Një ditë... veç një ditë

anonimo

Primus registratum
Një ditë... veç një ditë

Diku dikush që arrin të t’i ngrejë nervat, arriti të të sjellë në jetë. Qarja e parë, diçka e plogësht nga ana e tij, një histori që nuk ka për të zgjatur shumë…ndoshta.

Të kesh inat vetveten apo diçka të saj. Pse, a vallë egziston diçka tej saj? Ende në pyetje. Unë mendoj se jam egoist, ai lloj njeriu që urrej më shumë; por çuditërisht veten time jo. A mos vallë...?

Më pak soft...Një elegancë e kohës, një preferencë frytdhënëse. Njeriu mediokër, funksioni më mirë luajtur nga shoqëria e sotme. Tashmë pranohet si realitet i kohës (nëse koha egziston). Unë thjesht jam duke e ndjerë veten disi të lodhur; mos është vallë kjo provë e egzistencës së kohës?
Duke pritur (përsëri koha) që të shpaloset një bukuri e re në afërsi të pikëshikimit tim. Ndodhi shumë afër, por menjeherë e mohova, e largova, ndoshta shkak se u frikësova, po nga se? Bukuria t’i verbon sytë, ta bën zemrën të çmendet, të ndihet e dehur. Vallë dhe bukuria është e ndaluar? Mendoj se po, dhe ajo duhet kontrolluar. Sasia e saj duhet dhënë aq sa mund të mbajë. Dhe unë vetë nuk mund të mbaj shumë.

Lista e zezë, sinonim e diçkaje që duhet ta gjeni vetë. Jemi bërë mjete përdorimi nga dikush dhe jo nga Dikush. Një ndër emrat e Tij??? Sigurisht që jo, uroj që jo; fatkeqsisht shoqja ime nuk e njeh. Nuk e njeh idealin tim, dashurinë time. Thonë që një ideal të bën fanatik. Është krejt normale. Fanatizmi është një fjalë e përdorur nga njerëzit bosh, nga ata që ende nuk kanë ardhur në jetë. Jetojnë në vdekje, sa e pështire, krejt pa sens, krejt pa dashuri. Bëni seks si ato kafshët që nuk e dinë kuptimin e veprimit, instikt animalesk. Mos e merrni si shpërthim ndjenjash, por thjesht si një shkrim i hedhur ne fletë të bardhë që ndoshta do të mblidhet dhe nuk do ta shohë dritën, dritën e errsirës. Ky është diskutim tjetër.

A egziston Drita e Errësirës, thjesht një pikëshikim. Do ikte ne Shqipëri pa më thënë gjë, thjesht një mesazh i hedhur nga inercia e gishtave që shtypin butona e celularit duke formuar shprehje pa lidhje. Do t’i kërkoj të dalim përpara se ajo të largohet? Apo krenaria ime do të më mposhtë? Një krenari e fituar me kohën, apo UNI i ardhur me ty që kur ti harxhove ajrin e parë të kësaj toke fallco, të kësajo shoqërie në knsumim e sipër, të këtij sistemi që po e harxhon fuqinë e vet magjepse.

Kur u shpik radioja unë as që mendoja të vija këtej. Mendova se kishte ende kohe, por jo; radioja e kaloi kohën e saj, dhe unë. Tashmë e ndjej veten të lodhur. Megjithëse nuk duan, do filloj të mbyll perden, që brenda të hyj ajo drita e errësirës.

Ekstazë. Një mëkat që jam mësuar, nuk arrij dot tashmë të largohem prej saj. Unë e quaj mëkat dhe duhet të më dëgjoni sepse unë flas drejt. E kam listën përballë.

Oriana, kurva e shekullit. Vetëm një anonim si unë mund të flasë, dikush me emër do të frikësohej nga pohime të tilla, sepse e ruan postin e vet, nuk dëshiron të tërheq urrejtjen e shoqërisë nga ana e tij, ndërsa unë jo. Nuk shqetësohem, biles ky është një mëkat i ëmbël. Po.

Skllav i kohës, liroje vetveten, i ke ti çelësat; kur të lidhën si kavie të lanë dhe çelësat dhe tani prapa hekurave studiojnë reagimin tënd, të shimjes që u jep të dhëna të rëndësishme për eksperimentin.
Hacker, ai që është kundër fuqisë drejtuese, kontrolluese, disiplinore (veç këto fuqi egzistojnë)

E kanë fshirë emrin tim nga lista, sepse nuk është normale (për këtë shoqëri) të kesh emrin Anonim.

Orë e mërzitshme, Sanksion Administrativ, ligj i vënë nga Ata, që përcaktojnë çka ëshë e drejtë për ne. Për mua jo njëherë. Biles më shtypin, më rrjepin duke mos më lënë as kohë të heqim mallin për njerëzit tanë). Ata që përpiqen të mos ngelin gjah (preh) e gjahtarit. Sigurisht unë nuk jam gjahtari. Nuk e kam me ty, as me ty, por me Ty.
Ne (do përdor gjithmonë këtë fjalë sepse e kam mësuar më shkollë, egziston si fjalë, por kjo nuk tregon se unë duhet të jem i gjerë (i hapur) për të gjithë; biles do kërkoj më shumë vend) se unë jam NE.

Përpiqem ta përmbaj veten sepse mendoj se është diçka e drejtë, kini respekt për mendimin tim, sepse unë kam jetuar me këtë realitet. Ne duhet të jemi sadistë, njerëz që ndiejnë kënaqësi nga vuajtjet, ndyshe nuk do e shtyjmë dot këtë jetë me vuajtje.
6 muaj pë pas është po e njëjta ditë. 12 Prilli ka ngelur i ngrirë, i ngrirë në kohë, në atë kohë të akullt.

Moda, përpiqem të formoj një modë (Fjalor: Diçka e formuar nga Masa (Masiva) dhe unë jam Masa), të pëlqehem nga ajo, ajo që ndryshon gjithmonë sipas interesave tona. Sot ka një emër, nesër një tjetër. Por unë dua të flas vetëm për sot, sepse dua që sot të ngelë e gdhendur ne memorje (timen, nëse doni dhe tuajën). Sot veç një emër ka nga lista e zezë (ajo që përmenda në fillim). Shfrytëzojmë rastin, personat për të krijuar historinë, një histori me shumë elementë jo të rëndësishëm, por që dhe ata bëjnë pjesë në memorje. Memory remains.
 

bellissima

Primus registratum
Re: Një ditë... veç një ditë

Te jesh nje mbeturine, kjo eshte dicka qe nuk shprehet dot me fjale. Te mos rrosh dhe njekohesisht te vazhdosh te jesh, te gjendesh ne humnere dhe njekohesisht jashte saj, te vdesesh dhe te mos gllaberohesh nga vdekja, ketu ka dicka te pamundur por dicka te krejt vertete.
Kufoma eshte nje lloj xhepi, qe vdekja e kthen seprapthi dhe e zbraz krejt.
Ka ne bote gjera qe hapin nje fare shtegu drejt se panjohures; atje kerkon nje rrugedalje mendimi dhe po atje sulet hipoteza.

Pse ka ne bote njerez te ligj? Pyetje torturuese: enderruesi ia ben ngahere vetvetes kete pyetje, dhe mendimtari nuk e zgjidh dot kurre. Prandaj syri I trishtuar I filozofeve veshtron gjithnje ate maje te erret mali, qe quhet fat, nga e cila fantazma vigane e se keqes hedh mbi dhe tufa gjarperinjsh.

Eshte gje e bukur te jesh plesht ne trupin e nje luani.
Shtaza krenare ndien pickimin dhe e shfren zemerimin e saj te terbuar kunder atomit qe mezi duket. Sikur te haste ndonje tiger, nuk do te cante koken aq shume. Dhe ja, rolet jane kembyer. Luani I poshteruar ndien ne mishin e tij pickimin e insektit, dhe pleshti ka te drejte te thote “une kam gjak luani”.

Kur e pyesnin Demokritin “Si e meson ti te verteten?”, ai pergjigjej: “Une qesh”. Dhe sikur te me pyese njeri mua: “Pse qesh?”, do te pergjigjem: “Sepse kam mesuar te vertetn”.

Qe te rrosh me njerezit duhet te ulerish si ujqerit.

Ne qe te gjithe jemi te verber, sikush pas menyres se vet. Kopraci eshte i verber: ai sheh arin, por nuk sheh begatine. Plengprishesi eshte i verber: sheh fillim por nuk sheh fundin. Gruaja lozonjare eshte e verber: nuk i sheh rrudhat e saj. Dijetari eshte i verber: nuk sheh paditurine e tij. Njeriu i ndershem eshte i verber: nuk sheh batakciun. Batakciu eshte i verber: nuk sheh Zotin. Edhe Zoti eshte I verber: diten kur krijoi boten, nuk pa djallin qe u fut ne te.
 

Kordelja

Valoris scriptorum
Re: Një ditë... veç një ditë

Kete nervin (stilin) e ketij anonimit sikur e njoh une... :idea:

Kotesi me shume se absurde (nese jep kuptim!!!)

Duhet revolucioni i turmes te te jape nje shtytje per te dale lart..

Proletare(!!!) te te gjitha vendeve bashkohuni...te "(ster)mundur" te te gjithe koherave mos u percudnoni..

Boh, DELIRIUM! :idea:
 
Top