Në rradhë të parë duam të theksojmë se rregullat e All-llahut xh.sh të cilët i quajmë (sunnetull-llah) nuk ndryshojnë asnjë herë. Njeriu vjen në këtë botë pa ditur asgjë nga barku i nënës së tij. Vitet e para ky njeri është në një dobësi të plotë, pra nuk arrinë të bëjë asgjë vetë. Nëna e tij atë e rrit me mëshirë, ledhatim e sakrificë. Fëmija kur arrinë moshën e pjekurisë merr forcë dhe fillon të mësojë profesionin që do. E pas një kohe të caktuar martohet dhe formon familjen e tashmë dhe ky quhet baba ose nënë. Ky është sunnetull-llahi që ka ardhur nga Ademi a.s deri tek ne e kështu do shkojë deri në ditën e fundit të jetës së kësaj bote. Këtë e vërteton vetë All-llahu xh.sh ku në kur’an thotë:
“All-llahu është Ai që ju krijoi në gjendje të dobët, pastaj pas asaj dobësie ju dha fuqi, e pas fuqisë, dobësi e pleqëri. Ai krijon çka të dojë, Ai është më i dijshmi, më i fuqishmi. (Rrum/54)
Krijimi i njerëzimit e dimë shumë mirë se është bërë nga një mashkull dhe një femër pra nga Ademi a.s dhe Havaja a.s. Ky ishte fillimi i njerëzimit e pas kësaj e gjithë njerëzia ka ardhur sipas asaj rruge që treguam më lart. Mufessirët (komentuesit e kur’anit) këtë vërset e komentojnë duke thënë se në këtë vërset All-llahu xh.sh ka theksuar periudhat që do kalojë njeriu në të cilat nuk ka asnjë ndryshim dhe nuk do të ketë asnjë herë. Për këtë arsye All-llahu xh.sh na urdhëron ti respektojmë e tu bindemi atyre ku përsëri në Kur`an thotë:
Ne e urdhëruam njeriun t'u bëjë mirë prindërve të vet, ngase nëna e vet me mundim e barti dhe me vështirësi e lindi….. (Ahkaf/15)
Në këtë vërset vërejmë se All-llahu xh.sh na tregon për vuajtjet e nënës që ka gjatë shtatëzanisë dhe gjatë lindjes por ne këtë nuk e kuptojmë dot, kjo është diçka që All-llahu ia ka dhënë vetëm nënës pra një vuajtje porn ë anën tjetër një gradë e veçantë. Ebu Hurejre tregon: Një ditë erdhi tek Pejgamberi a.s një burrë dhe e pyeti Pejgamberin a.s `O i Dërguar çfarë më urdhëron të bëj? Pejgamberi a.s i tha:
- Respekto dhe sillu mirë ndaj nënës.
- Pastaj:
- Respekto dhe sillu mirë ndaj nënës.
- Pastaj:
- Respekto dhe sillu mirë ndaj nënës.
- Pastaj?
- Respekto dhe sillu mirë ndaj babait.
Nëse një grua e cila beson vdes gjatë lindjes ajo vdes si dëshmore.
• Ku zë vend rrespektimi i prindërve ne Islam?
Pas besimit në një Zot dhe faljes së namazit detyra më e rëndësishme ose më mirë të themi obligimi pas këtyre është respektimi i prindërve, bindja ndaj tyre, sjellja mirë ndaj tyre si me vepra ashtu edhe me fjalë. Ato edhe nëse janë të këqinj përsëri kanë të drejtat e tyre që ne duhet ti kemi kujdes ato. Këtë e shohim si në vërsetet Kur`anore shut dhe në hadithet e Pejgamberit a.s.
All-llahu xh.sh në Kur`an thotë:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of - oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta, respektuese). (Isra/23)
Adhurojeni All-llahun e mos i shoqëroni Atij asnjë send, silluni mirë ndaj prindërve, ndaj të afërmve, ndaj jetimëve, ndaj të varfërve, ndaj fqiut të afërt, ndaj fqiut të largët, ndaj shokut pranë vetes, ndaj udhëtarit të largët dhe ndaj robërve. All-llahu nuk e do atë që është kryelartë dhe atë që lavdërohet. (Nisa/36)
Abdull-llah Ibn Mesud tregon: Pyeta Pejgamberin a.s kush është puna më e mirë dhe më e vlefshme?
Pejgamberi a.s tha, punamë më e mirë dhe më e vlefshme është
- Falja e namazin në kohën e vet.
- Pastaj?
- Sjellja mirë ndaj prindërve.
- Pastaj?
- Luftimi në rrugë të All-llahut xh.sh
Ibn Mesudi r.a thotë nëse do ta kisha pyetur më tepër do më tregonte edhe për punët e tjera.
Në këtë hadith janë rradhitur tre punët më të mira në Islam sipas vlerës së tyre. E para është namazi sepse atë çdo besimtarë duhet ta fali pesë herë në ditë. E kush e fal atë me kujdes duke vepruar sipas edukatës së faljes, ai shpërblehet tek Zoti xh.sh. Namazi është puna më e vlefshme sepse këtë na e tregon Pejgamberi a.s në një hadith tjetër ku thotë: Namazi është shtylla e besimit. Pastaj vjen rrespektimi i prindërve. Kush nuk rrespekton prindërit e tij nuk mendohet se mund të rrespektojnë njeri tjetër. E pas kësaj luftimi në rrugë të All-llahut xh.sh. Ku dhe edukimi i fëmijëve me edukatën islame është një luftë në rrugën e All-llahut xh.sh.
Sa duhet ti respektojmë prindërit?
Prindërit duhet ti repsktojmë në çdo rast dhe në çdo aspekt.
All-llahu xh.sh në Kur`an thotë:
Thuaj: “Ejani t'ju lexoj atë që me të vërtetë ju ndaloi Zoti juaj: të mos i shoqëroni Atij asnjë send, të silleni mirë me prindërit,….. (Enam/151)
Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jesh mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj. (Lukman/14)
Ibni Abbasi transmeton:
- Kush nga besimtarët i ka dy prindërit besmitarë dhe sillet mirë ndaj tyre duke pretenduar kënaqësinë e All-llahut xh.sh, All-llahu xh.sh do hapë për të dy dyer në xhennet, e nëse ka vetëm njërin nga prindërit e ai sillet mirë ndaj tij All-llahu xh.sh do i hapë një derë në xhennet. Nëse fëmija nuk sillet mirë me to dhe nëse i lëndon ato All-llahu xh.sh nuk kënaqet me të pa i kënaqur ai prindërit e vet.
- E pyetën Ibni Abbasin: edhe nëse prindërit e lëndojnë atë?
- Edhe nëse e lëndojnë në punët e kësaj bote ai duhet ti kënaq ato e nëse nuk i kënaq, All-llahu xh.sh nuk kënaqet me të.
Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: “Zoti im! Mëshiroi ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël”. (Isra/24)
Hasan Basriu r.a thotë:
- Nëse prindërit e një djali i cili është dijetar dhe prindërit i ka jo besimtarë, e ato kanë nevojë për të tërhequr ujë nga pusi e thërrasin atë. Pasi tërheq ujin nëse u thotë atyre ndonjë fjalë lënduese të gjitha punët e mira i fshihen.
- Asnjë herë nuk duhet ngritur zëri më lart se zëri i prindërve.
- Edhe nëse prindërit fëmijës së vet i tregojnë gjëra që ia kanë treguar më parë fëmija duhet ti dëgjojë ato sikur nuk e ka dëgjuar asnjë herë atë që po tregojnë.
- Fëmija nuk duhet të flasë asnjë herë me fjalë të rënda në prani të prindërve jo atyre por edhe tjerëve që janë aty pranë.
•Në cilat raste lejohet mos rrespektimi ose bindja ndaj prindërve?
Ne e kemi obliguar njeriun me punë të mira ndaj prindërve të vet, e nëse ata të dy përpiqen të shpiejnë ty që të më pëshkruash Mua shok (zot tjetër) për çka ti nuk di asgjë, atëherë ti mos i respekto ata…. (Ankebut/8)
Sipas transmetimit të Tirmidhiut ky vërset është zbritur për Sa`d Ibn Ebi Vakkas (r.a). Nëna e tij ishte e bija e Ebu Sufjanit. Sa`di ishte ndër të parët që pranuan Islamin por dhe u njihte për pikën e dobët që kishte për nënën e vet. Nëna e tij nga që e dinte se djali i sajë e donte shumë një ditë i thotë, biri im nëse ti nuk kthehesh në fene e të parëve tu (pra në idhujtari) unë nuk do të ha as nuk do të pij deri sat ë vdes. E pastaj le të thërrasin ty vrasësi i nënës. Një ditë pasi i thotë këto fjalë nëna ë Sa`d Ibn Ebi Vakkasit (r.a) nuk hëngri as nuk piu. Kur e sheh i biri se nuk kishte ngrënë as nuk kishte pirë i shkon afër dhe i thotë: ` O nëna ime edhe nëse do të kishe njëqind shpirtra dhe të gjithë të dilnin unë nuk kthehem nga feja e vërtetë, ti si të duash bën, nëse do ha e pi e nëse nuk do mos ha as mos pi.` Pasi nëna e tij e sheh se është i vendosur fillon të hajë e të pijë.
E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar. (Lukman/15)
Prindërit duhen respektuar në çdo aspekt të jetës.
Në punët që janë të lejuara ose të pa pëlqyeshme të cilat janë të dyshimta duhet ti bindemi prindërve sepse të largohesh nga punët e dyshimta është ruajtje (siguri) nga mëkatet ndërsa bindja ndaj prindërve është urdhër i prerë. Këtë mendim e mbështesin Imam Tahaviu, Imam Gazaliu, Imam Izzuddin Ibni Selam dhe shumë dijetarë të tjerë.
Prindërit nuk lejohet të respektohen dhe tu bindet në raste kur ato kërkojnë të veprojmë diçka që bie në kundërshtim me Islamin. Si psh: Nëse ato kërkojnë që të mohojmë All-llahun xh.sh ose të mos falim namaz apo të agjërojmë atëherë nuk lejohet bindja ndaj tyre. Në këtë rast nuk lejohet që atyre tu flasim me fjalë të rënda apo ti lëndojmë por duhet tu flasim me fjalë të buta e të mundohemi të mos i lëndojmë ato.