Niveli i korrupsionit, Shqipëria bën 10 hapa prapa
Sërish një raport negativ ndërkombëtar për Shqipërinë. Dhe sërish për korrupsionin. Organizata prestigjioze “Transparency International” e ka renditur Shqipërinë në vendin e 95 në botë, ku e gjithë lista ka 180 shtete. Sipas të dhënave të shpërndara dje, Shqipëria ka bërë hapa prapa, duke u renditur 10 vende më poshtë se një vit më parë, ku ishte e 85. Në krahasim me vitin 2009, ku Shqipëria ishte në vendin e 85, me një koeficient 3.4, aktualisht ajo është e pozicionuar në vendin e 95, me një koeficient 3.2, si shteti i parafundit në rajon sa i përket nivelit të korrupsionit. Në zonën e Euro-Azisë, Shqipëria renditet e 8 mes 20 vendesh. Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, Shqipëria është më mirë vetëm se Bosnjë-Hercegovinën, ndërkohë që është më poshtë se Ruanda e Uganda, vende të pazhvilluara afrikane, të cilat mbahen mend për gjenocidin e tmerrshëm dhe varfërinë e lartë. Përfaqësuesi i TIA në Tiranë, Endri Shabani, deklaroi se në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2009, duket qartë se vendet kanë probleme serioze me nivelin e korrupsionit. “Në tërësi, rezultatet e indeksit 2009 janë shqetësuese. Ato tregojnë se korrupsioni vazhdon të jetë aty ku qeveriset pa transparencë, aty ku institucionet kanë nevojë ende për forcim dhe ku qeveritë nuk kanë zbatuar kuadrin ligjor antikorrupsion”, deklaroi përfaqësuesi i TIA-s në Tiranë, Endri Shabani. Sipas shkallës së vlerësimit nga 10 te 0, përkatësisht nga niveli më i ulët i korrupsionit në një vend që është shumë i korruptuar, Shqipëria është vlerësuar me një koeficient prej 3.2. Shqipëria është renditur e parafundit sa i përket rajonit ballkanik, si vendi më i korruptuar. Kështu Serbia është pozicionuar në vendin e 83 me koeficient 3.5, Rumania, Greqia e Maqedonia dhe Bullgaria në vendin e 71 me një koeficient 3.8. Mali i Zi është renditur në vendin e 69 me një koeficient 3.9, Kroacia në vendin e 66 me koeficient 4.1. Shqipëria lë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, e pozicionuar në vendin e 99 me koeficient 3. Duke iu futur në thellësi çështjeve që kanë ndikuar për këtë renditje të vendit, përfaqësuesi i TIA-s në Shqipëri, Endri Shabani, theksoi se “beteja antikorrupsion mbetet një sfidë për qeverinë, Parlamentin, gjyqësorin dhe institucionet e tjera të administratës publike. Ai gjithashtu mbetet sfidë e hapur për shoqërinë civile dhe median. Zbatimi i strategjisë antikorrupsion nga ana e qeverisë, reformimi gjyqësor dhe dalja nga apatia e mosndëshkimit ligjor të rasteve korruptive janë një sfidë e madhe për politikën dhe pushtetin ligjor. Mungesa totale e transparencës së partive politike mbetet një problem serioz. Çështjet e dyshuara për korrupsion janë një sfidë për të vërtetuar pavarësinë e profesionalizmin e gjyqësorit”. deklaroi përfaqësuesi i TIA-s në Tiranë, Endri Shabani. Në deklaratën që dha dje në Berlin kreu i “Transparency International”, Huguette Labelle, theksohet se “paratë e pista të ardhura nga korrupsioni nuk mund të gjejnë kurrë siguri. Është koha për ta ndalur këtë plagë dhe jo të gjejmë justifikime”. Sipas të dhënave të organizatës, në të gjithë botën, kostoja që i hiqet qytetarëve nga korrupsioni e kalon shifrën e 300 miliardë dollarëve.(Shqip)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=27076. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=27076