Nga 123 nxënës që kërkuan ndihmë, në mbikëqyrje të QKUK së 16 raste

Nga 123 nxënës që kërkuan ndihmë, në mbikëqyrje të QKUK së 16 raste

nxansat_e_fushkosoves-300x195.jpg
<p class="wp-caption-text">Foto: Express</p>


Gjatë ditës së djeshme ndihmë mjekësore kanë kërkuar 123 nxënës të shkollës së mesme “Hivzi Sylejamni” nga Fushë Kosova që ankoheshin për helmim. Gjatë kontrollit të tyre në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, “ankesat kryesore të nxënësve ishin: vështirësitë në frymëmarrje, marramendje, plogështi dhe alivanosje. Në disa raste është evidentuar hipotensioni, ekspirium i zgjatur, shtangie e muskujve dhe shqetësim psikik dhe motor”, thuhet në një kumtesë të Konsiliumit të QKUK. Të gjithë nxënësit e vizituar janë trajtuar me tretje infuzive ndërsa te disa raste janë përdorur qetësues, dhe në raste të veçanta janë dhënë kortizonikë. Në 40 raste janë marrë mostrat e gjakut për analiza toksikologjike. Shumica dërmuese e këtyre rasteve, pas ofrimit të ndihmës profesionale janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore. Për momentin, në mbikëqyrje të personelit shëndetësor të QKUK së, janë 16 raste, thuhet me tej në këtë kumtesë për të kontastuar se asnjëri nga të vizituarit nuk është në rrezik për jetë dhe gjendja e tyre rezulton me parametra stabil. “Konsiliumi vlerëson se situata aktuale është nën kontroll dhe në opinion nuk ka vend për panik. Konsiliumi është duke përcjellë situatën e krijuar dhe për çdo informacion shtesë rreth këtyre rasteve, opinioni do informohet menjëherë”. Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi ka vizituar nxënësit e sëmurë dhe ka kërkuar të mos bëhet panik. Ai ka theksuar se analizat toksikologjike do të dërgohen dhe jashtë vendit. Drejtori i Qendrës Klinike Universitare Jusuf Ulaj, në lidhje meshkaktarët e mundshëm , citohet të ketë thënë se nuk ka shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm, ndërkohë që po bëhen të gjitha analizat.</p>


QIK</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=23480. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=23480
 
Top