nipat e berishes...

S6T6N6

Forumium maestatis
nipat e berishes...

Një incident i degjeneruar në shkrehje armësh ka sjellë shoqërimin e dy punonjësve të policisë dhe një studenti

Shoqërohet në polici nipi i kryeministrit

Dritan Berisha, punonjës në zyrën e Interpolit. Konflikti, pas fërkimit të dy makinave në qendër të Tiranës

Dashamir Biçaku

TIRANË- Nipi i kryeministrit Sali Berisha, punonjës në zyrën e Interpolit, shoqërohet në polici pas një incidenti me armë të ndodhur në qendër të kryeqytetit. Një konflikt i filluar pas ‘fërkimit” të makinës së Dritan Berishës, i cili po udhëtonte me një tjetër punonjës policie, me makinën e drejtuar nga një student nga Vlora ka sjellë edhe shoqërimin e tre të implikuarve në këtë incident. Burime nga vendi i ngjarjes, por edhe nga policia e Tiranës pohojnë për “Shekullin” se pasi janë informuar për konfliktin që degjeneroi në shkrehje të pistoletave, kanë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë nipin e kryeministrit, njëherazi punonjës i Policisë së Shtetit, kolegun e tij si dhe studentin. “Kemi shoqëruar dy punonjësit e policisë dhe personin e tretë të përfshirë në këtë incident. Jemi duke kryer hetimet e nevojshme, si për çdo ngjarje tjetër”,-pohuan mesnatën e mbrëmshme burime nga grupi hetimor.
Incidenti
Pasditen e djeshme, dy makina janë orvatur të hyjnë në të njëjtën kohë në parkingun e hotel “Dajtit”. Në njërën prej tyre ndodhej Dritan Berisha, punonjës i Interpol-Tiranës, i shoqëruar nga një tjetër koleg i tij, ndërkohë që makina e dytë drejtohej nga një student vlonjat. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se makinat janë fërkuar me njëra-tjetrën dhe kaq ka mjaftuar që gjakrat të nxehen. Nipi i kryeministrit, i mbështetur edhe nga punonjësi tjetër i Policisë së Shtetit kanë dalë nga makina dhe kanë filluar të shkëmbejnë fjalë me studentin. “ Dëgjova personat që flisnin me zë të lartë dhe më pas katër të shtëna në ajër. Nuk munda të shihja se kush ishin ata që po ziheshin, pasi nuk ndodhesha afër tyre”,-pohoi për “Shekullin” roja i parkingut në hotel “Dajti”. Sipas tij, policia ka mbërritur në pak minuta dhe ka kryer me shpejtësi veprimet hetimore, duke marrë me vete edhe makinat të cilat shkaktuan incidentin në qendër të Tiranës.
Shoqërimet
Megjithëse përballë një situate të pazakontë, ku personat e përfshirë në incident ishin jo vetëm punonjës policie, por njëri prej tyre i afërm i kryeministrit të vendit, drejtuesit e policisë së Tiranës nuk e kanë kaluar në heshtje incidentin, siç edhe është bërë e rrugës në të shkuarën. Ata kanë shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës Dritan Berishën, punonjësin tjetër të policisë si dhe studentin. Burime nga grupi hetimor pohojnë se kanë bllokuar të dyja makinat në vendin e ngjarjes si dhe pistoletën që ka nxjerrë katër plumba në vendngjarje. Tre të përfshirët në këtë incident kanë qenë në mjediset e policisë deri pas mesnate, ndërkohë që burime nga grupi hetimor pohojnë se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit, që fatmirësisht nuk shkaktoi të dëmtuar. “Kemi marrë dëshmitë e tre të shoqëruarve dhe po hetojmë ngjarjen. Nuk përjashtohet mundësia që ndaj dy punonjësve të policisë të fillojë procedimi penal”,-përfunduan burimet e mësipërme.

INCIDENTI

Katër të shtëna pistolete janë dëgjuar pasditen e djeshme në qendër të Tiranës. Incidenti pa pasoja të rënda ka ndodhur pas fërkimit të dy makinave, ku në njërën prej tyre ndodhej nipi i kryeministrit Sali Berisha dhe një tjetër punonjës policie

SHOQËRIMI

Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë shoqëruar dy kolegët e tyre si edhe studentin vlonjat. Janë bllokuar dy automjetet si dhe janë marrë dëshmitë e tre personave të përfshirë në konflikt, për zbardhjen e incidentit




22/06/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana



e cfare kishte me shume djali i gramoz rucit apo i arta dades?!
 

Daniel H

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

me duket si teme e perseritur kjo /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kaq qejf keni t'i polarizoni gjerat?

Dikur kam qene anetar i Forumit Shqiptar dhe kam ikur prej andej sepse tema e politikes moderohej nga nje grup ekstremistesh te djathte qe s'guxoje te shaje Salen, sepse ishe direkt i edituar.
Nuk deshiroj qe AF-ja te jete ana tjeter e medaljes /pf/images/graemlins/shrug.gif

Asgje personale me kerkend, por thjesht une jam per nje pozicion neutral nga moderatoret.

Ky rast eshte idem me ate te Harasanit para disa ditesh dhe qe eshte pasqyruar tek tema "Duke shfletuar shtypin e dites".
Per mua edhe kjo teme sikurse edhe ajo me poshte "E di ti kush jam une?" s'kane fare lidhje me politiken, prandaj e kane vendin tek shtypi i dites.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: nipat e berishes...

je i sigurt?

Nuk ka lidhje me politiken fakti qe djemte e arta dades ndihen te githpushtetshem kur kane nenen ministre apo fakti qe nena e tyre nuk arrin ti kontrolloje???????

Nuk ka lidhje me politiken fakti qe nipi i kryeministrit ---------//------

Nderkohe qe prokurorit te pergjithshem i kerkohet te jape llogari ne parlament per ngjarje te tilla mendos se nuk eshte e udhes te trajtohen tek temat politike ketu ne forum????????

Shqiperia, ashtu si vendet me te prapambetura ne aspektin demokratik gjithmone ka vuajtur nga fakti qe te afermit me pushtetin behen "te forte" dhe kjo ngjarje tregon se nuk kemi bere ndonje hap perpara.

Kater te shtena pistolete ne mes te tiranes per nje parkim apo per nje gervishtje makine.

Tani te shohim se si do te mbyllet ngjarja. Si do te sillet sollaku ne kete rast (se ai eshte akoma prokuror i pergjithshem)
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: nipat e berishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
me duket si teme e perseritur kjo /pf/images/graemlins/laugh.gif

Kaq qejf keni t'i polarizoni gjerat?

Dikur kam qene anetar i Forumit Shqiptar dhe kam ikur prej andej sepse tema e politikes moderohej nga nje grup ekstremistesh te djathte qe s'guxoje te shaje Salen, sepse ishe direkt i edituar.
Nuk deshiroj qe AF-ja te jete ana tjeter e medaljes /pf/images/graemlins/shrug.gif

Asgje personale me kerkend, por thjesht une jam per nje pozicion neutral nga moderatoret.

Ky rast eshte idem me ate te Harasanit para disa ditesh dhe qe eshte pasqyruar tek tema "Duke shfletuar shtypin e dites".
Per mua edhe kjo teme sikurse edhe ajo me poshte "E di ti kush jam une?" s'kane fare lidhje me politiken, prandaj e kane vendin tek shtypi i dites.

[/ QUOTE ]

nuk ka ndodh ndonjehere qe une te editoj nje mendim apo slogan politik per sa kohe moderoj ketu. vetem kur debatet kane degjeneruar tek "une-ti" vetem atehere kam vene dore pas disa paralajmerimesh.
kjo persa i perket anes administrative, nga ana tjeter te siguroj se ne kete bote nuk ka njeri pa bindje te caktuara politike te cilat ai mund ti diskutoje kudo ne menyre demokratike duke respektuar njekohesisht mendimin ndryshe.
 

MLK

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Satana, ate qe e ke, e ke, je me PS-ne /pf/images/graemlins/laugh.gif po mos u merzit se une jam me ekstremist se ty, nuk dua as PS e as PD /pf/images/graemlins/laugh.gif
Nese nipi Sales ka shkelur ligjin, le te mbaje pergjegjesi, po sma do mendia se per kete duhet te mbaj pergjegjesi Sala!
 
H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

mire se Berisha i futi nipat e vet brenda po socialistat ke futen ?
 

ados

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Mos ja futni kot. Sala ishte ne Bruksel duke provuar cokollata belge..Sa per nipat e kane ne gjak te shkrehin armet,nuk ka rendesi per ata nese jane ne qender te Tiranes apo ne Maje te malit..
 

kaleidoskop

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

ore po pse ata nuk kane dale nga e njejta krahine me berishen dhe ata e dine se vetem ata jane te paret e vendit
 
H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
ja ku doli dhe nipi tjeter...

[/ QUOTE ]
se mohoj. /pf/images/graemlins/smile.gif
ore po ca i zmadhoni gjerat aman jo u be kasaphane kur nuk thoni.Kur ta ndaj mendjen per dicka ska rob qe me pengon prandaj ai smund te kontrolloj cdo gje.futet dikush te provokon edhe aq eshte puna.
 

maria_antoinete

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Mendoj se qeveria aktuale ka vullnetin e duhur per te dale edhe kunder vetes se saj. Eshte shume e angazhuar per te denuar edhe persona te PD nqs shkelin ligjin. Vetem kete merite ka. Nqs do te shkelte edh ekete princip do te ishte nje qeverisje plotesisht e deshtuar.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: nipat e berishes...

futja kot maria!

kryetarin e komunes golem e rrasen mren qe me dal tek artan lamja, ish zv/minister socialist i turizmit /pf/images/graemlins/wink.gif
te shofim se si do veprohet me nipat e sales nderkohe. dhori sollakut i ka ardh zogu ke dora. sala ska ca thot, se pervec te tjerash ka ngerjt komision hetimor ndaj kryeprokurorit qe heton ngjarje te peraferta qe kan te bejne me femijet e politikaneve socialiste.
pervec te tjerash ne kete rast kemi 2 nipat e veshur police, qe kane mbi supe tentative vrasje, shperdorim detyre si dhe nje makine qe ka qene e sekuestruar nga shteti, dhe qe i jane vene targa fallco policie. Makina ende nuk dihet si ka perfunduar ne kthetrat e berisheve /pf/images/graemlins/wink.gif
 

MLK

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Te rrime shtremet te flasim drejt, nuk eshte çudi qe Sala ti rrasi mren nipat e vet /pf/images/graemlins/laugh.gif
Kjo qeveri po e lufton me ashper krimin se sa ajo qe iku e kjo eshte mese e vertete.
Problemi eshte se nje vend nuk mund te zhvillohet vetem duke luftuar krimin e duke fol vetem per krimin, pasi kjo ska per ti dhene popullit te thjeshte mirqenie ekonomike.
 

eddantes

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

keshtu eshte kur behet maloku mbret.....te pakten femijet e enverit qe ne e shajme kurre nuk u bene njehere problem
 
H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

Pse sa di ti per femijet e enverit? 70 % e popullsise fshatare eshte kshuqe mos je edhe ti ne mesin e asaj perqindjeje
 

i_own_u

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

mesa di un fmit e Enverit shkonin e bonin ditlindjet ne Napoli apo Paris

po jo me arm n'mes t'Tirones mer Harap se na felliqe tashi /pf/images/graemlins/laugh.gif
 
H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

benim edhe pornografi e gjera te tjera neper paris apo ne plazhet e shqiperise po pak rendesi ka kjo.

sot uliruan nga detyra nipat e Berishes ose kusherinjte e mi notorius.
 

i_own_u

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

uhhh shyqyr Harap /pf/images/graemlins/laugh.gif

e mos egzaxhero mos krahaso kurvllik*n e bllokut me kto te kris sot me arm, drog, violentojn, perdhunojn e me te ndyrat gjojna qe egzistojn /pf/images/graemlins/shrug.gif
 
H

harap

Guest
Re: nipat e berishes...

jo po mitraloz.gazeten shqiptare lexon ti?ec e burre djemt e tjereve plagosen e grabiten e vrane e sot skane bere asnje dite burg.keto thjesht nje incident.prandaj mos fluturoni kot jeni realist.
 

hawk

Primus registratum
Re: nipat e berishes...

Jam dakord me ty por mos harro se ato "gjojnat e ndyra" ishin prone e kelyshave te byrose dhe vetem atyre ju lejohej.Sot nuk eshte vetem "byroja" por te gjithe ato qe kane pushtet.
Ti besoj e di qe pushteti vjen nga paraja.
Droga nuk ka fare lidhje me "byrone".
Armet gjithashtu pasi me kujtohet pas cdo ndeshjeje futbolli kriste kallashi.Sikur te qellonte vetem "byroja" atehere do ishte gjithe vendi "byro".
Violentim,perdhunimet (qe jane terma me te njejtin kuptim) nuk mungonin nga byroja e vjeter dhe kelyshat e saje.Sot nuk mund ti quash me terma te tille...Inis Gjoni,Zana Cela..&amp; Co nuk jane viktima(mund te vendosja edhe ndonje personazh tjeter).
 
Top