Ngjela: Ligji për TV-të na kthen në socializëm

“Unë nuk mundem të marr përsipër paaftësinë e një qeverie që mund të korruptohet e të ndalojë qarkullimin e kapitalit
A.R
TIRANË- Deputeti i PD-së, Spartak Ngjela, i vetmi që votoi në mbështetje të dekretit të presidentit Alfred Moisiu, ka kritikuar ashpër qëndrimin e mbajtur nga maxhoranca për të lënë të pandryshuar ligjin “Për radion dhe televizionin publik e privat”. Ngjela e ka konsideruar amendamentin “Lesi” si dhunim të medias së lirë e të pavarur. Sipas tij, nëse ky amendament do të mbetet i pandryshuar, që në këtë moment 6-7 televizione lokale janë në prag falimentimi. Ngjela saktësoi në këtë pikë se pronarët e këtyre televizioneve kanë të drejtë të kërkojnë dëmshpërblim për investimet e kryera në media e që nuk do të mund t’i kenë më. “Se kjo qeveri që kërkon që kapitali privat të mos ketë pjesën e vet dhe të investojë në politikë, qoftë shtrembër, qoftë drejtë. Unë nuk mundem të marr përsipër paaftësinë e një qeverie që mund të korruptohet e të ndalojë qarkullimin e kapitalit, sepse atëherë do të kthehemi atje ku kemi qenë. Që logjika e kësaj është këtu; qeveritë nënshtrohen ndaj medias, media është në dorë të kapitalit, shtetin e ka marrë kapitali, u bubu të vemi në socializëm. Kjo është deviza e këtij ligji mbajeni”, - tha Ngjela. Gjatë fjalës së tij ai i ka tërhequr vëmendjen shumicës së djathtë e njëkohësisht edhe qeverisë, se ishte shumë e rëndësishme t’i kushtonte vëmendje faktit që brenda pesë muajve kreu i shtetit kishte kthyer për të rishikuar në Parlament pesë ligje të rëndësishme të miratuara nga legjislativi. “Bashkohem me presidentin dhe fakti që janë kthyer për pesë muaj 4-5 ligje të rëndësishme që bien ndesh me Kushtetutën, është i rëndësishëm. Kjo tregon se te ne nuk funksion ajo që ne kemi më të shenjtë, Kushtetuta”, - tha më tej Ngjela. Ai vërejti, ndër të tjera, se nuk i interesonte aspak formula e përbërjes së Këshillit Drejtues të Radios dhe Televizionit apo edhe ajo e Këshillit Drejtues të TVSH-së. “Nuk më intereson fare formula që do të miratoni për përbërjen e këtyre dy institucioneve, pasi as KKRT-ja dhe as KD-ja e TVSH-së nuk do të jenë ndonjëherë të pavarura. Televizionin e krijoi punizmi dhe do të vazhdojë të jetë i tillë. Ky amendament është antikushtetues sepse ndalon shqiptarët të investojnë në media. Si ka mundësi që një pronar të mos ketë mbrojtje në gazetën e vet për kapitalin e tij”, - theksoi ish-kryetari i Komisionit të Ligjeve, Spartak Ngjela. Avokati i njohur, i cili prej kohësh ka shprehur qëndrimin e tij kundërshtues për disa nga ligjet kryesore të hartuara nga qeveria e të miratuara në Kuvend, e konsideroi të papranueshëm amendamentin në fjalë, duke nënvizuar faktin se ligji kishte të vetmin synim; bllokimin e medias. Deklaratat e Ngjelës nuk janë shoqëruar me asnjë koment dje në Parlament, qoftë edhe nga kryeministri Sali Berisha, i cili ishte i pranishëm gjatë fjalës së tij, por edhe gjatë pjesës më të madhe të debateve për këtë çështje.