Kam vene re se shume njerez te shquar te skenes dhe ekranit kur intervistohen vihen ne poziten e pyetjeve zjarr ose pyetje-pergjigje te shpejta. Ne mendjen e tyre sa me shpejte te pergjigjen aq me te zgjuar, inteligjente ose vetenjohes jane.
Personalisht mendoj se mungesa e nje pergjigje eshte edhe pergjigjja me e mire. Nese dikush i pergjigjet shpejte te gjitha pyetjeve ka dicka qe nuk shkon. Nese isha mashkull dhe do te intervistoja dy femra me qellimin final te perzgjedhjes se njeres prej tyre ajo qe do te jepte pergjigje per mekaniken e makines apo per shume ceshtje te tjera qe jane adapt per meshkujt do te skualifikohej. Nje femer e tille eshte mashkull-femer (jo se eshte gje e keqe) por ulet nevoja e saj per marrdhenie (marr se kam nevoje dhe jap se kam ne xhep) dhe ngrihet shansi i nje braktisjeje. Balanci midis varesise dhe pavaresise ndahet nga nje qime floku.
Per sa i perket ngjyrave une do te thoja. Nese ne nje ambjent plot ar dhe flori dhe argjend do te shihja dicka prej balte te cfaredolloj ngjyre ajo do te ishte dhe gjeja me e bukur ne ate moment. Eshte ngjyra me e rralle ne nje det ngjyrash. Atje vete syri. Ne ate moment ajo eshte me e bukura. E njejta eshte e vertete nese do te permbysja situaten.
Te gjitha gjerat kane vlere dhe jane te bukura. Ne momente te caktuara dhe situata te caktuara.
EK