Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

OROSHI

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

Ti spurdhjak,mos fol me fjale fyese,nuk te fyeve ty asgjekundi!
Pergjigja ime si dhe epiteti "cecen" ishte per "ados"!
Nuk eshte dhjerje por balance emigrimi edhe i veri-lindoreve ne Tirane!Kaq.
Ti i djathte?Ndoshta ne perdorimin e dores /pf/images/graemlins/tipsy.gif

Ti vetem po shan dhe biles pak me shume se fancat socialiste ketu ne forum!
I djathte ti /pf/images/graemlins/goofy.gif

Kryeministri i nje qeverie nuk mund te veje Ministra te pa zote,sepse kjo do ishte nje vet vrasje!
Cfar zotesie kishte Poci?Ah po,te vidhte edhe per 4 breza te tjere te familjes se tij!

Mos perdor ofendime! /pf/images/graemlins/wave.gif
 

tntn

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ti spurdhjak,mos fol me fjale fyese,nuk te fyeve ty asgjekundi!

[/ QUOTE ]

...bravo, ke bere perparime me leksikun qe kur ke ardhur te "balancosh" Tiranen /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Pergjigja ime si dhe epiteti "cecen" ishte per "ados"!
Nuk eshte dhjerje por balance emigrimi edhe i veri-lindoreve ne Tirane!Kaq.

[/ QUOTE ]

I dashur, une s'kam asgje kunder emigrimit te verilindoreve, veriperendimoreve, jugoreve dhe juglindoreve ne Tirane. Une kam dicka kunder konceptit te "balancimit", qe perdor ti, a thua se shqiptaret na qenkan grupe etnike te ndryshme, dhe Tirana qenka Eldoradoja.
Ah, mor i shkrete...

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Ti i djathte?Ndoshta ne perdorimin e dores /pf/images/graemlins/tipsy.gif


[/ QUOTE ]

Orosh, me vjen keq, por megjithese i djathte, nuk mund te jem aleati yt natyror...kupton, apo jo?

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />

Kryeministri i nje qeverie nuk mund te veje Ministra te pa zote,sepse kjo do ishte nje vet vrasje!

[/ QUOTE ]

Vellacko, nuk ka thene ndonjehere njeri se Sali Berisha i trembet vdekjes... /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Gysi

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

Po mire, cila eshte zgjidhja qe ofroni juve?

Te shash politikanet shqiptare (ashtu si kudo ne bote) nuk eshte ndonje gje e re dhe aq me pak interesante.
Te gjithe e dine tashme qe politikanet, ne pergjithesi jane te keqinj, jane mashtrues, mendojne per veten e tyre dhe fare pak, ose edhe aspak per popullin.

Por cfare duhet te beje populli. Te mallkoje dte e nate, Salen, Fatosin apo Edvinin?
Politikanet jane keta qe jane dhe nuk i nderrojme dot. Permiresimi i vendit ka nevoje per kthjelltesi te popullit perpara kutise se votimit dhe mallkimi i te gjitheve pa kriter nuk sjell asnje element kthjelltesie. Perkundrazi, e zhyt akoma edhe me keq shoqerine ne konfuzion dhe per me teper mbjell kudo pasivitet politik.
 

tntn

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

Zgjidhja?

Nuk eshte edhe aq e veshtire sa duket.
Ne Shqiperi ekziston e drejta e zgjedhjes, apo jo?

Dy skenare jane te mundshem: Ose kjo gjenerate e degjeneruar politikanesh do te ricikloje veten pafundesisht ne pushtet, ose, ne njeren menyre apo ne tjetren, cikli do te nderpritet. Dhe duhet te nderpritet patjeter.

Si e riciklon veten Sali Berisha ne pushtet?

Ne dy menyra:

1) me ane te gogoleve pa moral si Fatos Nano
2) me ane te sahanlepiresve pa karakter si Lulzim Basha

Nese Sali Berisha (lexo: Fatos Nano, lexo: Lulzim Basha)nxirret perfundimisht nga skena politike, sa me shpejt, aq me mire, vetem atehere mund te kemi nje lufte te vertete politike, ku une dhe shume te tjere do te mbeshtesnim te djathten e re (qe s'po e shoh kurrkund) kunder diktatorit tjeter, Edi Rama...

Por premisa nr. 1 tani per tani eshte kjo: Sali Berisha duhet te nxirret jashte nga politika. Nuk behet politike ne shekullin XXI me nje perbindesh komunist te shekullit XIX...

Premisa nr. 2 eshte kjo: Fatos Nano dhe klika e tij nuk duhet te lejohen N'ASNJI MNYYR (sic thote Doktori) te rikthehen ne pushtet. Rikthimi i Nanos ne pushtet do ta shnderronte Shqiperine ne Kolumbine e Ballkanit.

Neqoftese duam te bejme dicka per Shqiperine, secili nga ne, me aq pak mundesi sa ka, duhet te beje dicka ne keto dy drejtime.
 

ados

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

Partia e ALBFORUMIT...
kryetar- TNTN
nen kryetar OROSHI
sekretar i pergjithshme EXPLORER
dhe ne te gjithe antare..
jemi apo sjemi 15.000 veta ne kete forum..
Game is over!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

Po ketu pra eshte problemi!
Ku e ke forcen e trete? Ata qe sot mund te thuhet se perbejne forcen e trete jane ish sahanlepires te njerit prej te dyve (Nanos dhe Berishes), te cilet kane dezertuar kur keta te dy nuk kishin me sahan per ta.

Forca e trete nuk shpiket aq kollaj.

Pastaj, domosdoshmerisht politika ne pergjithesi, dhe aq me teper ajo shqiptare duhet te jete bipolare. Maturia e popullit duhet te qendroje tek vemendja ndaj qendrimeve dhe veprimeve te seciles prej dy forcave politike duke perdorur rotacionin sa here qe shikon potencialisht se njera prej forcave eshte me e keqe se tjetra.
Vetem keshtu mund te zbutete politika, dhe jo duke hedhur tym ne ajer duke i akuzuar te gjithe.
 

tntn

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Partia e ALBFORUMIT...

kryetar- TNTN
nen kryetar OROSHI
sekretar i pergjithshme EXPLORER
dhe ne te gjithe antare..
jemi apo sjemi 15.000 veta ne kete forum...
Game is over!!

[/ QUOTE ]

Kjo i bie te jete nje parti e ekstremit te djathte...qe ta balancoj disi te propozoj ty ados, si kryetar te forumit te eurosocialisteve...dhe parashikoj ta ruaj per vete te gjithe pushtetin duke menaxhuar konfliktin tend te vazhdueshem me OROSHIN...here do t'i hap rruge te rinjve (dmth ty), here do te preferoj krahun konservator (Oroshin), dhe ne fund, pasi ta privatizoj te gjithe ekonomine e vendit dhe ti bej paret e shtetit rrush e kumbulla ne kumar, me siguri do dalin ca budallenj qe te thone "tnt, aman kthehu, ti i duhesh shume politikes shqiptare"...sic po bejne tani me Nanon. /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Po ketu pra eshte problemi!
Ku e ke forcen e trete? Ata qe sot mund te thuhet se perbejne forcen e trete jane ish sahanlepires te njerit prej te dyve (Nanos dhe Berishes), te cilet kane dezertuar kur keta te dy nuk kishin me sahan per ta.

Forca e trete nuk shpiket aq kollaj.

Pastaj, domosdoshmerisht politika ne pergjithesi, dhe aq me teper ajo shqiptare duhet te jete bipolare. Maturia e popullit duhet te qendroje tek vemendja ndaj qendrimeve dhe veprimeve te seciles prej dy forcave politike duke perdorur rotacionin sa here qe shikon potencialisht se njera prej forcave eshte me e keqe se tjetra.
Vetem keshtu mund te zbutete politika, dhe jo duke hedhur tym ne ajer duke i akuzuar te gjithe.

[/ QUOTE ]

Gysi, Shqipërisë nuk i duhet kurrsesi një politikë bipolare pasi kështu rrezikojmë monopolizimin e politikës nga të njëjtët individë të ndarë në dy parti (pak a shumë si PD-PS në vitet 90).
E njëjta gjë po ndodh pak a shumë në SH.B.A ku sistemi bipolar i shërben të njëjtave interesa. Kjo përkthehet : Voto kë të duash po mrena e ke!

Ky propozimi i Ados nuk duket i keq për parti të re por jam si gjithmonë Kondra pasi emri im nuk është aty /pf/images/graemlins/laugh.gif!
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

Ngado qe ta sjellesh te futur e kemi /pf/images/graemlins/confused.gif!
Politika shqiptare le shum per te-deshiruar-!Pike!
Sa e merr njera pale,tjetra pale bon sikur te kishte 50 vjet pa qene ne qeveri!
Une i shof duke qesh me njeri tjetrin jashte Parlamentit,duke shku mbas p...,duke drekuar bashke,duke u stervitur bashke,ne vacanca bashke,etj etj!
Perjashto krietaret,Nano Ed e Berishe,kto e kane inatin me te theeeelle /pf/images/graemlins/laugh.gif!
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

problemi eshte se "partia e re" e humbi nje "tren" ne zgjedhjet e fundit

dhe kjo per faj te disave qe mendojne per "partite e reja" vetem kur idhujt e tyre jane ne pushtet sepse keshtu ndihen me te qete.

nuk duhet nje parti e re por nje klase politike e re
nje klase politike PARALELE qe te mund te ofroje alternativa per te gjithe qe te mos kete nevoje te konfrontohet aspak me politiken e vjeter.

nje klase politike e re dhe izolim i te vjetres.
shqiperia eshte e vogel por egziston elektorat i lire mjaftueshem PERQENDROHUNI TEK ATA QE NUK KANE VOTUAR NE ZGJEDHJET E FUNDIT.
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

po mos harroni se ka edhe oroshe ne politike, qofte ne te rene qofte ne te vjetren.

ka njerez qe sapo ndihen ne veshtiresi nxjerrin nga dollapi endrren e vjeter te luftes se ftohte veri-jug dhe e shohin veten ne krye te njeres pale apo tjetres.
 

shqiptari87

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

O TNTN ALLALL PLAKO. ATA QE JANE NE PUSHTET JANE ME PLOTE GOJE PUSHTETARE! EDI RAMA E QITI QIMEN NGA QULLI, E QITI SI E QITI PO E QITI AMO. PO KETA DUN ME E FUT AKOMA NE QULL???????????????????????????????????????????????????
 

OROSHI

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperise

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
po mos harroni se ka edhe oroshe ne politike, qofte ne te rene qofte ne te vjetren.

ka njerez qe sapo ndihen ne veshtiresi nxjerrin nga dollapi endrren e vjeter te luftes se ftohte veri-jug dhe e shohin veten ne krye te njeres pale apo tjetres.

[/ QUOTE ]

Po mer po,po e shofim te Sala se sa lufte krahinore po ben!Ne nuk u ngjitem ndonje epitet juve,apo jeni me te zgjuar ju,na keni ngjit kushedi sa epitete por kur jeni perballe nesh ju kape diarrea e ju mbulojne djerset nga frika!! /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 

ados

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

Jo mer Orosh, jo mer djale...c'jane kto qe thu..I bie qe ju t'jeni epidemi apo ushqim i keq, qe ne t'na zej diarrea..kuku mi none!!
 

Gysi

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

Kontra, per mendimin tim, politika bipolare eshte me e pershtatshme per shqiperine. Ne fakt politika thuajse kudo eshte bipolare.
PO ti shohim, forcat e treta politike ne shqiperi jane edhe me te keqinj se perfaqesuesit e dy forcave politike kryesore. Politikat qe bejne keto jane politika cibanesh qe rrojne si parazite ne kurrizin e dy partive te medha. Dhe realizht sherbejne vetem si shantazh per te sabotuar edhe ate pak pune qe mund te beje politika.

Shembull konkret eshte shembulli i Nikolle Lesit, i Xhuvelit, apo edhe i ish bodyguardit Nard Ndoka. Keto lloj parazitesh, jane prodhim i gangrenes me te madhe te politikes shqiptare, dushkut, dhe duhet te eleminohen sa me pare nga skena politike.
Kur ka shume duar ne pushtet, secili i jep vetes te drejten te fshehe nga nje dore per vete. Ndersa kur e dime qe ia varim pergjegjesine ne qafe vetem njerit, dime edhe se kujt ti kerkojme llogari.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

Ndërsa kur ka p.sh. 3 forca të mëdha politike në Shqipëri i bie të ketë detyrimisht koalicion dhe për pasojë bashkëpunim e rrahje mendimesh të ndryshme. Kjo është e mira e Shqipërisë ku të mos dominojë vetëm një formacion, e për pasojë vetëm një njeri (pasi kështu konceptohen sot partitë nË Shqipëri, si pronë e shefit).
 

komino

Valoris scriptorum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

politika bipolare e shqiperise con sot ne krizen e zogut te zi me nje kryeqytet te mbajtur peng nga qeveria sepse punet jane bere nga nje kundershtar.

Politika bipolare con ne fushata te tipit "Poshte te tjeret" dhe jo "Ne do bejme"
Politika bipolare con ne nje identifikim te qarte te kundershtarit qe kthehet ne armik

aty ku kundershtaret jane shume te gjithe luftojne te dalin te paret dhe jo ti vene shkopinj ne rrota te tjereve (se eshte e pamundur praktikisht ta besh me te gjithe)

Nese PD do te kish 4-5 kundershtare nuk do i shkonte ne mend te bllokonte mbilalimin por do te perpiqej te bente nje me te madh tek kthesa e kamzes (edhe ajo eshte plage)
 

AnaBlue

Forumium maestatis
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

Nuk desha te hap teme te re per kete ceshtje dhe po shtoj ketu artikullin nga Shekulli per lufte ne Berishes per korrupsionin.

Shkarkohet kreu i Sektorit Juridik të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Ndërtimit, Edlir Orozi

Morina: Orozi, absolutisht i shkarkuar

Sipas kreut të Ndërtimores, Ibrahim Morina, shkarkimi i Orozit ka si argumentim shpërdorimin e detyrës

Shekulli

Tiranë - Shkarkohet nga detyra shefi i Sektorit Juridik pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Ndërtimit, Edlir Orozi. Ky është largimi më i fundit nga radhët e administratës shqiptare në emër të luftës kundër korrupsionit. Lajmin e kanë bërë të ditur burimet nga Drejtoria e Përgjithshme e kësaj policie, dhe po të njëjtën gjë e pohoi dje edhe drejtori i përgjithshëm i Policisë së Ndërtimit, Ibrahim Morina. “Orozi është absolutisht i shkarkuar dhe ndaj tij pranë departamentit të personelit është depozituar edhe shkresa që konfirmon shkarkimin e tij”, - tha ai dje për “Shekullin”. Kjo me sa duket ka qenë masa më ekstreme që është marrë ndaj ish-shefit të Sektorit Juridik, Orozi, prej drejtorit të kësaj policie, Morinës. Sipas tij, ky shkarkim, përveç praktikave shkresore administrative të lëna pas dore, sipas drejtorit Morina, lidhet edhe me shpërdorimin e detyrës. Ndërkohë që para pak kohësh veprimtaria e Orozit ishte bërë objekt edhe i mediave elektronike dhe emisionit “Fiks Fare”, ku denoncoheshin nga disa qytetarë shkeljet e tij ligjore. Ndërkohë që në vend të Orozit drejtori Morina ka emëruar ish-juristin e degës së Policisë së Ndërtimit Tiranë, Gentian Nebiaj.
Në fakt, veprimtaria e Policisë Ndërtimore është bërë objekti kryesor i diskutimeve publike te fundit, sidomos për çështjen e nënkalimit të “Zogut të Zi”, e në mënyrë të veçantë, pas vendimit të Gjykatës së Tiranës për “Zogun e Zi”, që la në fuqi aktin administrativ të KRRTRSH-së, që prishte vendimin e KRT-së së Bashkisë së Tiranës për ndërtimin e nënkalimit. Por përveç këtij aksioni shumë të përfolur publikisht që pritet të ndërmarrë javët e ardhshme Policia e Ndërtimit, ky organ është përgjegjës për ligjshmërinë e ndërtimeve në të gjithë Shqipërinë. Ky sektor ka qenë dhe ngelet jo vetëm nga sektorët më fitimprurës të ekonomisë shqiptare, por edhe ai me problematiku në fushën e ligjshmërisë.
Është fakt se në të gjitha rrethet kryesore të vendit janë përfolur problemet në lejet e ndërtimeve të dhëna me vend e pa vend, jo vetëm në zonat turistike, por edhe ato të tjera, urbane dhe rurale. Pikërisht në kuadër të rritjes së ligjshmërisë në këtë sektor, duket se drejtori Morina kërkon të rrisë jo vetëm përgjegjësinë për këto çështje, por edhe të ristrukturojë dhe riorganizojë punën në të gjithë sektorin e kontrollit të ligjshmërisë në fushën e ndërtimit. Kështu kanë siguruar burimet nga Policia e Ndërtimit, të cilat kanë shtuar se në këtë sektor nga drejtori Morina po merren masa emergjente që të rritet jo vetëm përgjegjësia e kontrollit të ligjshmërisë ndaj ndërtimeve, por edhe lidhur me trajtimin e kërkesave dhe ankesave të qytetarëve, të cilët i drejtohen këtij institucioni.

Emërohet Gentian Nebiaj
Në vend të Edlir Orozit, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Ndërtimit, Ibrahim Morina, ka emëruar juristin Gentian Nebiaj. Ky i fundit që prej vitit 2004 ka punuar si specialist-jurist në Drejtorinë e Policisë së Ndërtimit, si dhe në degën e Policisë së Ndërtimit të Tiranës. Në këtë sektor Nebiaj ka pasur një performancë rreth 2-vjeçare, dhe me sa duket është vlerësuar si i më i përshtatshmi nga drejtori Morina për pozicionin e shefit juridik në Drejtorinë e Policisë së Ndërtimit të Republikës. Nebiaj prej disa vitesh gëzon edhe titullin e avokatit dhe është duke u masterizuar në Fakultetin e Drejtësisë Tiranë. Vend nga ku pas një performancë 2-vjeçare, kalon së fundi në pozicionin e shefit juridik në Drejtorinë e Policisë së Ndërtimit të Republikës. Ky pozicion pritet të jetë jo me pak probleme dhe aspak i thjeshtë për Nebiajn, sidomos kur gjatë aksionit publik që do të kryhet për prishjen e nënkalimit të “Zogut të Zi”, në krye të saj do të jetë pikërisht Policia e Ndërtimit.
 

Gysi

Primus registratum
Re: Nenkalimi - Prova e Tiranes, prova e Shqiperis

Politike bipolare kane kryesisht gjithe vendet kryesore ne perendim.

POr une mendoj se politika bipolare eshte akoma edhe me e domosdoshme ne Shqiperi.

Politikat ku ka shume forca pjesemarrese ne parlament, sjellindestabilitet dhe krize parlamentare. Ne kuadrin e shume forcave politike i bie qe asnjera prej ketyre forcave te mos qeverise dot vetem, por te jete e detyruar te qeverise me koalicion. Dhe te besh koalicion ne Shqiperi, dtth te besh pjese te politikes tende, pazaret e uleta te interesave te vogla te partive po kaq te vogla.

E si mund te besh reforma pastaj, kur detyrohesh te hysh pazare te tilla?
 
Top