencëtarët kanë debatuar rreth çështjes se në ç’mënyrë truri i ruan kujtimet. Ky debat vazhdon, në konkurencë me teori të tjera – një prej të cilave sugjeron se kujtimet ruhen nga neorone të vetme, thuhet në një shkrim botuar në revistën Scientific American.
Teoria alternative pohon se çdo kujtesës është shpërndarë mes shumë miliona neuronesh. Por një numër eksperimentesh të kohëve të fundit – gjatë operacioneve të trurit – tregojnë se grupe të vogla neuronesh në zona të caktuara të trurit përfshihen në kodimin e kujtimeve. Në të njëjtën kohë, këto grupime të vogla qelizash mund të përfaqësojnë raste të shumta kujtimesh rreth një sendi, ngjarjeje, fytyre apo zëri.
Në historinë e neorologjisë, përmendet rasti i një neurokirurgu rus, Akakhi Akakhievitch. Ai kishte një pacient i cili donte të harronte nënën e tij që ia kishte bërë jetën të padurueshme.
I gatshëm për të plotësuar dëshirën e pacientit, kirurgu ia hapi trurin dhe i preu një nga një, disa mijëra fijesh nerovere, çdo njëra prej të cilave lidhej me konceptin e nënës së tij apo kujtimet rreth saj. Kur pacienti u zgjua nga anestezia, ai kishte humbur të gjitha nocionet e nënës. Të gjitha kujtimet rreth saj, të mira dhe të këqija, ishin zhdukur. Ngazëllyer me suksesin e tij, neuro-kirurgu rus e përqëndroi vemendjen në hapin tjetër – në kërkimin për neuronet që lidhen me kujtesën e “gjyshes”.