Ni – ni – gjendje e rinisë shqiptare.

atman

Forumium maestatis
Ni – ni – gjendje e rinisë shqiptare.

...as studion as punon... (ni studija – ni trabaja - spanjisht)
Rrugëve. Zvarriten me një rëndomësi saturniane, nën peshën e plumbtë dhe mund tu tingëllojë e çuditëshme nëse u thua që Virxhinia Woolf shkruan në ditarin e saj se dëshiron të kalojë “si një re mbi dallgë”. Sikur të ndaleshim e të kërkonim një përse ndoshta do të binim në një mendim ku harlsien mjaft të tilla dhe do të mbeteshim në vend si në një kryqëzim. Ndaj. Themi se autorja ka dashur të identifikojë veten me kotësinë, në pragun e një dëshpërimi mbytës kur kupton se je (je – tën lojë fjalësh) për jetën po aq i domosdoshëm sa edhe një varëse floriri për trupin në një ditë të ftohtë. Flatus vocis – kumt pa asnjë realitet përkatës. Ndoshta. Një sipërfaqe uji - e qetë (kusht) nuk është gjë tjetër veç një pasqyrë e stërmadhe mbi të cilën reja do të mbetej e mbërthyer si një Narcis. Në çdo lloj mungese kujtesa vepron në retrospektivë; pa diell harrojmë domethënien e shprehjes: “Të ngrohësh barkun në diell.”, por jo shprehjen tjetër: “Të ngopesh me lugën bosh” si një epilog. (kurthi që ngrejnë politikat e ngjyrave ylberore në një lojë pasqyrash ku një qenie e vetme krijon një shumllojshmëri humbëse. Nuk ka një thellësi, ka vetëm një perspektivë të sipërfaqëshme ku mund të përplasesh, ndaj ngurron. Nuk është zbavitëse aspak. Nuk është aspak argëtuese nëse mendon se në këtë lloj loje sot janë përfshirë thuajse gjithë rinia shqiptare – përjashto 20% të papunët. Janë të vetdijshëm) Në një ‘ndaj’ tjetër autorja ka sajuar detin e trazuar duke i dhënë vlera të plota pikërisht në të qenët i tillë, i dallgëzuar, sepse të detyron të ngrihesh sipër për të mbijetuar. Ose. Të qenët re nuk është gjë tjetër veç nënkuptim i një gjendjeje të mëparëshme ku dielli ka qenë protagonist dhe duke ngrohur me rrezet e tij sipërfaqen e ujit ka nxitur atë proces avullimi që i krijoi. (ni)Prejardhje. (ni)Braktisje. Mpirje. Gjendje onirike e pashpresë. Të kundërveprosh? E mundur, nëse je ti që i kontrollon ëndrat, mjafton të gjesh pikën e dobët të tyre, të qenët Scheinbar – i rremë. Sikundër do të shkruante Kafka në ditarin e tij: “...Fle, po, por ëndra të forta në të njëjtën kohë më mbajnë zgjuar...unë ëndëroj vetëm dhe çfarë është më e mundimëshme se të qenët zgjuar...” (a). Pra. Të ëndërosh me sy hapur do të thotë t’i krijosh vetes një hapësirë tjetër. Utopike. Është më e mirë se onirizmi i mirëfilltë sepse utopizmi të ndihmon të përpunosh një model, shumë modele, brenda vetes që të nxit t’i realizosh. Nuk është një gjendje gjumi. Nuk është reale. Por. Utopia ka të drejtën të trokasë në dyert e iluzionit, dhe ky është më i mirë se ajo gjendje mpirëse e për-gjumit që të kujton shprehjen e trokitjes në dyert e shurdhit, sepse, flasim për një gabim pamor, shqisor, emocional, të paktën jemi në gjendje të kundërveprojmë nga çasti pasues - kur bëhemi të vetdijshëm se janë gabime. Ndërkohë një ëndër e kobshme të përndjek. Madje, duhet ta tregosh në banjë, ndërsa menderos duke të privuar edhe nga një kënaqësi kaq banale. Përpunon jetën duke e shndëruar në paragjykim. Ndërsa Ilizioni quhet edhe dështim por njëherësh është gjendje esëll. Nëse të pickon dikush krahun ndien dhimbje. Quhet dalje sipër:
Më mirë ti të sulmosh retë
Dhe duke vdekur të luftosh,
Se sa të mbrrish në breg i qetë
Dhe plagë veç plagë të numërosh.(b)

Më mirë... se sa të strukesh midis dy Ni – Ni, shumë Ni Ni, si në lojën e pasqyrave. Natyrisht më mirë. Kur ti sulmon retë duhet të mbrrish në lartësinë e tyre. Utopi? Ndoshta. Ia vlen. Më shumë se gjendja as – mish, as – peshk. Përshtatet më shumë kështu në shqip.

a - ditar. Dt. 2/10/1911)
b- Adam Mickieviç, strofa e fundit e poezisë me titull ‘Lundërtari’ përkthyer nga Dh. Qiriazi.

* * *
 

atman

Forumium maestatis
Re: Ni – ni – gjendje e rinisë shqiptare.

E vërteta rrëshqet drejt skajeve vetë?

“Kush e pi me fund shikon Zotin. Kush e pi me një gllënjkë të tërë, shikon Zotin dhe Madalenën.”, shkruhej në një kupë që zotëronte Renato d’Angiò,(a) E ndryshuar paksa mund të thuhet:
“Kush e kthen me fund e në një gllenjkë të tërë, shikon Zotin dhe një Vërë”.

Histori pa data që vazhdon...
...në bare e klube, gjerbje dhe gëlltitje në plogështi pije që ndihen më mirë brenda shisheve, të mësuara tashmë me një rregull të ri molekular të qëndrueshëm, por që natyra njerëzore kërkon ta shkatërrojë duke e detyruar të rrjedhë në njëpasnjëshmërinë e dy grykave. Rezultati? Një shishe bosh megjithatë ta sjell ndërmend lëngun, sikurse këpucët të kujtojnë këmbët. E anasjellta nuk ekziston për të dy rastet. Vera nuk mund të bëhet më rrush. Por shpjegon pse vipat janë të prirur t’i hedhin lakuriqësisë një vello të tejdukëshme sipër. Ndërkohë. Vështrimi zhbiron tej xhameve të mëdhenj dhe ata... spektatorë të ngujuar, me gotën, si një telekomandë, në dorë ndjekin programet e një realiteti të zymtë asgjëdomethënës dhe shpresëhumbur të përpunuar nga një optimizëm derivat avujsh alkooli. Re brenda qenies nuk është njësoj me një qenie brenda resh. Retë brenda qenies shkaktojnë pështjellim, hutim, humbje aftësie, shpesh mendjemadhësi e që për një fill të hollë nuk e mund të shndërohet në arrogancë. Por. Nëse dëgjojmë idiomën: “e ka kokën te retë” alias: “i ka marrë koka erë”... kujtohemi se kemi politikanë dhe njëherësh kuptojmë se për ata arroganca është njësoj me kënaqësinë e prishjes së virgjërisë në një Deja-vu. Kanë mbetur të mbërthyer në skajet e një : “Na duket sikur...”. Pafajësi. Sjell ri-zgjedhjen në kohë votimesh. Është pamundësia që për një habi universale e kthen verën në rrush!!! Sekret politikanësh që dinë si dhe ku të ruajnë ende informacionet e nevojëshme edhe pse në fillim të legjislaturës premtimet e tyre kanë shkatërruar një gjendje duke e rritur në maksimum energjinë, dmth entropinë. Për të qenë brenda shtojmë edhe një ‘dmth’ tjetër e themi: Çrregullsinë.
Vështrimi kapsallitet, kërkon të plluskojë mbi lëng alkooli, ndërkohë spazma apo gulçe, lemzë, hyn midis fjalësh (thuhet se dikush të kujton, ndaj fillon e thërret në apel njerëz, në fakt...në fak nuk bën gjë tjetër... veç, përsërit atë ide që Sheryl Crow në një nga këngët e saj e thotë drejtpërdejt: “Gënjemë dhe të premtoj se do të të besoj...”) ndodh sa herë që femra me minifund ose me pantallona të ngjitura pas trupit duke nxjerrë në pah linjat, bëhen protagoniste diskutimesh e bisedash shpesh gojësh - të mbetura në cakun e – hapjes sajojnë Guhakun, ndërsa ajri zvarritet brenda për zakon. Duhet të mbushë një zgavërr, qoftë kjo mushkri dhe hojëzat e saj si qoshe, e nuk janë hoje bletësh, pite ku do të gjenim mjaltë të pasuar edhe nga shprehje metaforike kur për dikë themi se është gojëmjaltë, ngjajnë me qoshet, kthinat, hijesirat, zgavrat sepse çdo gjë nis me fjalë të vjetëruara, të grryera, të përdorura, të hajthme e të dobëta, aq sa mund të shikosh tejpërtej tyre e të dallosh shpërfilljen si një akt vetmbrojtjeje sepse veshjen “minimal” vipat e tërheqin pas vetëm për një besdi, të diktuar nga një moral i imagjinuar; mbulojnë lakuriqësinë e sipërpërmendur që e shndëron në të vërtetë trupin e tyre në diçka që thuajse nuk u përket. (të kuptohemi, ato e bëjnë këtë flijim për hir të kënaqësisë që duhet t’i afrojnë shoqërisë!!!) Nëse përqëndrohemi te koncepti, nuk është trupi që merr ndonjë pamje tjetër në vetvete, por ideja e sëvërtetës kur pohon një shndërim shpërfytyrim që e shtyn atë drejt caqeve më të largëta duke i lënë hapësirë ironisë - thuajse nuk u përket – e bën më të pranueshëm flijimin. Pyesim nëse është veshje apo thjesht çka Shopenhaueri e quante parerga. Dua të them njëlloj kornize. Rëndom. Jemi mësuar që një kornizë ta shohim sëbashku me një pikturë brenda ose me një çertifikatë kualifikimi apo një diplomë e kryqëzuar, shpesh në të folur si një mënyrë nënkuptimi. Por. Në këtë rast ne duhet të sqarojmë rolin e trupit brenda hapësirës së kufizuar ndërkohë veshja minimal është një afërmenç kornize. Në të njëjtën ‘por’ nisemi edhe nga e kundërta; nëse trupi është korniza dhe veshja domethënia. Nëse ndonjë këngëtore del në skenë pa mbathje, i jep fund dilemës. Lafshat e vaginës edhe pse janë të femrës paradoksalisht në çdo përkulje të trupit të kujtojnë këndezin majë plehut, hap sqepin dhe mbyll sytë kur këndon, përse? E di këngën përmendësh? Nuk do të shohë që është majë plehut? Është një Sibilë – Symbyllë, profeteshë. (Tina, një prostitutë shqiptare do të thoshte se i mban sytë mbyllur sa herë që.) Në çdo rast këmbët janë të hapura mjaftueshëm për të soditur dhe për të. Pas dilemës pyetet nëse duhet shtuar edhe paralipomena në sjellën e shqiptarëve (paralipomenë - e pa vënë re, zakonisht të tilla janë shtojcat e panevojëshme – parergat, që nuk bien në sy, ngaqë, të qenët e tyre nuk shpreh ndonjë virtyt ose veti si duhuri. Megjithatë natyra njerëzore duket se nuk bën dot pa to, sikundër një femër pa stolira).

Një parabolë sa për të treguar që je aty, në hapësirën e barit ku si kornizë nuk shërbejnë katër muret por pëshpërimat për femrat e bukura dhe rrumbullakësinë e të mbrapmeve asgjëdomethënëse të vipave, që lëvizin si dy tastiera pianoje të shurdhëta. Të heshtur e të zhgënjyer, ngaqë karakterin e mullaqeve nuk e zbulon lakuriqësia. Duket se kjo është arsyeja pse Henri Matisse pikturoi “Vallja” në dy variante, për të thënë se është e vështirë të bësh të flasë diçka që ka lindur për të heshtur. Prapanica, nëse...nuk vallzon ...! Ndërkohë. Apollinaire në një poezi të tij kushtuar Madeleine Pages do ta quajë vrimën e by... “porta e nëntë”. Lajthitje? Jo.
(Paralajmërim për anëtarët e LSI, duhet ta kenë parasysh sa herë që votojnë, ta ruajnë portën e nëntë nga kryetari i tyre...)
Avujt e alkoolit dhe pluhuri i drogës janë një “check in” pa “check out”, nxitës kurreshtjeje drejt përmasash kabalistike. Përdoren numrat për të zbërthyer përsosmërinë e rrumbullakësisë që parashtrojnë të ndenjurat duke dashur të zbulojnë thelbin e demokracisë. E kush mund të kuptojë domethënien e demokracisë nëse të shfaqet përpara si mullaqet e djaloshit të ri, për të cilat piktori Gaugin, ky dashuror femrash, i turbulluar, te Noa Noa, do të shkruajë se: “Ishte si parandjenja e një krimi, dëshirë për të panjohurën, rizgjim i të keqes?”.
Te e fundit kurreshtja tënde u zgjua. Përkushtimi është pasojë.

a – Renato d’Angiò, 1409 – 1480, i njohur ndryshe si Renato i Parë i Napolit, apo Renato i Miri. – i supozuar mjeshtër i madh i Prioratit të Sionit.

R. Koçiu

Të drejtat janë të autorit.

* * *
 
Top