Nesër shënohet Festa e Fitër Bajramit

Nesër shënohet Festa e Fitër Bajramit

243709771_456e9f3d59.jpg
Besimtarët myslimanë, përfundojnë sot Muajin e Ramazanit, kurse nesër kremtojnë Festën e Fitër Bajramit. Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës njoftoi se namazi i Bajramit të Madh falet neser në orën 06:57.</p>


Manifestimi qendror për Republikën e Kosovës, mbahet në Xhaminë Sulltan Murati në Prishtinë. Krerët shtetërorë dhe insititucional u kanë dërguar mesazhe urimi qytetarëve dhe besimtarëve islamë, si dhe kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, me rastin e festës së Fiter Bajramit. Mesazhe urimi kanë dërguar edhe përfaqësues të partive politike dhe përfaqësues diplomatik në vendin tonë.
Aksioneve të shumta që, si zakonisht organizohen në prag të Fitër Bajramit për ndarjen e ndihmave familjeve skamnore, sot iu bashkangjit edhe ndërmarrja Buçaj e Prishtinës duke siguruar pako ushqimore dhe higjienike në vlerë 6 mijë euro, që ia dorëzoi Këshillit të Bashkisë Islame të Prishtinës. Gjithashtu, edhe nxënësit e gjimnazit Kembrixh, të Pejës në konton e Këshillit të BI-së të Prishtinës, sot deponuan një mijë euro.</p>

Ky artikull eshte marre nga: http://www.shqipmedia.com/?p=22573. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.shqipmedia.com/?p=22573
 
Top