Nen Tereza ne karten e identitetit ????

kavajsi

Primus registratum
Nen Tereza ne karten e identitetit ????

Pershendetje....


Qeveria ka gati karten e identitetit per shqipetaret . Eshte ber publike qe karta e identitetit do kete si logo foton e Nen Terezes .
Vendosja e figures se <u>shenjtores katolike </u>ne karten e identitetit i jep nje goditje te forte karakterit laik te shtetit shqiptar, qe eshte i sanksionuar ne Kushtetut ???????

Duke qene se jetojme ne nje vend ku bashkjetojne lirshem Muslimane , ortodoks , te krishtere etj.....Do e pranonit logon e Nen Terezes ne karten e identitetit tuaj ???????
 
S

Scorpion

Guest
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

Kjo me shume çon ne diskutim me karakter teologjik, sesa shoqeror. Gjithsesi s'po e zhvendos temen per momentin dhe nqs dikush nga anetaret e tjere ka ndonje mendim qe te intereson dhe ia vlen. Personalisht do e pranoja logon e Nene Terezes ne K. Identitetit, pa u marre me shume komente te tjera. /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif
 

TheWanderer

Primus registratum
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

Se pari, temen e ke hapur me qellime te pastra fetare dhe aspak kombetare dhe duket qarte qe nuk te shqetson aspak laiciteti i shtetit apo shoqerise shqiptare. Qofsha i gabur (dhe shpresoj te jem) pasi nuk dua qe tema tani te vertitet rreth ketyre rreshtave te pare.

Nene Tereza eshte trajtuar si njeriu me i madh qe ka nxjerre kombi shqiptar ne rang boteror dhe shqiptaret asnjehere nuk e kane cilesuar ate si njeri te madh per shkak te besimit te saj fetar apo te fese qe ajo i sherbeu. Mbi te gjitha ajo u sherbeu njerzve.
Ne e nderojme Nene Terezen ne rradhe te pare sepse ishte shqiptare dhe me pas, sepse ishte fetare. Ajo ishte njeri i madh dhe per te krishteret dhe per myslymanet dhe per ateistet, pasi sic e dini, figurat e shquara ne Shqiperi jane vlersuar gjithmone per ate qe kane bere dhe jo per perkatesine e tyre fetare.

Nese ne ate karte identiteti do te vihej nje kryq apo nje gjysem hene, atehere mund te me shkonte mendja tek goditja e laicitetit ne Shqiperi dhe do te ndaja te njejtin shqetsim me ty, por sic ta thashe me larte, nene Tereza nuk me shqetson fare. Madje jam krenar qe po e vene ne ate karte dhe mezi po pres qe per here te pare ne historise tone te kemi nje karte identiteti me nje figura aq madheshtore ne te.
 

Hellena

Primus registratum
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

Kujt i thoni karte identiteti ju ne Shqiperi ?

Po them njehere PO .
 

personazh

Valoris scriptorum
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

o kavajso o kryeneçi vogel qe do rrebelim.

po pse mer tu bofsha te shko men'ja deri tek perkatesia fetare e Nene terezes, dhe nuk te ecen edhe 1 milimeter me tutje!!? po ta besh ket hap guximtar, do zbulosh ate qe s'e ka zbulu njeri akoma, qe Nene Tereza ndihmonte induiste, myslyman, te krishtere, toça, te zgjut, kush te kishte nevoje pra.

mos mendo me ate qe ulesh ne karrige kur te marresh te shkruash e permendesh figura te tilla botrore.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

E para njehere,shyqyr qe meeee ne fund arriten ta bejne gati ate karte.

E dyta,fotoja e nene Terezes e vendosur per ilustrim nuk ka kurrefare lidhjeje me kushtetuten dhe laicitetin e shtetit shqiptar. Duhen marre masa krjetesisht te ndryshme dhe me te thella per te shnderruar nje shtet laik ne jo laik.

A do e pranoja une logon e nene Terezes ne karten time? Karta ime or mik do kete surratin tim siper...do kundershtoja nqs do kishte emrin tim me suarrtin e Terezes /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/pippiripi.gif do ishte dhunim ndaj rinise dhe bukurise sime /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif

Kam edhe diçka per te thene pa dashur t'i jap drejtim fetar temes: ca faji kane shqiptaret ( populli dhe shteti) se historikisht vetem perfaqesues te fese katolike e ortodokse jane bere figura te shquara te kombit tone,ndersa muslimanet s'kane bere asgje? At Gjergj Fishten,At Ndre Mjeden,Fan Nolin apo edhe Gjergj Kastriotin...mos duhet tu heqim emrat shkollave,tu heqim bustet apo ku di une ca vetem sepse kane qene katolike e ortodokse? Keta kane qene shqiptare ne radhe te pare dhe pastaj fetare. E njejta gje vlen dhe per nene Terezen. Ajo vleresohet ne Shqiperi si nje shqiptare qe me veprat e veta i ka dhene shume botes,dhe jo per faktin se ishte katolike.Ajo do te vleresohej po kaq shume edhe sikur te kishte qene ortodokse apo muslimane.

Amani re....se po doli noj hoxhe ne Shqiperi qe te lej nam si keta zotrinjte qe permenda me lart,do jem e para qe do ia vej foton mu n'tavan t'dhomes gjumit dhe t'flej tu pa ondrra te bukra /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif
 

D-J

Forumium maestatis
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

logo bizarre.

ka vende qe skane fare karte identiteti. po ne shqipri e detyrushme eshte?

na falni per dalje nga tema
 

Qerratai

Primus registratum
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

Me hoxhen je e sigurt Scepto se hoxhallaret yshtin /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif

DDD, eshte e detyrueshme, patjeter. Kjo sepse karta e identitetit eshte nje dokument me perdorueshmeri me te larte sesa nje pasaporte (brendaperbrenda vendit) dhe sepse mbi te gjitha ka te shkruar ADRESEN ku banon personi. Kete te dhene e kemi dhe tek çertifikatat qe leshon gjendja civile, por ne dy zgjedhjet e fundit (ato te pergjithshme te 2005 dhe ato lokalet e 2007) pati spekullime, dhe rrjedhimisht manipulime votash, politike shoqerore dhe administrative. Pra me leshimin e kartes se identitetit qe do rezultoje si "dokumenti per t'u patur gjithnje me vete" do zgjidhen nje perqindje e larte e problemeve qe lindin ne situatat qe te permenda me siper. Ne Itali kartat e identitetit kane dhe nje shenje gishtrinjsh (gishti i djathte tregues) pervec fotografise, fiziologjise se personit dhe te dhenave te tija anagrafike.

Persa i perket Nene Terezes, ideja eshte e mire... por une do vendosja koken e DEA-s mbrapa kartave /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/smile.gif


PS:Scepto, Ismail Qemali te duket gje ortodoks ty ? Oj kjo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ... alamet VLONJATI tjetri, si une /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif !
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

Vendosja e Nene Terezes ne kartat e identitetit krijon nje problem fetar jo te pazgjidhshem. Edhe me pare eshte diskutuar shume per kete figure te madhe shqiptare per shkak te toleances fetare te brishte tek ne vitet e fundit. Kujtoj p.sh. statujen tek aeroporti me te njejtin emer, ajo eshte ne nje forme kryqi NE NJE VEND PUBLIK. Ky eshte thelbi i problemit, forma e statujes ne nje vend publik dhe jo vete Nena Tereze. Simbolet fetare le te mbeten brenda institucioneve fetare.
Edhe problemi i kartave mund te zgjidhet fare mire duke e zhveshur Nene Terezen nga simbolizmi fetar (kryqet pra). Keshtu nuk preken ndjenjat e asnje grupi fetar.
Ju kujtoj qe megjithese heroi yne Skenderbe u quajt "mbrojtesi i krishterimit", ai nuk mbart simbole fetare as te statuja ne qender te Tiranes dhe as te faqet e pasaportes. Duke qene keshtu asnje njeri me perkatesi tjeter fetare nuk ndihet i lenduar.
 

marina s.

Forumium maestatis
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

<div class="ubbcode-block"><div class="ubbcode-header">Originally Posted By: m@sTe®mInD</div><div class="ubbcode-body">PS:Scepto, Ismail Qemali te duket gje ortodoks ty ? Oj kjo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif ... alamet VLONJATI tjetri, si une /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif !</div></div>

Shi ky!Mos ja ngaterro trute kavajsit aman...serve già hoxha per questo /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif . Qemoli emer myslymi ka pas po duke u nis nga fakti se ka qen lab,them se s'ia kerciste fort per fene /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/lol.gif .


Pataj po u nisem nga emrat na del myslym edhe Enveri per at' pune /ubb/images/%%GRAEMLIN_URL%%/laugh.gif .


Nje sqarim per ate cka kam shkruar me lart qe te mos keqkuptohem nga te tjeret:kur thashe qe muslimanet nuk kane bere asgje,e kisha fjalen per hoxhallaret,imamet...jo per besimtaret e thjeshte. Ata qe permenda te postimi im kane qene prifterinj.Ndersa Skenderbeun e permenda pai ai luftoi edhe per mbrojtjen e krishterimit,fese, pervecse te vendit.
 

2celjan-fr3

Primus registratum
Re: Nen Tereza ne karten e identitetit ????

keto jane gjera te vogla dhe ne shqiptaret e kemi treguar se jemi tolerant nuk duhet te krijohen konflikte per keto gjera.
Tereza eshte shqiptare dhe nuk ka arsye pse te mos futet nje shqiptar, ne radhe te pare jemi shqiptar pastaj cdo gje tjeter ndaj duhet te futej dhe habitem si mysliman(gjysem) se si kane reaguar mysliman te tjere per kete.
 
Top