Një gigaherc në telefon të mençur

Një gigaherc në telefon të mençur

Gigaherc.jpg

Prodhuesi i njohur i telefonave të mençur (smartphones) HTC ka përgatitur një pajisje e cila tregun do ta kënaqte me performansa të larta, e testet e para edhe e dëshmojnë këtë gjë.

Karakteristikat kryesore të telefonit të mençur Leo të kompanisë HTC janë procesori i fuqishëm qendror dhe ekrani i madh. Në të është integruar procesori Snapdragon me takt punues prej 1 GHz. Matjet e para të performansave dëshmojnë se Leo do të jetë tri herë më i shpejt sesa telefoni i mençur TouchHD po ashtu i HTC-së, gjersa 18 herë më i shpejtë në zbatimin e aplikacioneve tredimensionale.

Leo është i bazuar në sistemin operativ Windows Mobile 6.5, e HTC do ta maskojë me paraqitjen e vet tredimensionale TouchFlo në mënyrë që të udhëhiqet me lehtë me pajisjen me anë të gishtave.

Ekrani i Leos ka diagonale prej 4.3 inç (12.5 centimetra) dhe rezolucion prej 800 x 480 pikselash, që pajisjen e bën diç më të madhe sesa konkurrentët.

Leo do të duhej të del në shitje në tregun evropian gjatë muajit tetor. Parashihet se çmimi i tij do të jetë rreth 600 euro.

www.htc.com

Ky artikull eshte marre nga: http://teknologji.blog.al/?p=1089. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://teknologji.blog.al/?p=1089

Top