"Një llogari me certifikatat"
Nasho Bakalli
11-01-2007
Këto 16 vjet, është bërë shumë-shumë pak për identifikimin e shtetasve. Cilat janë dokumentat bazë të identifikimit? Letërnjoftimi është dokumenti themelor zyrtar që rregullon në mënyrën më të përkryer marrëdhëniet e individit me shtetin dhe anasjelltas. Në vendin tonëm shtetasit me moshë nën 33 vjeç nuk janë të pajisur me letërnjoftim. Kjo, sepse pas vitit 1990, pothuajse pushoi së funksionuari mekanizmi shtetëror i identifikimit të shtetasve. Gjatë këtyre viteve biznesi i prodhimit të certifikatave false, ka lulëzuar. Lind pyetja: A është ky fakt një rastësi, një pakujdesi apo një veprim qëllimkeq? Përgjigja do të ishte, pa asnjë ekuivok, se është një veprim qëllimkeq. Është qëllimkeq pasi duke mos e pajisur individin me letërnjoftim (kartë-identiteti), shteti nuk e njeh atë dhe nga ana tjetër, i jep vlera të pamerituar certifikatës. Certifikatat false apo: 1 certifikatë = 1 votë, i kanë shërbyer botës së politikës për degjenerimin e lirisë dhe nderit të votës. Në vijim, me pak vëmendje, mund të kuptohet lehtë përse: 1 certifikatë është baras me një votë. Sipas të dhënave të buletinit të KQZ, për zgjedhjet vendore 2003, në qarkun e Tiranës, vërejmë se: 9 nga 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit, janë fituar nga e majta. Grupi "a" Rezultatet e zgjedhjeve për kryetar, në Njësitë Bashkiake nr.2, 3, 5, 7 dhe 9 tregojnë se: kandidatët e majtë kanë fituar ndaj kandidatëve të djathtëve me një diferencë mesatare prej rreth 3000 votash secili, e shpërndarë kjo e fundit në mesatarisht 35 qendra votimi, për çdo njësi bashkiake. Grupi "b" Rezultatet e zgjedhjeve për kryetar në Njësitë Bashkiake nr.1, 4, 6 dhe 10, tregojnë se kandidatët e majtë kanë fituar ndaj kundërshtarëve të tyre të djathtë, me një diferencë mesatare prej rreth 500 votash secili, e shpërndarë kjo e fundit në 25 qendra votimi, për çdo njësi bashkiake. Supozojmë se edhe në zgjedhjet e pritshme vendore do të kemi përafërsisht të njëjtin numër zgjedhësish në votime për njësi bashkiake dhe të njëjtat rezultate. Mundësia për përmbysjen e fitores së të majtës, me anën e përdorimit të certifikatave false nga të djathtët, do të kërkonte që: në çdo qendër votimi të grupit "a", të manipulohen mesatarisht rreth 90 vota në favor të kandidatit të së djathtës. Ndërsa në çdo qendër votimi të grupit "b", të manipulohen mesatarisht rreth 25 vota në favor të kandidatit të së djathtës. Del gjithashtu se në grupin "b", mundësia e manipulimit është rreth katër here më e lehtë të arrihet sesa në grupin "a". Atëherë, ditën e zgjedhjeve vendore të pritshme, do të kemi një tjetër produkt. Produkti le të jetë i ndryshëm, nuk ka asgjë të keqe, pasi në demokraci jetojmë, por me kushtin e padiskutueshëm që të vijë nga vota e lirë dhe e ndershme e shqiptarëve. Prandaj edhe moskuptimet e deritanishme midis pozitës dhe opozitës, nuk janë për çështje datash, ditësh apo moti. Ato lidhen pikërisht me zbatimin ose jo të vlerave të demokracisë në shtetin tonë, me vetë qenien apo mosqenien e tij.