Një ftesë jo e zakontë në një 50 vjetor të veçantë: Më ndihmoni të gjej nxënësit
Afërdita, 25 vjet mësuese, 25 vjet në pension: “Më ndihmoni të gjej nxënësit e mi të Malësisë së Madhe”

Ka kaluar 50 vjet, plot gjysëm shekulli që atëherë. Në 1 tetor 1959, Afërdita Jukni, atëherë 25 vjeç, emërohet mësuese ne Bajzë të Malësisë së Madhe. “Isha shumë e gëzuar. Realizova dëshirën që kisha prej shumë vitesh për mësuese. Isha vetëm 25 vjeçe, plot vullnet dhe energji për mësimin.

Çdo ditë e bëja me biçikletë rrugën nga shtëpia në shkollë, rreth gjysëm ore..” – rrëfen mësuese Afërdita ((të gjithë e thërrisnin Loke). 1959, 60, 61, 62… 67…Për vite të tërë ajo mësoi fëmijët në fshatrat e kësaj zone.

“Përsëri e bëja rrugën me biçikletë vajtje – ardhje përditë.. Banuam me burrin në fshatrat Sin, Bajzë, Pistull dhe Grizhe Demiraj. Ishin nxënës dhe prindër arsimdashës, ndjenjat e Mjedës dhe Migjenit ishin edhe tek ata…”.

Në 1985, Afërdita doli në pension. “Ishte 11 janari i vitit 1985 kur dola në pension. Sot kam 25 vjet pune dhe 25 vjet pensioniste – thotë ajo, duke na treguar albumin e fotografive. Tani Afërdita jeton në Tiranë dhe i është “përveshur” shumë leximit. E ftuam në redaksinë e Shekullit dhe erdhi bashkë me një tufë fotografish. “Janë aq të shumtë nxënësit e mi saqë të më falin që nuk I përmend dot.

Doja t’i takoja në Bajzë për 50 – vjetorin e klasës së parë për nxënësit dhe 50 vjetorin tim si mësuese. U uroj të gjithëve shumë suksese e përqafime me mall nga mësuese Afërdita (lokja)” – na thotë dhe na lutet ti botojmë listën e nxënësve që dëshiron ti takojë në këtë përvjetor.

Me shpresën se ata do ta lexojnë këtë ftesë të vecantë, ne po i rendisim të gjithë emrat e mësuese Lokes duke i uruar asaj dhe gjithë mësuesve të Shqipërisë, sa më pak stres në punë dhe sa më shumë kujtime të bukura:

Vathe Daci, Luigj Leka, Lule Frani, Gjekë Ndoka, Laje Shabani, Luigj Koka, Sema Hasa, Ndok Maci, Lule Marashi, Medin Haxhia, Gjefkë Rakipi, Qemal Dashi, Mose Smajli, Gëzim Qerimi, Age Gjoni, Zef Gjuzi, Meri Preka, Lulash Frani, Koli Pjetri, Gjerish Leka, Marin Preka, Nikoll Gjetja, Bashkim Smajli, Gjergj Pjetri, Pac Gjergji, Kolë Gjoka, Pjeter Lleshi, Ndue Kola, Muho Smajli, Nike Lulashi, Zef Preka, Nikoll Doda, Haraj Muca, Fadil Sadria, Gjok Paloka, Mark Frani, Gjergj Gjoni, Nike Creka.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23737. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23737