"Një asteroid po i drejtohet Tokës"

Megg

Carpe Diem
asteroidi.jpg

Një asteroid i është drejtuar Tokës dhe pritet që të na kalojë shumë pranë në datën 8 nëntor të këtij viti.
I parë për herë të parë në vitin 2005 dhe i quajtur YU55, trupi kërcënues qiellor ka një diametër prej pothuajse 400 metrash dhe ai do të kalojë me të vërtetë fare pranë.

Sipas parashikimit të institutit hapësinor në Universitetin e Kembrixhit, asteroidi do të kalojë në një distancë prej 325 mijë kilometrash prej Tokës, sa 85% e distancës që kemi me Hënën.

Kjo do të jetë hera e parë që një trup qiellor në gjendje të kërcënojë njerëzimin do të kalojë kaq pranë planetit tonë.


 

DriniS

Ecejak
A ndikohet trajektorja e asteroidit nga forca terheqese e tokes dhe henes? Me duket sikur me shpejtesine qe leviz ky trup qiellor, po te na vinte neve do e kish ndare token si molle goditur nga plumbi... jo? :)
 

gurax

Pan ignoramus
YU55 po leviz me rreth 15-20 km/s. Me kete shpejtesi, me madhesine qe ka, do te kishte efekte te keqia ne nje zone jo te vogel kudo qe te binte, por ne vetvete kundrejt Tokes do te ishte sikur t'i shkulesh ariut nje qime. Gjithashtu eshte shume shume i vogel per te nisur nje ngjarje qe te coje ne mass-extinction planetar. Bah, mund te bente pershesh ambiental te kombinuar nje zone le te themi sa e tere Shqiperia, por aq. Ne rang planetar... asgje.

Per ndryshim trajektoresh, me ler te bej nja dy pjestime dhe shumezime dhe te them sa do te shmanget nga drejtimi origjinal i levizjes. :)
 

DriniS

Ecejak
Mua me duket se dhe 400 metra nuk jane pak per nje trup qiellor. Nese do binte ne det apo oqean, do krijonte dallge masive pak a shume si ato te Japonise nga termeti. Nese do te binte ne toke, pervec shkaterrimit te vendit perreth, do ngrinte dhe nje pluhur qe me ndikimin e eres do shperndahej edhe me tej. Pastaj shpejtesia dhe diametri ka shume te beje ne efektin pasues te goditjes qe merr toka nga nje trup i huaj.
Edhe pse eshte shpejtesi e ngadalte ne terma astronomike, nga dimensionet e trupit dhe tokes si dhe shpejtesia e animacionit, te krijonte pershtypjen sikur do na kalonte afer nje plumb :)
 
Top