Nga diamantet te kompjuterët e përgjakur
Në një raport të publikuar së fundi thuhet se kompanitë shumëkombëshe janë përfshirë dhe po zgjerojnë tregtinë e mineraleve që shërbejnë si lëndë e parë për indus-trinë teknologjike. Madje kjo është një nga shkaqet që mban të ndezur edhe luftën e përgjakshme civile në Repub-likën Demokratike të Kongos. Raporti është publikuar nga “Global Witness”, e njëjta organizatë joqeveritare që ndi-hmoi në publikimin dhe denoncimin e dhunës që ushtrohet në vende në të cilat nxirren diamantet. Megjithatë kompanitë e akuzuara i kanë mohuar të gjitha akuzat dhe disa madje e kanë bërë një gjë të tillë edhe me një shpre-hje të hapur armiqësie ndaj organiza-tës. Sipas tyre, kjo e fundit e thjeshton më shumë seç duhet një proces që zhvillohet në një sfond shumë kaotik gjeopolitik.

Krahinat e Kivus së Veriut dhe të Jugut në lindje të Republikës Demokra-tike të Kongos janë të mbushura me miniera volframiti, koltani dhe ari, të gjitha këto minerale që përdoren për prodhimin e çdo produkti teknologjik që nga llambat e deri te laptopët, nga MP3 deri te Playstations. Gjatë 12 viteve të fundit të konfliktit të arma-tosur në këtë rajon, kontrolli i këtyre burimeve natyrore me shumë vlerë është shndërruar në një mënyrë shumë fitimprurëse për palët ndërluftuese. Ato shesin minerale dhe blejnë me paratë e fituara prej tyre, armë dhe gjëra të tjera që u duhen për të mbi-jetuar dhe për tu pasuruar.

Raporti pretendon se ka ndjekur gjithë zinxhirin e furnizimit me këto lëndë të para, që nis nga palët ndërluf-tuese e përfundon te ndërmjetësit dhe blerësit ndërkombëtarë. Në momentin që metalet mbërrijnë te kompanitë elektronike, ato kanë kaluar ndërkohë në shtatë-tetë duar. Kjo do të thotë që pa një histori të qartë të mënyrës së mbërritjes së metaleve te kompania që prodhon materialet elektronike, çdo përdorues i telefonave, kompjuterëve mund të mendojë se ndoshta aparatet e tyre vijnë nga tregtitë e pandershme në zonat tragjike të Kongos. Në këtë vend, që nga nisja e konfliktit civil, kanë humbur jetën mbi 5 milionë njerëz. Konflikti nisi në vitin 1996 dhe një pjesë e viktimave janë shkaktuar nga abuzimet e drejtpërdrejta, të tjera nga kaosi ekonomik dhe politik. Grupet e armatosura janë të shumtë dhe sul-mojnë gjithmonë pa paralajmëruar popullsinë civile. Disa prej tyre detyro-jnë civilët që të punojnë pa para nëpër minierat e metaleve të çmuara. Sipas raportit një minator në një minierë në Kivunë Jugore tha: “Ne jemi mishi i tyre, kafshët e tyre. Kemi lindur për tu shërbyer atyre dhe për këtë nuk kemi të drejtë që të kërkojmë në këmbim as një copë bukë për të mbajtur frymën gjallë. Sipas organizatës, edhe pse ushtria kongoleze dhe grupet rebele janë dy palë në opozitë dhe konflikt me njëra-tjetrën, kur vjen fjala te biznesi shumëmilionësh dhe shfrytëzimi i burimeve të minierave, ato shndër-rohen në aleatë dhe bashkëpunëtorë. Shpesh i ofrojnë njëri-tjetrit lehtësira në transport dhe akses në zonat e tyre, sigurisht në këmbim të ndarjes së fitimit që në të gjitha rastet është jashtëzakonisht i madh.

Sipas kërkuesve dhe mbledhësve të këtyre fakteve, tregtia e mineraleve është shumë më e shtrirë dhe me më shumë përfitim nga sa mendohej në fillim. Një qeveritar kongolez anonim bëri të ditur se të paktën 90 për qind e gjithë eksportit të arit nga vendi është i padeklaruar. Po sipas raportit, përfiti-met e mëdha të shumëkombësheve nga këto zona janë bërë pengesë për ven-dosjen e paqes në Kongo, sepse paqe do të thotë rregull, do të thotë taksa, do të thotë paga për minatorët, pra ulje fitimi për tregtarët dhe përfituesit e metaleve. Në studim ngrihet pyetja në lidhje me përfshirjen e rreth 240 kompanive të ndershme ndërkombëtare. Kryesisht bëhet fjalë për kopani europiane dhe aziatike. Sigurisht pa përmendur rolin e faktorëve të tjerë që janë pjesë e këtij zinxhiri të madh e shpesh të ndërlikuar të transportit dhe shitjes së mineraleve. Në këtë rrjet futen edhe kompani shumë të njohura të prodhimit të pajisjeve teknologjike si “HP”, “Nokia”, “Dell” apo “Motorola”. Edhe pse në vetvete këto kompani mund të operojnë legalisht, ato aku-zohen për mungesë transparence në lidhje me përftimin e lëndës së parë. Kompanitë më të mëdha e kanë hed-hur poshtë gjithë sa thuhet në raport. Për sa i përket këtij të fundit, ai në fund bën thirrje për standarde më të larta dhe transparencë më të madhe në industrinë e prodhimit të pajisjeve teknologjike”.(Shqip)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22515. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22515