Nis punimet Asambleja e PS-së, Rama: Duam të shohim votën tonë
Pak ditë pas mbledhjes së kryesisë së PS-së dhe vendimit me shumicë për bojkotimin e zgjedhjeve të pjesshme të 15 Nëntorit, Partia Socialiste ka mbledhur Asamblenë Kombëtare.

Gjatë mbledhjes së sotme, pritet që të miratohet vendimi i kryesisë për të mos hyrë në zgjedhjet e pjesshme vendore. Ndërkohë, mësohet se në plan është edhe miratimi i axhenda politike e PS-së për periudhën tetor -dhjetor 2009, një vendim për zgjedhjet në organizatat socialiste, një për organizimin e organizatave në emigracion dhe ai për ngritjen e grupeve të punës për ndryshimet në program dhe statut.

14 tetor
PS vendos të ndryshojë statutin dhe programin

TIRANË- Kryesia e Partisë Socialiste i ka hapur rrugë edhe procesit të saj reformues, qoftë përsa i përket strukturave të saj nëpërmjet rinovimit të Statutit, ashtu edhe programit politik, proces që nga ana e rregullave, do të përfundojë brenda muajit prill, ku kjo forcë politike ka programuar të mbajë kongresin e saj. Me shumicë votash anëtarët e kryesisë kanë miratuar projektin e paraqitur nga sekretariati i organizimit, i cili në bazë të vendimmarrjes së Kongresit të fund gushtit, kishte hartuar një program pune të detajuar, përfshi këtu ngritjen e grupeve të punës, që do të punojnë për këtë reformë në dy drejtime, ashtu edhe afatet në të cilat do të kalojë ky proces.

Kështu, në bazë të këtij vendimi, PS-ja do të ngrejë dy grupe pune me figura të spikatura të kësaj force, njëri do të punojë për hartimin e një drafti propozimesh dhe thithjen më pas të mendimit të bazës socialiste në lidhje me ndryshimin dhe përshtatjen e programit politikë në bazë të nevojave që linden nga gara e shkuar zgjedhore, ndërsa grupi tjetër do të kryejë të njëjtin proces, por vetëm në lidhje me reformimin e statutit të partisë. Grupin e punës për ndryshimet në program do e drejtojë vet kryetari Edi Rama dhe në përbërje të tij do të jenë figura të njohura të kësaj force, si ish-presidenti Rexhep Meidani, ish-kryetari i Kuvendit Servet Pellumbi, ish-kryeministri Pandeli Majko, ish-guvernatori Shkëlqim Cani, ish-ministrja Ermelinda Meksi, e shumë të tjerë. Ndërkohë, mësohet se Arben Malaj dhe Saemira Pino, të evidentuar si pjesë e grupimit “Për mendim ndryshe në PS” nuk kanë pranuar që të bëhen pjesë e këtij grupi pune, ndaj kanë tërhequr emrat e tyre nga lista e propozuar nga sekretariati organizativ. Ndërsa grupi tjetër i punës, ai për ndryshimet statutore do të drejtohet prej Gramoz Ruçit dhe në të do të jenë pjesë ish-kandidati për kryetar partie, Maqo Lakrori, Namik Dokle, Fatmir Xhafaj, por edhe një zë nga grupimi opozitar brenda PS-së, Musa Ulqini.

Të dy këto grupe do të duhet që brenda datës 25 tetor të përcaktojnë axhendën e tyre të veprimit, por duke pasur parasysh që e gjitha faza e diskutimeve të propozimeve për ndryshime në këto dy dokumente themeltare të kësaj force të kryhen brenda muajit dhjetor. Më pas në projektin e miratuar nga kryesia është parashikuar që i gjithë “brumi” i propozimeve të mbledhura në bazë, ti nënshtrohet një diskutimi më të specializuar me grupet e interesit. Gjatë muajit shkurt 2010, PS-ja ka parashikuar që këto diskutime ti diskutojë në Asamble e cila nga ana e vet do të thërrasë edhe Mbledhjen e Kongresit, që po ashtu është parashikuar të mbahet në muajin prill. Ndërkohë paralelisht me këtë proces, strukturat e partisë socialiste do të përfshihen në një analizë të gjerë lidhur me ecurinë e procesit zgjedhor të 28 qershorit, për të nxjerrë prej tij mësimet e duhura dhe për të bërë më pas ndryshimet e nevojshme.

Grupi i punës për ndryshimet në program

Edi Rama -kryetar
Rexhep Mejdani
Servet Pellumbi
Ermelinda Meksi
Besnik Baraj
Ervin Bushati
Ilir Beqaj
Eglantina Gjermeni
Pandeli Majko
Shkelqim Cani
Valentina Leskaj
Olta Xhaçka
Vasilika Hysi
Ditmir Bushati
Namik Kopliku
Arben Malaj (tërhequr)
Sajmira Pino (tërhequr)

Grupi i punës për ndryshimet në Statut

Gramoz Ruçi – kryetar
Namik Dokle
Maqo Lakrori
Fatmir Xhafaj
Musa Ulqini
Bashkim Fino
Blendi Klosi
Genci Gjonçaj
Erion Braçe
Damian Gjiknuri
Sajmiri Tahiri
Arben Ahmetaj
Tauland Balla
Agustin Marku
Ilir Gjoni
Rajmonda Gjoni
Ndue Doda

TIRANE (UPDATE) – Kreu i PS-së, Edi Rama e ka quajtur rrugën më të drejtë mospjesëmarrjen e socialistëve në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nëntorit. Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së kryesisë, ai ka deklaruar se në vitin 2009 ky vend nuk mund të merret peng nga pushteti familjar i ricikluar përmes vjedhjes së votës. Sipas Ramës, vendimi i marrë me shumicë në mbledhjen e kryesisë ishte i natyrshëm, pasi kjo është rruga për të mbrojtur lirinë dhe të drejtën si një liri dhe e drejtë që nuk mund të shkelet dhe të deformohet.

Në nje njoftim te PS, te sapo mberritur ne redaksite e mediave thuhet:
“..Kryesia e Partisë Socialiste të Shqipërisë, duke vlerësuar se zgjedhjet e 28 qershorit NUK përmbushën standardet e zgjedhjeve të lira e të ndershme për një vend anëtar në NATO dhe aspirant për në BE, duke e konsideruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve si një vegël politike në shërbim të Sali Berishës, duke nënvizuar faktin e theksuar edhe në raportin e OSBE ODIHR, se për një të tretën e kutive të votimit, procesi i numërimit ka qenë i keq ose shumë i keq, duke mbajtur parasysh shkeljen flagrante të Kodit Zgjedhor, i cili sanksionon rinumërimin e votave në rast të kërkesës së 2 anëtarëve të KQZ, në mungesë të plotë të një reflektimi nga ana e qeverisë ndaj kërkesave legjitime të opozitës dhe popullit opozitar, për të hetuar në mënyrë transparente procesin zgjedhor dhe për të hapur kutitë si një kusht për zbardhjen e së vërtetës së 28 Qershorit:
Shumica e anëtarëve të kryesisë janë të mendimit që PS të MOS marrë pjesë në zgjedhjet e pjesshme që do të mbahen në 15 Nëntor…”

Me tej, në deklaratën e Arta Dades, lidhur me këtë vendim thuhet: “Partia Socialiste e Shqipërisë, nuk mund dhe nuk do të behet pjesë e një tjetër procesi zgjedhor të manipuluar, jashtë standardeve, që shkel ligjin dhe deformon vullnetin e shqiptarëve…”

Ndërkohë mbledhja e kryesisë së PS vazhdon, në këtë mbledhje do të diskutohet edhe axhenda politike e partisë, e cila do jetë mjaft dinamike në periudhën Tetor – Dhjetor 2009.
Po ashtu do të diskutohet mbi organizimin e zgjedhjeve në organizatat socialiste, dhe ngritja e grupeve të punës për përmirësime statutore. Një pikë tjetër e mbledhjes së kryesisë së PS është dhe riorganizimin e organizatave socialiste në emigracion

TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur kryesinë, e cila ka në axhendë vendimin për pjesëmarrjen ose jo të PS-së në zgjedhjet e pjesshme të 15 Nentorit. Ndonëse për këtë vetë lideri i PS-së, Edi Rama ka deklaruar se pjesëmarrja do të ishte e pakuptimtë, si një zgjatim i procesit të kontestuar të 28 qershorit, ky vendim do të merret sot nga Asambleja.

Mësohet se tjetër pikë e diskutimit gjatë mbledhjes do të jetë edhe thirrja e Asamblesë Kombëtare, si organizimi më i lartë vendimmarrës për të miratuar vendimin e kryesisë.

Paraditen e sotme, kreu i PS-së u shpreh i gatshëm për të kontribuar për procesin e integrimit të vendit, duke bërë të ditur se “PS është e gatshme të hyjë në parlament me ngritjen e komisionit hetimor për zbardhjen e zgjedhjeve”. Ai shtoi se protestat nuk do të përfundojnë dhe sipas agjendës të premten është protesta e Beratit.

“Ne jemi të gatshëm të japim ndihmën tonë në integrimin e vendit, por transparenca e zgjedhjeve është receta e vetme për të ndalur degradimin e pushtetit”, tha Rama. Ndërsa shtoi se “mbajtja peng e kutive thellon krizën e trefishtë dhe rrit dëmin politik dhe ekonomik të vendit.

PS po vazhdon mbledhjen e firmave dhe deri tani njoftoi Rama janë bërë afro 50 mijë persona që kërkojnë hapjen e kutive. Ai u shpreh se “nuk zmbrapsemi dhe nuk lodhemi. Apeli ynë për Sali Berishën është të vërë interesin e vendit mbi interesin e pushtetit familjar dhe transparenca e zgjedhjeve është domosdoshmëri për një parlament legjitim”.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=24194. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=24194