Ni – ni – gjendje e rinisë shqiptare.
...as studion as punon... (ni studija – ni trabaja - spanjisht)
Rrugëve. Zvarriten me një rëndomësi saturniane, nën peshën e plumbtë dhe mund tu tingëllojë e çuditëshme nëse u thua që Virxhinia Woolf shkruan në ditarin e saj se dëshiron të kalojë “si një re mbi dallgë”. Sikur të ndaleshim e të kërkonim një përse ndoshta do të binim në një mendim ku harlsien mjaft të tilla dhe do të mbeteshim në vend si në një kryqëzim. Ndaj. Themi se autorja ka dashur të identifikojë veten me kotësinë, në pragun e një dëshpërimi mbytës kur kupton se je (je – tën lojë fjalësh) për jetën po aq i domosdoshëm sa edhe një varëse floriri për trupin në një ditë të ftohtë. Flatus vocis – kumt pa asnjë realitet përkatës. Ndoshta. Një sipërfaqe uji - e qetë (kusht) nuk është gjë tjetër veç një pasqyrë e stërmadhe mbi të cilën reja do të mbetej e mbërthyer si një Narcis. Në çdo lloj mungese kujtesa vepron në retrospektivë; pa diell harrojmë domethënien e shprehjes: “Të ngrohësh barkun në diell.”, por jo shprehjen tjetër: “Të ngopesh me lugën bosh” si një epilog. (kurthi që ngrejnë politikat e ngjyrave ylberore në një lojë pasqyrash ku një qenie e vetme krijon një shumllojshmëri humbëse. Nuk ka një thellësi, ka vetëm një perspektivë të sipërfaqëshme ku mund të përplasesh, ndaj ngurron. Nuk është zbavitëse aspak. Nuk është aspak argëtuese nëse mendon se në këtë lloj loje sot janë përfshirë thuajse gjithë rinia shqiptare – përjashto 20% të papunët. Janë të vetdijshëm) Në një ‘ndaj’ tjetër autorja ka sajuar detin e trazuar duke i dhënë vlera të plota pikërisht në të qenët i tillë, i dallgëzuar, sepse të detyron të ngrihesh sipër për të mbijetuar. Ose. Të qenët re nuk është gjë tjetër veç nënkuptim i një gjendjeje të mëparëshme ku dielli ka qenë protagonist dhe duke ngrohur me rrezet e tij sipërfaqen e ujit ka nxitur atë proces avullimi që i krijoi. (ni)Prejardhje. (ni)Braktisje. Mpirje. Gjendje onirike e pashpresë. Të kundërveprosh? E mundur, nëse je ti që i kontrollon ëndrat, mjafton të gjesh pikën e dobët të tyre, të qenët Scheinbar – i rremë. Sikundër do të shkruante Kafka në ditarin e tij: “...Fle, po, por ëndra të forta në të njëjtën kohë më mbajnë zgjuar...unë ëndëroj vetëm dhe çfarë është më e mundimëshme se të qenët zgjuar...” (a). Pra. Të ëndërosh me sy hapur do të thotë t’i krijosh vetes një hapësirë tjetër. Utopike. Është më e mirë se onirizmi i mirëfilltë sepse utopizmi të ndihmon të përpunosh një model, shumë modele, brenda vetes që të nxit t’i realizosh. Nuk është një gjendje gjumi. Nuk është reale. Por. Utopia ka të drejtën të trokasë në dyert e iluzionit, dhe ky është më i mirë se ajo gjendje mpirëse e për-gjumit që të kujton shprehjen e trokitjes në dyert e shurdhit, sepse, flasim për një gabim pamor, shqisor, emocional, të paktën jemi në gjendje të kundërveprojmë nga çasti pasues - kur bëhemi të vetdijshëm se janë gabime. Ndërkohë një ëndër e kobshme të përndjek. Madje, duhet ta tregosh në banjë, ndërsa menderos duke të privuar edhe nga një kënaqësi kaq banale. Përpunon jetën duke e shndëruar në paragjykim. Ndërsa Ilizioni quhet edhe dështim por njëherësh është gjendje esëll. Nëse të pickon dikush krahun ndien dhimbje. Quhet dalje sipër:
Më mirë ti të sulmosh retë
Dhe duke vdekur të luftosh,
Se sa të mbrrish në breg i qetë
Dhe plagë veç plagë të numërosh.(b)
Më mirë... se sa të strukesh midis dy Ni – Ni, shumë Ni Ni, si në lojën e pasqyrave. Natyrisht më mirë. Kur ti sulmon retë duhet të mbrrish në lartësinë e tyre. Utopi? Ndoshta. Ia vlen. Më shumë se gjendja as – mish, as – peshk. Përshtatet më shumë kështu në shqip.
a - ditar. Dt. 2/10/1911)
b- Adam Mickieviç, strofa e fundit e poezisë me titull ‘Lundërtari’ përkthyer nga Dh. Qiriazi.
* * *