Një barazim dramatik e fundos Vllazninë

Një barazim dramatik e fundos Vllazninë

Një barazim dramatik në minutat shtesë në Korçë e “gozhdon” Vllazninë të vetme në vendin e fundit të tabelës së renditjes pas 10 ndeshjeve të para të sezonin 2009-2010 të kampionatit shqiptar të futboll. Në përballjen në shtëpinë e Skënderbeut, një gol i talentit të Vllaznisë, Bala, shënuar në minutën e 49-të të lojës, u duk se do tu jepte fitoren e shumëpritur kuqebluve, që po përjetojnë një krizë të paparë në këtë kampionat. Gjithçka ka ndodhur në Korçë, në fushën e Skënderbeut, ku shkodranët kanë nisur të japin shenja “jete”, madje shenja “ringjalljeje”, jo vetëm se kanë qenë në epërsi deri në minutën e 91-të të ndeshjes, por sepse kanë krijuar lojë dhe kanë qenë të qartë në atë që kanë kërkuar. Me një Sinan mjaft kërkues, në krah të të cilit ka spikatur talenti Bala, Vllaznia për pak ka triumfuar ndaj kuqebardhëve të Korçës, por mbrojtësi vendas, Stavrion Lako, në kohën shtesë, ka shuar ëndrrën shkodrane për të dalë me 3 pikë nga kjo transfretë. Por një gjë e tillë nuk është përtypur lehtë nga shkodranët, të cilët kanë pretenduar gjatë për një pozicion jashtë loje. Megjithatë, gjyqtari nuk është ndikuar nga protestat e tyre dhe e ka quajtur atë të rregullt. Goli i Lakos shmangu një humbje në shtëpi të skuadrës korçare. Një pikë shprese kjo për shkodranët, të cilët, në nëntë javët e shkuara kishin zhgënjyer totalisht, me vetëm dy fitore, njëra në kohën shtesë ndaj Apolonisë, dhe tjetra ndaj Shkumbinit, në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kanë shënuar 5 gola, ndërkohë që kanë pësuar 11 të tillë, në dhjetë javë kampionat, një golavarazh mjaft negativ. Skënderbeu u ngjit në kuotën e 11 pikëve, ndërsa që Vllaznia mbeti e fundit me 8 pikë. Ndërkohë që gjatë ditës së djeshme u fol për një zëvendësim të trajnerit të Vllaznisë, Roland Luçi me Sulejman Starovën. Një gjë e tillë është mohuar në mënyrë kategorike nga klubi shkodran dhe nga presidenti i tij, Valter Fushaj, nëpërmjet një komunikatë zyrtare për shtyp. Në këtë komunikatë janë hedhur poshtë zërat për një marrëveshje të mundshme me Starovën dhe është rikonfirmuar në krye të pankinës trajneri aktual, Roland Luçi. Ky i fundit zuri vendin e lënë bosh nga ish-trajneri Hasan Lika, i cili u largua pas një marrëveshjeje me drejtuesit e lartë të klubit. Një tjetër përgënjeshtrimi i këtyre zërave ka ardhur edhe nga vetë ish-trajneri Sulejman Starova, i cili theksoi se nuk kishte pasur asnjë kontakt me drejtuesit e klubit shkodran dhe se nuk kishte asnjë marrëveshje për të marrë stolin e Vllaznisë. Sot luhet supersfida KS Besa – KS Dinamo, që mbyll edhe javën e 10-të. Të dyja këto skuadrat kanë rivaluar që në fillim të sezonit për kreun e tabelës dhe kjo mund të konsiderohet si përballja e parë mes rivaleve më të favorizuara në luftën për titull.(Shqip)</p>
0wY8AFut-64

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=26046. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=26046
 
Top