Një Gjermani e fortë për një Europë të fuqishme
3 tetori 1990, dita e bashkimit të dy Gjermanive si shkas..

Nga Valon Kurtishi

Më 25 prill 1945 ushtritë amerikane dhe sovjetike u takuan në urën mbi lumin Elbë dhe shtërnguan duart në një akt interesant i cili simbolizonte fitoren e koalicionit të madh antifashist Angli-SHBA-BRSS në luftën e dytë botërore. Viktimat e gjithëmbarshme të kësaj lufte të tmershme arritën në reth 20 milionë ushtarë dhe 40 milionë civilë.

Që para mbarimit të luftës (1944), sekretari amerikan i thesarit Henry Morgenthau, propozoi planin e tij për shkatërrimin e Gjermanisë pas luftës së dytë botërore. Pikat kryesore të këtij plani ishin demilitarizimi i Gjermanisë, ndarja në zona okupuese dhe dhënia e tokave gjermane fqinjëve, përzënia e popullsisë së pafajshme gjermane nga ato territore që do tu lëshoheshin fqinjëve, plaçkitja e ekonomisë dhe çmontimi i industrisë gjermane deri në atë pikë sa ajo të degradojë në shkallën bujqësore të para revolucionit industrial. Këto politika çnjerëzore vazhduan të aplikohen në masë të madhe deri në mesin e viteve 50, kur një pjesë e kufizimeve u bënë vetvetiu të tepërta me nënshkrimin e marrëveshjes europiane për thëngjill dhe çelik më 1951, kur rolin e kontrollorit të industrisë gjermane e mer Bashkësia e porsaformuar europiane.

Duke u bazuar në këtë plan, nga 16 korriku e deri më 2 gusht 1945, u mbajt konferenca e Postdamit e cila e ndau Gjermaninë në katër zona okupuese edhe atë: amerikane, angleze, franceze dhe sovjetike. Sudeten landi i banuar nga tre milionë gjermanë etnikë iu rikthye Çekosllovakisë, Alzas Lorena Francës, Austria u rishpall e pavarur. Përveç kësaj, një numër i territoreve që para lufte i takonin shtetit gjerman e që arinin deri në 25% të territorit të Gjermanisë së para luftës iu dha arbitrarisht Polonisë. Këto ishin territoret në lindje të vijës Odër-Naise. Vendlindja e Immanuel Kantit, Konigsbergu i banuar historikisht me popullsi gjermane iu dha BRSS e cila e përzuri popullsinë civile gjermane dhe e riemëroi qytetin vatër të kulturës europiane në Kaliningrad.

Duke filluar në vitin 1945 e deri më 1946 në Pallatin e drejtësisë në Nyrnberg, mbahet i a.q Tribunali i Nyrnbergut, ku një numër i madh i ish zyrtarëve nazistë dhe bashkëpunëtorëve të tjerë u gjykuan për krime të luftës, krime kundër njerëzimit, agresion dhe krime kundër paqes. Krimet aleate nuk u gjykuan dhe kaluan në heshtje të plotë.

Më 23 maj 1949, nën diktatin e tre fuqive perëndimore dhe ma bashkimin e territorit të tre zonave okupuese, amerikane, britanike dhe franceze përkatësisht, themelohet Republika federale gjermane si demokraci parlamentare me kryeqytet Bonin.

Si reagim ndaj këtyre zhvillimeve nën diktatin sovjetik në zonën e katërt okupuese sovjetike themelohet në të njëjtin vit më 7 tetor, Republika demokratike gjermane, shtet komunist i a.q demokraci popullore socialiste me kryeqytet Berlinin lindor.

Me këtë morën rrugë dy entitete eksperimentuese të vëna në jetë për të mbajtur nën kontroll superioritetin e natyrshëm gjerman në Europë. Më vonë, më 4 prill 1949, në Uashington D.C u krijua edhe aleanca e Atlantikut të veriut e cila kishte për detyrë që të mbajë Amerikën brenda Europës, rusët jashtë Europës kurse gjermanët nën kontrollin europian.

Pasuan një mori e zhvillimeve interesante si plani Marshall për ndihmë Europës perëndimore, mosmarrëveshjet lindje-perëndim, lufta e ftohtë të cilët kulmuan me ndërtimin e murit të Berlinit më 1961. Dallimet në standardin jetësor mes dy Gjermanive, liritë politike të ndaluara në lindje, jeta e vështirë si dhe standardi i ulët jetësor bënë që miliona gjermanë nga lindja të largohen drejt perëndimit.

Muri u ndërtua për të penguar emigrimin e popullsisë gjermane nga lindja në perëndim. Ndërtimi i tij u përcoll me kritika të fuqishme në gjithë botën. Madje edhe presidenti Xhon Kenedi gjatë vizitës së tij në Berlin u solidarizua me qytetarët gjermanë duke shqiptuar fjalët e famshme Unë jam një berlinez (Ich bin ein Berliner). Me kalimin e viteve Gjermania lindore komuniste nën diktaturën e Erich Honekerit dhe nën kontrollin e policisë sekrete Stasi degradoi gjithnjë e më tepër ekonomikisht. Nga ana tjetër duke filluar me reformat e mëdha të kancelarit Konrad Adenauer dhe minsitrit të tij të ekonomisë Ludwig Erhard, ideatorit të mrekullisë ekonomike (Wirtchaftwunder), e deri në qeverisjen e djathtë të kancelarit Helmut Kol, Gjermania perëndimore u shndërrua në ekonominë e tretë më të madhe në botë pas SHBA dhe Japonisë. Vitet 80 sollën perestrojkën dhe glasnostin e Gorbaçovit dhe rënien e sistemit komunist. Në këtë një rol madhor luajti administrata republikane e presidentit Ronald Regan e cila e mori shumë seriozisht luftën e gjithanshme kundër perandorisë së të keqes. Më rënien e komunizmit dhe me humbjen e kontrollit të Europës lindore, BRSS u shpërbë në 15 shtete të pavarura, kurse trashëgimtarja e saj Federata Ruse u relegua në stadin e një fuqie rajonale.

Gjithë këto zhvillime i ilustroi rënia paqësore e murit të Berlinit nga 9 nëntori 1989 e cila ngjarje çoi edhe në bashkimin e dy Gjermanive që u arrit përfundimisht dhe formalisht më 3 tetor 1990. Për hir të së vërtetës duhet thënë se pati kundërshtime ndaj këtij procesi nga një numër i aleatëve perëndimorë të RFGJ. Më të zëshmet ishin vërejtjet franko-angleze dhe frika e tyre nga ndonjë politikë revanshi apo superioriteti gjerman në Europë. Për tu siguruar për të mos ndodhur kjo si dhe si koncesion ndaj lejimit të bashkimit të dy vendeve, Gjermania u detyrua të nënshkruajë më 12 shtator 1990 në Moskë Marrëveshjen e njohur si 4+2. Në bazë të kësaj marrëveshjeje Gjermania u bashkua dhe e rifitoi sovranitetin e plotë me kushtet e heqjes dorë nga prodhimi apo posedimi i armëve bërthamore, reduktimit të forcave ushtarake si dhe pranimit të vijës Odër-Naise si kufi të përhershëm me Poloninë. Këto ishin kushtet nën të cilat ushtria sovjetike u largua nga territori gjerman.

Megjithë lëshimet e dhimbshme që bëri, Gjermania e rizuri vendin dhe pozitën e vet të merituar në qendër të Europës. Vetë pozita gjeografike e bën atë lider natyror të Europës në përgjithësi. Por edhe zhvillimi historik i kontinentit e sjell Gjermaninë vetiu si vendin i cili ka mbajtur peshën kryesore në mbrojtjen e Europës si nga sulmet e jashtme, ashtu edhe si bartëse themelore të zhvillimit kulturor dhe ekonomik të kontinentit tonë. Që nga koha e Karlit të madh, mbretërit dhe perandorët e mëdhenj që nxorën familjet e Hohenstaufenëve dhe Habsburgëve, kancelarit Bizmark apo Mbretit Wilhelmi i II-të, kancelarit Konrad Adenauer apo burrështetasit Helmut Kol e deri tek kancelaria e sotme Angela Merkel e cila e vazhdon më së miri traditën e burrështetasve vizionarë nga e kaluara, Gjermania ka mbajtur peshën kryesore në politikën europiane. Përveç politikës, shkenca botërore ka përfituar pjesën më të madhe të zbulimeve më të rëndësishme apo krijimit të veprave të paharrueshme e papërsëritshme kulturore nga shkollat tipike gjermane nga bankat e të cilave dolën emra të tillë si Luteri, Kalvini, Gutenbergu, Lajbnici, Dyreri, Tunmani, Shileri, Gëte, Niçe, Fihte, Herderi, Kanti, Hegeli, Hajdegeri, Engelsi, Marksi, Shopenhaueri, Frojdi, Jungu, Frommi, Weberi, Brehti, Grassi, Moxarti, Wagneri, Betoveni, Ajnshtajni, Dahrendorfi etj..etj.

Siç shihet nga evidentimi i vetëm një pjese të vogël të këtyre emrave, Gjermania është ama e civilizimit europian, kontribuesja kryesore në zhvillimin e këtij civilizimi, vetë vula e identitetit kulturor europian. Nëse heqim 1000 vjetët e kontributit mesdhetar arian, ilir, kelt, grek apo romak për kulturën europiane, pjesa e mbetur prej dymijë vjetësh e historisë tonë së erës së re përmban gjurmën e pashlyeshme të kontributit të area
Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23675. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23675