Një Milan i shëmtuar barazon pa gola kundër Livornos

Albforumi

Primus registratum
Një Milan i shëmtuar barazon pa gola kundër Livornos

0KMOMMXG--620x300.jpg

Skuadra kuqezi është shfaqur e plogësht në transfertën në Livorno duke mos marrë më shumë se një pikë

Milani është shfaqur nën tonus dhe ka dhuruar një lojë të shëmtuar në transfertën ndaj Livornos, ndeshje e mbyllur 0-0. Në debutimin zyrtar të holandezit Huntelaar, i zëvendësuar nga Inzaghi, kuqezinjtë kanë marrë një pikë duke mos guxuar më shumë.

Për skuadrën e Leonardos, një tranversë e Pirlos me goditje dënimi është shumë pak dhe vrenjtja e administratorit Galliani në shkallët e stadiumit, paralajmëron furtunë në javët e ardhshme. Nëse më i miri në pjesën e parë për Milanin ishte Flamini, atëherë diçka vërtet nuk shkon.

Skuadra vendase e Livornos shfaqi grintë dhe guxoi më shumë drejt portës së mbrojtur nga Storari ndërsa Milani shfaqi volum vetëm në minutat e fundit por pa sukses.

Ky artikull eshte marre nga: http://acmilan-shqip.org/?p=916. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://acmilan-shqip.org/?p=916

gangsterja

Primus registratum
Po ku kane ditur ndonjehere futbollistat e milan te lozin futboll, ata japin spektakel falas ne stadiume.

Top