Një amerikan 18 muaj burg për një hot dog

Një amerikan 18 muaj burg për një hot dog

18-muaj-burg-për-një-hot-dog-300x254.jpg
Amerikan nga Masachusets është dënuar me 18 muaj burg për shkak të vjedhjes së një hot dogu nga një njeri në park.

Judd ka pranuar para gjykatës se ia kishte vjedhur hot dogun një njeriu i cili po rrinte ulur nën një pemë në park dhe po përgatitej të hante, shkruajnë mediat amerikane.

Policia tregon se Judd në muajin gusht me revole në dorë ia kishte grabitur viktimës hot dogun në parkun e qytetit Worcester.

Menjëherë kishte filluar ta hante, duke derdhur senf nëpër bluzën e vet.

Pasi është arrestuar më vonë, është konkluduar se me vete kishte pasur revole të rreme dhe thikë xhepi.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja kanë bërë që Judd të dënohet për sulm fizik dhe vandalizëm.

Ky artikull eshte marre nga: http://www.kuriozitete.net/?p=378. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.kuriozitete.net/?p=378

Top