nipat e berishes...
Një incident i degjeneruar në shkrehje armësh ka sjellë shoqërimin e dy punonjësve të policisë dhe një studenti
Shoqërohet në polici nipi i kryeministrit
Dritan Berisha, punonjës në zyrën e Interpolit. Konflikti, pas fërkimit të dy makinave në qendër të Tiranës
Dashamir Biçaku
TIRANË- Nipi i kryeministrit Sali Berisha, punonjës në zyrën e Interpolit, shoqërohet në polici pas një incidenti me armë të ndodhur në qendër të kryeqytetit. Një konflikt i filluar pas ‘fërkimit” të makinës së Dritan Berishës, i cili po udhëtonte me një tjetër punonjës policie, me makinën e drejtuar nga një student nga Vlora ka sjellë edhe shoqërimin e tre të implikuarve në këtë incident. Burime nga vendi i ngjarjes, por edhe nga policia e Tiranës pohojnë për “Shekullin” se pasi janë informuar për konfliktin që degjeneroi në shkrehje të pistoletave, kanë shoqëruar në mjediset e Drejtorisë së Policisë nipin e kryeministrit, njëherazi punonjës i Policisë së Shtetit, kolegun e tij si dhe studentin. “Kemi shoqëruar dy punonjësit e policisë dhe personin e tretë të përfshirë në këtë incident. Jemi duke kryer hetimet e nevojshme, si për çdo ngjarje tjetër”,-pohuan mesnatën e mbrëmshme burime nga grupi hetimor.
Incidenti
Pasditen e djeshme, dy makina janë orvatur të hyjnë në të njëjtën kohë në parkingun e hotel “Dajtit”. Në njërën prej tyre ndodhej Dritan Berisha, punonjës i Interpol-Tiranës, i shoqëruar nga një tjetër koleg i tij, ndërkohë që makina e dytë drejtohej nga një student vlonjat. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se makinat janë fërkuar me njëra-tjetrën dhe kaq ka mjaftuar që gjakrat të nxehen. Nipi i kryeministrit, i mbështetur edhe nga punonjësi tjetër i Policisë së Shtetit kanë dalë nga makina dhe kanë filluar të shkëmbejnë fjalë me studentin. “ Dëgjova personat që flisnin me zë të lartë dhe më pas katër të shtëna në ajër. Nuk munda të shihja se kush ishin ata që po ziheshin, pasi nuk ndodhesha afër tyre”,-pohoi për “Shekullin” roja i parkingut në hotel “Dajti”. Sipas tij, policia ka mbërritur në pak minuta dhe ka kryer me shpejtësi veprimet hetimore, duke marrë me vete edhe makinat të cilat shkaktuan incidentin në qendër të Tiranës.
Shoqërimet
Megjithëse përballë një situate të pazakontë, ku personat e përfshirë në incident ishin jo vetëm punonjës policie, por njëri prej tyre i afërm i kryeministrit të vendit, drejtuesit e policisë së Tiranës nuk e kanë kaluar në heshtje incidentin, siç edhe është bërë e rrugës në të shkuarën. Ata kanë shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë së Tiranës Dritan Berishën, punonjësin tjetër të policisë si dhe studentin. Burime nga grupi hetimor pohojnë se kanë bllokuar të dyja makinat në vendin e ngjarjes si dhe pistoletën që ka nxjerrë katër plumba në vendngjarje. Tre të përfshirët në këtë incident kanë qenë në mjediset e policisë deri pas mesnate, ndërkohë që burime nga grupi hetimor pohojnë se kanë filluar hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit, që fatmirësisht nuk shkaktoi të dëmtuar. “Kemi marrë dëshmitë e tre të shoqëruarve dhe po hetojmë ngjarjen. Nuk përjashtohet mundësia që ndaj dy punonjësve të policisë të fillojë procedimi penal”,-përfunduan burimet e mësipërme.
INCIDENTI
Katër të shtëna pistolete janë dëgjuar pasditen e djeshme në qendër të Tiranës. Incidenti pa pasoja të rënda ka ndodhur pas fërkimit të dy makinave, ku në njërën prej tyre ndodhej nipi i kryeministrit Sali Berisha dhe një tjetër punonjës policie
SHOQËRIMI
Pasi kanë mbërritur në vendin e ngjarjes, punonjësit e policisë kanë shoqëruar dy kolegët e tyre si edhe studentin vlonjat. Janë bllokuar dy automjetet si dhe janë marrë dëshmitë e tre personave të përfshirë në konflikt, për zbardhjen e incidentit
22/06/2006
KATEGORIA: Kronike nga Tirana
e cfare kishte me shume djali i gramoz rucit apo i arta dades?!