Nicki Minaj e xhelozon Iggy Azalean

BeRaTsi_MiZeRje

Aktivist i AlbForumi



I dashuri i Iggy Azaleas, Nick Young, mendon se rivalja e saj e top listave, Nicki Minaj, e xhelozon shumë.
Reperja australiane e cila filloi lidhjen me basketbollistin e LA Lakers një vit më parë vendosi që të çojë romancë në një nivel tjetër pasi ata tashmë edhe jetojnë bashkë dhe ai madje ka filluar ta quajë atë “zonjë”.



Sipas burimeve të mediave amerikane, Iggy është shumë e lumtur me basketbollistin dhe mezi ka pritur të bashkohet me të.

Nga ana tjetër Nick Young e ka mbrojtur të dashurn e tij, pas kritikave të Nicki Minaj.



“Iggy po bën gëjra të mëdha dhe kjo po i frikëson njerëzit. Ajo nuk do të ndalet. Ajo është numër 1. Si do ta ndalni? Ajo është në maje tani për tani dhe natyrisht se do të xhelozoni”, u shpreh Young.



 
Top