Nikolle Lesi i kryqezuari i dyte i mallkimit popullor te revoltave te vitit 1997
Sot po i hidhja nje sy gazetes "koha jone" dhe kam ngelur shume i befasuar nga shkrimi i kryeredaktorit te kesaj gazete dhe me vjen ndermend ajo fjala e urte popullore qe thote
<span style="font-weight: bold">Po luajte me zjarrin digjesh edhe vete, ne i shpetofsh ate moment mos mendo se ja dole mbane</span>dhe keto fjalet e urta popullore paskan qene nje mrekulli e lashte per nje komb si ne por fatkeqesisht te paprovuara ne realitet.
Meqe flasim per zjarrin, uroj qe Nikolle Lesi te kete nje kompjuter ne shtepi dhe ndoshta do te kete shansin te lexoje edhe keto fjali te adresuara personalisht atij.
E Shtune, 21 Qershor 2003
CESHTJA "ZAMIR DULE" DHE E DJEGURA E PERNDJEKUR "KOHA JONE"
Nga Nikolle Lesi
Ndjeshmeria e vonuar e Kryeministrit
Shkas per kete shkrim te gjate e jo te paramenduar u be nje vendim i qeverise, natyrisht i kryeministrit Nano parmbreme, i cili, mes shume halleve qe ka ne parti e brenda qeverise qe po i rrezohet, u kujtua te lidhe nje pension per ish-gazetarin e gazetes "Koha Jone", zotin Zamir Dule. Pohoj, qe ne krye te heres, se eshte nje akt civil i kryeministrit, nje veprim qe duhej kryer qe sapo Nano mori qeverine ne korrik te vitit 1997, asokohe kur plaget dhe shkrumbi ne mjediset e gazetes "Koha Jone" si dhe te gazetarit Zamir Dule ishin ende te pathara nga djegia dhe masakrimi qe i beri pushteti i PD-se, me 2 mars 1997. Por do te mundohem te shpjegoj jo nga pozitat e deputetit, por te nje gazetari e botuesi se c'ndodh me median ne Shqiperi tash sa vite ose, me sakte, qe prej vitit 1991 e deri tani. Natyrisht, duke synuar te pershkruaj nje histori kaq te gjate te mbushur plot e plot me ngjarje, skupe, djegie e ringritje nga hiri, mundet edhe te harroj ndonje fakt apo emer, por gjithsesi te tjeret qe kane punuar ne "Koha Jone" mund te plotesojne tablone e piktures se trupit te djegur sa here, te gazetes se pare te pavarur "Koha Jone". Duke iu rikthyer vendimit te vonuar te zotit Nano per t'i lidhur pension te posacem gazetarit, nese me lejohet ta quaj, gazetarin tim te gazetes, me duhet t'i kujtoj zotit Nano se kete kerkese ai, pra, si kryeminister ne vitet 1997-1998 e ka pasur nga ish-kryeredaktori i gazetes "Koha Jone", Ben Blushi, te cilin pas zgjedhjeve te qershorit '97 e mori si keshilltar ne kabinetin e tij. Po keshtu e njejta kerkese i eshte bere edhe nga shefi i sektorit te jashtem te gazetes, Vladimir Prela, te cilin kreu i PS-se e mori si shef te kabinetit te tij ne qeveri. Pra, zoti Nano beri nje akt civil, por te vonuar ne kohe, pothuaj 6 vite, qe do te thote se ne keto vite gazetari Dule eshte mbajtur mes skamjes se mbijeteses dhe ndonje ndihme financiare qe ka pasur mundesi gazeta "Koha Jone" per t'i dhene, ndonese kontrolli financiar i tatimeve qe na coi zoti Nano vjet ne dhjetor, kur i kritikuam gruan per trafiqe, na e quajti si shkelje financiare, pra, ndihmen ne vlera monetare qe pronari i gazetes "Koha Jone" i kishte dhene gazetarit ne fjale. Megjithate edhe njehere them me ndjenjen e gazetarit-koleg te Dules, e nje miku qe kemi ndare hallet bashkerisht ne ato kohe te rremujshme, me mire vone se kurre, veprimi qe beri kryeministri te enjten ne darke, ndonese e ka bere per ta perdorur emrin e tij ne lojen parlamentare te dites se hene, kur ai eshte thirrur nga nje grup deputetesh per presionin e tij familjar ndaj medias.
Gazetari Dule, simbol i guximit profesional me mafien dhe shtetin
Zamir Dule mbetet nje nga emrat qe realizoi perlat e gazetarise se shkruar te kronikes se zeze, talent q` dritheroi jo vetem pushtetin e mafias qe po lindte, por edhe ate politik te Berishes. Zamiri provoi disa here kercenimet dhe rrahjet e te kritikuarve te gazetes "Koha Jone" derisa erdhi casti fatal per te dhe per ndertesen mediatike "Koha Jone" per te cilen edhe ai hodhi nje gur te madh ne themelet e saj, duke e paguar naten e 2 marsit 1997 me percellim te trupit, me goditje ne koke dhe ne duart me te cilat kishte shkruar ato mijera rrjeshta qe prej vitit 1993. Por zoti Nano nuk duhet te harroje as prangat ne duart e Aleksander Frangajt (sot drejtor i pergjithshem i TV Klan), as burgun e Martin Lekes (sot drejtor i Telenorba Shqiptare), as shpatullat e masakruara dhe gishterinjte e shpuar te Alfred Pezes (sot kryeredaktor i "Korrieri", as perndjekjen ne mesnate te Armand Shkullakut, por dhe shkrimet analitike te Andi Bejtjes qe zgjonin meri ne stanin berishian, as tritolin e vendosur tek shtepia e gazetares sone ne Vlore, Zenepe Luka, ne kohen e qeverisjes se PS-se, por as nofullat e shqyera e te perbaltura tek kodrat e Liqenit Artificial te gazetarit Bardhok Lala. Nuk harrohen as grushtat dhe tavolinat siper kokes ne mes te lokalit "Caplini" ne Tirane ndaj Andi Bushatit nga shikas qe na survejonin ore e cast. Mire do te ishte qe te mos harroheshin as bajonetat qe shpuan krahet e korrespondentit tone, asokohe ne Gjirokaster, Aleksander Cipa, por as rrahjet e gazetareve te RD-se dhe gazetes "Tema" gjate viteve te sundimit socialist. Shumica e atyre qe sapo permenda, pervec "RD" dhe "Tema", kane qene ose jane gazetare te lindur prej "KJ" si dhe njekohesisht kane lindur gazeten e pare te pavarur "Koha Jone".
I permenda keto si dhe pak me poshte te tjere per t'i kujtuar zotit Nano, pa harruar Berishen, se gazetaret civile nga vete natyra jane oponente te cdo qeverie, e djathte apo e majte qofte ajo. Ata si gazetare apo nese jane konvertuar edhe ne botues, nga natyra jane larg shijeve qe sjell tenderimi qeveritar sic ka ndodhur me qeverite e PS-se e sidomos me ate zotit Nano gjate ketyre muajve. Kjo lloj kategorie, pa harruar dhe disa te tjere, pranon te rrije edhe pa reklamat shteterore, te cilat i menaxhon personalisht kryeministri ose Zonja e Pare e ketij vendi, e cila juridikisht nuk mund te quhet si Zonje e Pare, por de facto ka marre rolin e First Lady.
Rasti i vonuar ne kohen e botuesve tenderues
Zamir Dule beri mire qe na u kthye ne skene jo vetem si dekor qe i duhet Nanos te henen ne parlament, por pikesepari per te kuptuar ose me sakte per te bere nje analize se c'trajektore ka bere media shqiptare ne keto 12 vite pluralizem. Gazetari korcar Dule, edhe tani pas kaq vitesh heshtjeje, na ndezi muzen per te rithene per te saten here ato qe duhet te kete parasysh nje pushtet politik. Nuk mundet te ndalohet fjala e lire as me dhune, as me djegie, as me oferta. Flas per median qe perpiqet te jete e pavarur. Ketu nuk kam parasysh median apo botuesit qe perfitojne tendera nga fondet publike. Media e lire quhet ajo qe nderton nje biznesmen, por qe fiton nga prodhimet e tij ne treg e jo qe e mban gazeten me cmim nen koston reale te prodhimit te saj, duke e financuar nga para te dyshimta dhe jotransparante. Kjo kategori biznesmenesh apo tregtaresh-botues qe kane lindur nen pushtetin e PS-se, tre vitet e fundit, eshte nje masakrim qe i behet lirise se fjales dhe pavaresise gazetareske. Nese do te me lejonte miku im, Zamir Dule, do t'i pohoj se kjo qe po ben qeveria ano eshte pak a shume si me goditjet e pesuara nga Zamiri ne vitin '97. Asokohe te godisnin fizikisht, kurse sot median ose e blejne segmentet shteterore me parate e kontrabandes, ose mafia qe lejohet nga shteti urdherohet qe te fuse ne dore median per ta pasur si nje prapavije te pislleqeve te tyre ne miliona e miliona dollare.
Meria e Kryeministrit per fotot me dhe pa syze
Ndonese ne natyre e ne kohe te ndryshme, reagimet e Nanos perseri jane goditje ndaj medias. Thelbi mbetet i njejte: asfiksim i fjales se lire. Ne kohen e Berishes perdorej dajaku si mjet ende jo i civilizuar, kurse Nano perdor ne menyre te sofistikuar bllokimin e te gjitha arterieve per nje media te lire. Nese zoti Nano ne vitet '97-'98 realisht ishte pro thelbit te lirise se shtypit, ashtu sikurse lavderonte nga vrimat e burgut te paren gazete te pavarur "Koha Jone", tani qekur e mori per te saten here qeverine dhe qe kur u martua per te dyten here eshte bere shtypes i shtypit. Nuk pranon asnje rrjesht kunder tij, asnje paragraf ku te mos kete dale fytyra e tij, por tani e don pa syze. Bile, kur ndonje gazete harron nga nxitimi dhe nxjerr fotografine e tij me syze te trasha, atehere udheron policine tatimore qe pronarit te gazetes apo televizionit t'i beje nje "klizem" shteterore! Bertet duke thene: "Une nuk jam me qorr!" dhe shikon nga keshilltari i tij, Agim Isaku, i cili, fatkeqesisht, ka qelluar me syze problemore shikimi. E keqja do te ishte edhe me e keqe nese dhe vete Isaku do te gjente kurim per syte dhe te hiqte syzet. Atehere shoqeria dyshe e ish-qorrave Nano-Isaku do te na masakronte per fotografite. Por cdo e keqe ka nje te mire: Agimit nuk ka klinike ne bote qe ia sheron shikimin ne largesi. Ai deri tek... prapa shefit veshtron qarte!
Ku po shkon shtypi sot?
Keshtu, i dashur Zamir, po ndodh me shtypin, te cilit ti i kushtove shpirtin, pervec duarve qe t'u masakruan po per shtypin. Por ne keto kohera, o Zamir, na kane dale plot gazeta e revista. Tek revistat mbetet Klani si i pare, kurse ne, pra, gazeta "Koha Jone" kemi humbur kuroren e Mbretit te Shtypit te lire. Jemi princer mes princerve te panumert te shtypit. E ka humbur apo ia moren kete kurore, duhen shume analiza e analiste. Duhet te flasin edhe Armand Shkullaku (sot drejtor i lajmeve ne TV Klan), edhe Andi Bejta (sot drejtor i madh ne Top Channel), edhe Blendi Fevziu (sot edhe ne "Korrieri", edhe ne TV Klan), por duhet te flase dhe Rudina Xhunga (sot drejtuese ne nje emision te shikuar ne Top Channel). Mire do te ishte te na fliste edhe shpirti i ndritur i Teodor Kekos, por do na mjaftonte te thoshte disa fjale se ku po shkon shtypi sot dhe shkrimtari Kico Blushi. Arian Cani mbetet ai qe ka qene, o Zamir. Kurse Zamir Alushi, te cilin e ke bere gazetar, tani bredh sa ne nje redaksi ne tjetren, pasi sapo kritikon qeverine e heq pronari botues qe ka tendera me qeverine. Por kane ndodhur dhe cudira, o Zamir, ne keto vite! Nje gazetar qe kemi pasur asokohe Altin Hazizaj eshte bere kryetar shoqate. Flet dhe per lirite qe duhet te kene homoseksualet. C'te besh o Zamir! Ben Blushi e Ilir Gjoni na u bene ministra. Njeri iku, tjetri akoma mbetet. Kurse Emin Barci, asokohe shef i rubrikes se ekonomise ne gazeten tone, tani e ka shijuar ekonomine. Eshte bere i madh. Rri ne zyre nje hap larg Fatos Nanos. Krahasuar me Demken eshte vetem Emin. E keshillon dhe e orienton tamam sic orientonte atekoh` ne gazeten "Koha Jone" Milto Baken. Por ka prape cudira te tjera o miku Zamir. A te kujtohet Dritan Kaba, shefi i reklamave te gazetes? Eshte bere me i madh se sa cdo mendje njerezore do ta perfytyronte: Eshte ngjitur ne kryeministri, ne kat te dyte, nje dere larg Agim Isakut si keshilltar per median i kryeministrit. E keshillon zotin Nano per median moderne dhe kryetari i qeverise, qekur ka afer Kaben, eshte me i qarte se c'duhet te beje me median. Por na ka ndodhur dhe nje cudi tjeter. A te kujtohet nje person i gjate e i shendoshe? Ylli Dylgjeri e ka prape emrin. Ka qene atehere menaxher reklame tek "Koha Jone". E di se c'eshte bere? Sekretar i Pergjithshem i Ministrise se Rendit Publik. Po pate nevoje per ndonje polic merr ne telefon Dylgjerin. Por ate tjetren a e di, o Zamir, qe Milto Baka, ish-drejtori ekonomik, na ka ikur qekur nuk kishim me para ne arken e finances. E ndjeu se pas djegies se redaksise dhe bllokimit te saj per afro dy muaj ne po falimentonim. Priti ca dite dhe kur degjoi qe as Nano nuk na i dha leket e djegies se redaksise tone dhe fap nje dite na iku. Nuk e gjeta me ne redaksi. "Po falimenton Nikolle Lesi. Nuk e ka mire as me Nanon ky njeri!" - tha dhe kishte ikur pa marre as bicikleten qe ia bleme ne si redaksi. Bile e kishte keshilluar dhe Agim Xhafken te largohej sa me pare se ndertesa e "Koha Jone" jo vetem ishte djegur nga Berisha, por dhe po rrezohej nga Nano. "Nuk pranon Nano mbreter te tjere ne asnje fushe. Nano eshte Mbreti i vetem!" - i tha Xhafkes duke rendur rruges qe te con per ne Klan. Por e di se cka ndodhi me pas o Zamir. Nxitoi per te ikur edhe Xhafka. Beri llogarite dhe i dilte se me ato qe kishte fituar ne "Koha Jone" mund te bente nje Publimedia. Edhe ai iku.
Metamorfoza qe promovon Kryeministri
C'te bejme o miku im! Para e madhe ka hyre me media. Sapo ben ca miliona dollare nje tregtar me trafiqe apo dhe me kontrabande te ligjshme fap turret ne hotel "Rogner" apo "Sheraton" dhe deklaron: "Edhe une do te behem botues apo pronar televizioni". Dhe i bejne o Zamir; para kane, roje kane, miqesi me Nanon kane. E perse te mos jene dhe pronare gazetash apo televizionesh!? Neser do t'i kesh deputete dhe drejtues te Shtetit. Po, po, Zamir! Do te kalojne edhe ne fshatin tend, por nga siper, me helikopter. Tani ta bejne me dore nga lart. Nuk kane kohe te zbresin ne toke. Ja, prit edhe pak jave kur nje presidente firme private ne nje shoqeri udhetimesh kur te vendose helikopteret e saj ne dispozicion te linjave Tirane-Korce e Tirane-Sarande. Leke i madh ka dale o Zamir! Se desh harrova. Roland Qafoku, ai gazetari qe ti e solle, e kishim ca kohe zv/kryeredaktor. Tani na iku. Ka shkuar diku ketu afer, ne Tirane eshte. Para e madhe, Zamir! Asokohe t'i udhetoje shume here ne kembe e pak here me nje biciklete. Tani po te punosh ne ministrira apo fondacione gazetaresh ke prone nje veture. Ja per shembull, a te kujtohet gazetari i sektorit te politikes Skender Minxhozi? Nese jo per momentin, rikujto nje djale te gjate, simpatik dhe qe perhere shikonte nga dera e jashtme e redaksise se mos e prisnin dajaket e SHIK-ut te Gazidedes. Nese nuk kishte te SHIK-ut behej kurajoz dhe shkruante. Ne te kundert, i dhimbte barku. Eh, tani ai ka veture te shtrenjte. Quhet Skender Minxhozi. Na eshte bere keshilltar ministrash. Edhe ti Zamir nuk duhej te shkruaje kaq guximshem. Edhe une e provova ne '95, por me vune tritolin tk dera e shtepise. Po nje gazetar kulture qe na u specializua ne Londer a e mban mend? Sokol Balla quhet. Tani i papune. E provoi ca muaj tek TV Klani, por nje dite harroi pa dhene lajmet dhe ... e pushuan. Shkruan nganjehere tek "Koha Jone". Edhe ti po t'i paguash me shume se ne Tirane, atje ne Bilisht, do te te vijne. Udhetojne ne mengjes heret, punojne deri pasdite dhe ne darke i ke prape ne Tirane. Nese nuk ke para nen sendyq, mos nis gazete apo media elektronike. Nuk ka rregulla loje te barabarta e te ndershme sot. Nuk lexohet ai qe ka shkrime te guximshme, por ai qe shitet me lire ne treg. Ti ben mire te nxjerresh nje gazete me 5 leke cmimin dhe do te jesh brenda nje muaji i pari i vendit ne tirazh. Ah, c'po ben kjo paraja! Keshtu, o Zamir. Ka ndryshuar shume gazetaria qe nga viti 1997. Ka gazeta me shumice. Plot 18 te perditshme. Ka 123 radio private dhe televizione 87. Te thashe, ke leke te vjedhura, duhet t'i futesh patjeter ne media. Natyrisht nuk mund t'i fusim te gjithe ne nje thes. Ka edhe te mire. Por te miret nuk i pranon zoti Nano. I do te gjithe si vetja. Po qe nanoist ben para, media, dhe ngjitesh lart, shume lart.
Eh, kane ndryshuar punet ne media ne ngjyrat e letres se gazetes. Po ke faqen e pare me ngjyra-ngjyra blihesh sot. Nuk e ke, ndonese ke shkrime te guximshme, nuk te marrin as gazetashitesit. Kane ardh' kohe me lajle-lule tani ne Tirane. Nuk bere tituj ku te thuash se "vrau veten ne dege te thanes, apo vdiq si qyp ne koke te pusit" nuk te blejne. Kane dale lexues te cuditshem keto kohe qe na ke munguar, o Zamir. Nuk pijne me uje shkrimet e natyres tende kunder mafias. Duhet te pyesesh nusen e kryeministrit se si e don titullin. E don te shkurter apo te gjate, natyrisht titullin. Na ka ndodhur keto vite edhe nje cudi tjeter. Berisha, ai qe ishte i Pari i vendit asokohe kur "te rregulluan" ty naten e 2 marsit 1997, tani eshte bere dashamires i medias. Mbron shtypin dhe kritikon Nanon per represion ndaj medias. Edhe te henen ne parlament, dite kur do te diskutohet per median, Berisha do te te mbroje ty. Une nuk kam te drejte te flase per ty. Kane dale here Nano dhe here Berisha qe luftojne, sipas radhes, ne mbrojtje te lirise se shtypit. Ne, te shtypit te viteve te para te pluralizmit, nuk jemi me gazetare, botues apo analiste. Jo. Tani ka dale ne radhe te pare Nano, Berisha, Isaku, etj.
Miku im Zamir, gjithsesi, mberritja e kujteses se vonuar ka nje te mire. Sipas Sokratit te vjeter, "Driten i verbri e sheh me trokellime te shkopit". Kryeministri Nano e firmosi pensionin tend se i duhet "per dite te keqe". Ne te vertete i idhet behet edhe me tej fati i gazetarit te vertete. Mesa duket, politikanit Nano i vlen per sherbim edhe skamja apo fatkeqesia mentale e gazetarit Zamir Dule. Kete djallezi, miku im, per shkak te realitetit qe rrethoi dhe madhoi universitetin e gazetarise shqiptare te 13 vjeteve te fundit te quajtur "Koha Jone", une kam avantazhin ta lexoj te gjithen. Eshte koha qe satanai behet engjell.
Tani po iki, Zamir. Do te takohemi nepermjet gazetes kur te vije prape Berisha ne pushtet dhe te te jap dekorate nderi per ate qe te bene berishianet ne ate mars te vitit 1997.
Kohe te veshtira tani. A kemi ndryshuar ne apo kemi mbetur pas kohe, kete nuk po di me e gjete o Zamir!