BeRaTsi_MiZeRje
Aktivist i AlbForumi

Nicole Kidman thotë se ajo ka sakrifikuar karrierën për të qëndruar afër familjes.
Aktorja ka folur haptas për martesën e saj dhe burrin e dytë gjatë një interviste revistën e modës “Edit”.

“Kur keni familje dhe fëmijë, duhet të jeni të kufizuar në drejtim të gjërave të caktuara. Njerëzit flasin se arti vuan kur një artist ka familje, por unë me dëshirë preferoj më shumë familjen”, tha Nicole.

Aktorja që zakonisht ruan në fshehtësi privatësinë e saj, foli pra për martesën e saj të lumtur, duke i atribuuar lumturinë e tyre faktit që të dytë u takuan në moshën e pjekur.

“Keith gjithmonë thotë, jemi të lumtur që u njohëm vonë. E vetmja gjë e keqe e kësaj është se ne nuk mund të kemi së bashku gjashtë fëmijë, por është e mirë që kemi kaluar të gjitha gjërat e tjera nga fillimi deri në fund dhe tani jemi të angazhuar plotësisht për njëri-tjetrin”, shprehet ajo.


