Nexhmija: Dyshimet e mia për sulmin ndaj Tiranës
Nexhmije-Enver Hoxha, letërkëmbimi intim më 22 dhe 24 shtator 1943

Ashtu siç ishte lajmëruar në fund të numrit të kaluar, sot do të publikohet letërkëmbimi mes Nexhimije dhe Enver Hoxhës. E para më 22 shtator dhe e dyta më 24 shtator 1943.

Letërkëmbimi kishte në qendër kritikat e Enver Hoxhës si sekretar politik i Komitetit Qendror të PKSH-së, për Nexhmije Xhuglinin, e cila nuk kishte marrë guximin për të ndërhyrë pranë KQ të Partisë, për të ndaluar gabimet që bënë drejtuesit e tij si Ymer Dishnica, Nako Spiru etj.

Këto kritika iu bënë asaj në takimin që pati me Hoxhën në fshatin Arbanë, pas të cilit ajo, më 22 shtator vendosi t’i shkruajë një letër.

“Këtë vendim e mora më shumë për t’i treguar Enverit se, pas kritikave që më bëri, unë “guxoja” të shpreh pikëpamjet e mia, qoftë edhe për çështje të një rëndësie të tillë strategjike.

Po siguria në vetvete që më sugjeronte Enveri kaloi në ekstremin tjetër sa unë, një vajzë 22-vjeçare, po i shkruaja shefit të Shtabit të Përgjithshëm se çfarë duhet të ketë parasysh para se të ndërmerrej sulmi për çlirimin e kryeqytetit”.

Siç shihet edhe nga teksti i letrës, që botohet për herë pas 66 vitesh, 22-vjeçarja shpreh dyshime për efektivitetin e sulmit partizan për të marrë Tiranën, duke u druajtur për aftësinë e forcave partizane, por edhe për pasojat që do të kishte mbi popullsinë e pambrojtur civile. Jepen aty edhe mendime për rrymat e reja politike që po lindnin dhe që kishin rivalizuar punën e celulave të PKSH-së në Tiranë.

I dashuri shok i em,

Takova Gogon porsa u ktheva nga ju dhe më foli shkurt mbi shka kishit biseduar e porositi për organizatën këtu, pse s’kishim kohë më shumë. Veçanërisht për sa i përket qëllimeve tuaja për Tiranën, unë jam e mendimit që lidhjet tona me ju duhet të jenë më të forta e më të koordinueme.

Njësitet tona janë të gatshme, por duhet ta dini që janë të pamësuar e eksperiencë dhe prova e parë është e rëndë. Njësitet tona dhe populli sigurisht që do të ndihmojnë mjaft hyrjen e ushtrisë sonë, por unë s’kam shumë besim në ndihmën ushtarake.

Ata mund të pengojnë lëvizjen e armikut, mund të luftojnë armikun, mund të zënë disa pozita në qytet, por ata nuk janë në gjendje të përballojnë një luftë ndeshjeje me armikun në qytet pa çetat. Duhen forcuar dhe mund të forcohen më shumë me armë automatike dhe antitankse etj., se sa për eksperiencë nuk mund të bëhet fjalë në 2 ditë, ose qoftë edhe më shumë.

Me forcat që ka këtu Gjermania sigurisht shpartallohen, janë jo më shumë se 1500, ushtria italiane pothuaj u largua, përveç karabinierisë e disa pak të tjerë, një pjesë e madhe janë të aviacionit, pastaj ka austriakë (bile një ka kërkuar të iki në çetë, por i janë ndrojtur provokacionit) ka francezë, polakë e turli biçimi. Janë në shumicë të rinj.

Një gjë duhet marrë parasysh, që Tirana ka një popullsi sot të dendur, janë këtu ¾ e Durrësit, ka familje të djegura nga Jugu dhe mendimi i largimit të popullsisë nga Tirana s’ka se si të realizohet.

Ku të venë! Në Zall të Herrit, në Skuterë ose në fshatra të tjera që kanë nga dy kasolle? Për në qytete të tjera nuk mund të bëhet fjalë për dyndje të popullsisë së Tiranës. Prandaj duhet marrë parasysh, që lufta të zhvillohet në mes të popullsisë.

Armiku forcë të gjallë ushtarake nuk ka dhe këlyshët e tij që janë provuar se si ikin e fshihen kur janë bërë ndjekje dhe ndeshje me armë në qytet, qoftë me fashistët italianë, qoftë me shokët tanë që ngjisnin afishet, por forca të motorizuara ka, ka mjaft tankse dhe mjafton të zërë rrugët kryesore të qytetit dhe që as masat, as njësitet të mos mundin të veprojnë. Unë s’di nga strategjia e luftës as edhe njoh posibilitetet e juaja, por unë dua të them atë që mendoj dhe di unë.

Pastaj Tirana nuk mund të merret në qoftë se nuk damtohen rëndë rrugët që shpien në Durrës dhe Elbasan. Pastaj duhet llogaritur dhe aviacioni. Sa për djegien e qytetit ose territorin e gjerë, nuk besoj, pse s’do kenë forca dhe mundësi.

Tirana mund të merret kurdo, por ajo që duhet menduar është a mund ta mbajmë. Këtu dyshoj, nga ato që thashë më nalt, dhe me lanë qytetin prap, jo vetëm që është një humbje politike. Popullsia, përveç rinisë, është e shqetësuar ca për sulmin që mund t’i bëhet Tiranës, pse i trembet terrorit, po prapë e pret.

Përveç armëve që muarën njësitet tonë, shifet që është armatosur dhe një pjesë e popullit. Kjo shifet sidomos këto dy net që ka vluar pushka me orë, pse mbrëmë dhe sonte ka ra zjarr i madh, mbrëmë në një komandë karabinierie dhe sonte nuk e di.
Populli në këtë mes provon revolverët dhe pushkët.

Zjarret flitet se janë sabotazhe të italianëve, por flitet se i bëjnë gjermanët. Lajmërohet se Beqiri ka hyrë në Krujë si Skënderbeu që moti dhe populli e priti. Lajm i sigurt që është bombardue rëndë aerodromi i Vlorës nga aviacioni i aleatëve.

Gogoja të ka biseduar për punën tonë këtu, për organizatën e partisë, të këshillave etj. Organizata ka punuar, por vetëm një pjesë që punon gjithmonë si në parti ashtu në rini. Asht duk dhe një lëvizje nga gjithë shokët, por sikur të punonin të gjithë si të paktit, sigurisht do qemë shumë përpara. Prandaj po bëjmë me sa na ipet dhe sa na e lejon “pesha specifike e trurit tonë”. Që ta vëmë në lëvizje dhe ta ngremë të gjithë organizatën.

Punë në masë është bërë, por më shumë agjitacioni se sa organizimi e mobilizimi. Shkathtësia e shokëve në këtë drejtim mungon, po mundohemi tua transmetojmë atë tonën…(thënë me ironi).

Me rininë është punuar, po prap ka mjaft gjëra që nuk ecin brenda në organizatë. Jemi duke organizuar disa kurse theorike për rininë tue fillue nga ajo e punëtorëve, pse janë të vendosur aq ulët politikisht.

Këshillat po forcohen në zyra, ministrira e mëhalla. Po ndihet vetë nga populli nevoja e tyne. Punën e këshillit të Tiranës ju e dini, por organizativisht nuk na prish punë, se s’ka formue as edhe gjysmë këshilli zotnija (S.K.).

Por politikisht (megjithëse kjo s’mund të ndahet kështu) do të na dëmtojë ca, pse kjo po ndihet edhe nga gojë gjysmë reaksionarë, edhe të lidhur me Ballin, lidhje që nuk u leverdis ma sot, por me u hedh në gjirin e naciona-çlirimtares asht ulje prestigji dhe humbje vendi, prandaj është e domosdoshme me formue partinë social-demokrate!

Kështu flitet sot jo akoma me insistim dhe gjerësisht, por sigurisht kjo ide, nesër do të rritet dhe me zbarkimin e aleatëve do të konkretizohet. Kjo parti, me frymën që po lind, sigurisht do të jetë mjaft reaksionare me partinë tonë.

Duke mos pasur koka politike dhe program të kjartë, kjo ma shumë se me drejtue masat për rivendikimet e saja, qoftë me metodat e saja social-demokrate, ajo do të mundohet të fitojë mase tue krahasue programin e saj “evolusionist” demokrat me teorinë revolucionare etj. Do të mundohet të fitojë nga djersa tonë dhe sigurisht do të fitojë, pse masat që kemi në rreth sot nuk janë të formuara dhe do të çorientohen.

Duke përfituar nga eksperienca me Ballin Kombëtar duhet të marrin qëndrim pak më shpejt dhe ta gjykojmë sipas qëndrimit të saj në luftën e sotme. Edhe Musineja me shoqe kërkon formimin e një partie social-demokrate megjithëse është “apolitike”.

Me atë u ndamë, por ka infektuar ose ma mirë ka fituar simpatinë e njanës që ish me ne në këshill. Ajo deshi ta mbante Musinenë me pahir dhe na kundërshtoi mjaft duke thënë se duhet të jemi të bashkuara.

Pika delikate, jo për kët, por në përgjithësi, asht kjo që duhet skjaruar mirë populli, sidomos me demaskimin e Ballit se çdo me thanë bashkim, se për ndryshe mund të preken një pjesë nga poza e viktimës që bën Balli dhe të mos na drejtohen neve dhe të na këshillojnë, por t’i drejtohen Ballit dhe ta shkundin.

Shumë gjëra do të na dalin përpara, prandaj po i hapim sytë, sidomos ne këtu që jemi në qendër. (në qendër të Shqipnis dhe jo në Qendror të Tiranës).
Të fala gjithë shokëve
Të përqafon:
Vera

P.S. Për gjërat që më the, u kujdesova me një herë, por këpucët nuk i gjejmë. Nuk ka asnjë palë dhe te Fahrija, as te Esati, as te Zeqoja. Ku mund t’i kesh? Veç në i ka kyç gjëkundi Fahrija. Më erdhi keq që s’u paska rënë në dorë byreku me djathë dhe llokumet.

Të dërgova dhe 3 palë të mbathura, peshqir, sapun, furçë dhëmbësh. Në qoftë se mbete pa to më shkruj, në qoftë se s’ke kohë të më shkruash mua, shkruaj Gogos.
Si vete me “pacingarin”. Unë të kam popullarizuar për kët heroizëm, prandaj mos më turpëro. Jam gati të të dërgoj çdo gjë që të gënjehesh, pardon, të gënjesh guston e duhanit. Xhaxhaj kërkon fotografitë.(Shekulli)

Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=22541. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=22541