Një muaj pas tragjedisë
Nga Valdrin Krasniqi -

Një muaj pas ndodhjes së tragjedisë në lumin Tisa, ku humbën jetën 15 qytetarë të Republikës së Kosovës gjatë përpjekjes që të kalonin ilegalisht kufirin Serbi-Hungari, ende nuk kemi persona të arrestuar. Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim katër kontrabandistë për rastin Tisa, mirëpo asnjëri prej tyre nuk ka rënë nën pranga. Derisa një tjetër person i cili në mënyrë indirekte ka qenë i përfshirë në rast, është vetëdorëzuar në polici, mirëpo për çudi i njëjti është liruar pas dhënies së një deklarate.

Ka shumë mundësi që katërshja e ndjekur të jetë larguar nga territori i Kosovës, me të kuptuar se janë vënë në shënjestër të policisë. Derisa të njëjtit kanë organizuar me dhjetëra herë kalime ilegale për qytetarë të ndryshëm, sigurisht që e kanë pasur shumë të lehtë të ikin të vetëm nga Kosova. Policia e vendit me të konfirmuar rastin se të dyshuarit janë shpallur në kërkim, është dashur të publikojë emrat dhe fotografitë e kontrabandistëve, ose në të kundërtën të mos e bëjë publike ndjekjen e tyre.

Tragjedia mori jetën e disa familjeve kosovare, ndërkohë plagët ende nuk janë shëruar. Sot u bë varrimi i Lindita Krasniqit në Rahovec, e cila bashkë me dy vajzat e saj, një muaj me parë humbi jetën në ujërat e lumit Tisa. Ndërsa, në javët e kaluara u varrosen familje edhe në fshatrat e Obiliqit, Vushtrrisë dhe Prishtinës. Rasti Tisa, padyshim është rasti më i rëndë i ndodhur vitet e fundit.

Institucionet e Kosovës disa ditë pas tragjedisë, shpallen ditë zie në Kosovë. Ditë kjo që ndërpreu një fushatë parazgjedhore. Ndërsa, qysh të nesërmen, filluan aktivitetet e subjekteve politike me intensitet të shtuar, duke kërkuar votën e qytetarëve.

Në anën tjetër, nënshkrimi i protokollit EULEX-Serbi në fushën e policisë që ndodhi muaj më parë, për shumë kënd në Kosovë vazhdon të mbetet i papranueshëm. Madje, kundër këtij nënshkrimi u organizuan edhe protesta nga organizata të ndryshime, mirëpo të jemi realist se sikur të mos ishte një protokoll i tillë, atëherë kishte me kaluar një kohë e gjatë derisa të gjendeshin viktimat e mbytura në lum.

Autoritetet serbe akoma nuk janë në gjendje të bashkëpunojnë me institucionet e Republikës së Kosovës, prandaj prania e EULEX-it është e dobishme në këtë kohë.

Edhe pas tragjedisë së Tisës, përpjekjet e qytetarëve të Kosovës të dalin ilegalisht në shtetet perëndimore nuk po ndalen.

Pas këtij rasti, disa herë autoritetet serbe dhe ato hungareze kanë kapur në flagrancë klandestinë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, duke tentuar të kalojnë ilegalisht kufirin.

Ministria e Punëve të Brendshme disa ditë pas konfirmimit zyrtar të tragjedisë, organizoi takim punues me institucionet të tjera për zbatimin e Strategjisë dhe Planit të Veprimit për Migracion të aprovuar nga Qeveria e Kosovës. Një strategji e tillë është shumë e nevojshme për një shtet të ri, andaj shpresojmë që e njëjta shumë shpejt të filloi së implementuari. Çështja e emigrimit është një problem tepër serioz në Kosovë tash e një kohë të gjatë, dhe ka një histori mjaft të prekshme, siç është edhe rasti Tisa.

Emigrimi i qytetarëve të Kosovës jashtë vendit bëhet duke kërkuar një alternativë për jetë më të mirë, sidomos për shkak të shkallës së lartë të varfërisë dhe papunësisë që mbizotëron në Kosovë. Prandaj, institucionet shtetërore duhet të punojnë më tepër rreth përmirësimit të gjendjes sociale në vend, në mënyrë që qytetarët të mos emigrojnë nga Kosova.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=24089. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=24089