Ngrirja e Trupit - udhetim ne te ardhtmen?

Iliri

Primus registratum
Ngrirja e Trupit - udhetim ne te ardhtmen?

Ne Anglisht quhet "cryogenics" eshte shkenca e uljes se temperatures tek zeroja absolute. Disa kane menduar ta ngrijne trupin ne nje gjendje te tille, dhe ta shkrijne ate mbas nje kohe te gjate. p.sh. te ngrihesh ne shekullin e 21te dhe te shkrihesh ne shekullin e 23te etj. Gjithashtu kane menduar se ngrirja e udhetareve te hapesires se universit do te bente te mundur kalimin e kohes se gjate ne anijen kozmike. Megjithe se eshte provuar se ne temperatura shume te ulta, trupi i njeriut preservohet, pyetja qe shtrohet eshte: Po mendja a mund te prezervohet ne nje gjendje te tille?
 

manga

Primus registratum
Re: Ngrirja e Trupit - udhetim ne te ardhtmen?

me sa e di une, trupi i njerit mundet me u ruejt tuj ja zbrite temperaturen, e qi rrjedhimisht shkakton ngadalsim t'metabolizmit - baj fjale per hibernacionin. por, shkrimja e ngrimja asht larg realizimit, sepse kur ngrihen qelizat, at'here uji n'to bymehet edhe e shperthen membranen e qelizes - kjo do me thane qi qeliza vdes, e me ket edhe trupi.

por, nese supozohet qi s'shpejti nanoteknologjia ka me mrri me e realizue ngrimjen e trupit, at'here kish me qene pytje me vend se chka ndodh me vetdijen e njerit. mue ma merr mendja qi ai njeri kish me e ndje vehten sikurse kur zgjohet prej nji gjumi, plot mamurllyk.
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Ngrirja e Trupit - udhetim ne te ardhtmen?

Atehere do jete nje teknologji komplet tjeter dhe jo nje ngrirje ne kuptimin e mirefillte te fjales. Po te ishte nje ngrirje e thjeshte do sillte vdekjen nga hypothermia.
 

Pladomen

Primus registratum
Re: Ngrirja e Trupit - udhetim ne te ardhtmen?

HELLO

KJO LLOJ SHKENCE ESHTE ABSOLUTIKISHT E PA MUNDUR NE ASNJE LLOJ MENYRE..
KAM LEXUAR SHUM PSE EDHE KA KUPTIM.

TRURI KUR NGRIHET NUK ESHTE KURR NE TE NJEJTEN GJENDJE EDHE PAS SHKRIRJES.
KOMPLET FORMA E TRURIT NDRYSHON MBAS SHKRIRJES DHE NUK E KA ME FUNKSIONIN E DUHUR.
NE TE GJITH E DIME SE SI TRURI DUKET PARA NGRIRJES
http://ric.uthscsa.edu/RIC_WWW.data/Components/talairach/images/brain.gif
Problems abound, including general cell damage and destruction to connections between brain cells, both caused by freezing and unraveling that occurs after death.
 
Top