Nese partneri martohet pas vdekjes suaj?

Aki

Paint It Black
Inspiruar perseri nga nje film me Eva Longoria, Over Her Dead Body :)
Eshte nje femer kjo qe vdes pikerisht diten e dasmes dhe kthehet si fantazme dhe rasti do qe motra e te dashurit te saj e njohton vellane me nje vajze qe mund te kontaktoje fantazmat qe t'i ndihmoje atij te vazhdoje me jeten, por ai e pelqen kete vajzen e re ndersa e dashura e tij fantazme tere kohes mundohet qe t'i ndaje :)
E keni menduar ju ndonjehere nese vdisni, do ju pengonte ta dini qe partneri juaj ka vazhduar me jeten dhe ka krijuar familje te re, do ishit te lumtur pasi qe ai ka gjetur lumturine, apo s'do ju behej vone sepse sidoqofte keni vdekur me, nuk ekzistoni, osee.....do donit si ajo goca te ktheheni e te torturoni partnerin me dashurine e re :p
 

dev

Forumium maestatis
seshte gje normale per kundrazi duhet ti bhet qefi qe bashkeshorti te jet i Lumtur :) jo ta mersisi jeten te ndaje :) jeta eshte fat dhe fati eshte i shkruar kaq e kishte ditet kaq jetoj .. sdo te thote te jetosh pak e te prishesh jeten a tij/saj qe doje :(
 

Dreamer

Under the Dome
Sa shume filma sheh dhe ti Aki :D
Persa perket temes (shpresojme te mos ndodhe :D ) ama sdo me pelqente te mbaja peng asnje nqs do ndodhte nje fatkeqesi :D e tille dhe ne te kundert nqs do krijoheshin rrethanat..
 

Solaris

Suadade...
Anëtar i Shtabit
Megjithatë më kanë treguar një histori të tille të dhimbshme , sa nuk dua ta kujtoj as ta shkruaj. :(
Eshtë gjithashtu edhe një shembull tjetër , filmi me aktoren Julia Roberts është e lidhur me një burrë të divorcuar.Ish-bashkshortja vuan nga një sëmundje e pasherueshme. I gjithë filmi ndalet tek "konflikti" që krijohet nga mospranimi i asaj që ishte e dhënë për tu bëre dhe ndarja në mes e jetës së saj në pamundësi për të pare fëmijet e saj tek rriten...Paksa e trishtë , mbase devijova por gjithsesi sa për shtojce në vrazhden e kësaj tematike që trajtohet për të mos permendur që të vjetrit mund të tregojnë rrëfenja të ndryshme për situata të ngjashme.
Përsa i përket vetes time ;
"I gjalli me të gjallët , i vdekuri me të vdekurit" thotë një shprehje.
Disa gjëra duhen pranuar , sidoqoftë.
 

Hektor12

Locus omnem
e cdo beja une ... pastaj ku do e merrja vesh ... po behemi shume idealista ... sdo doja te me mbante zi shume ... jeta vazhdon ...
 

Lisa

Moderator
Anëtar i Shtabit
Moj Aki...:p
Patjeter ndaj te njejtin mendim ne 'shumicen' ketu...Pastaj dhe po u martua sikur do e shoh une,qef te bej me madje dhe per mua :D
 

hurtlocker

Valoris scriptorum
Po se degjon c'thote moj...une i jam betuar gjeri ne pafundesi ai ben deklarata te tilla qe te me copetoj zembren.... zuzu zhduku me gjithe tutkall
ore sikur me ishe betuar mua??? :( mos do me fusesh ne sherr me misteriozin tani se na fike deren :p
 
Top