Re: Nekrofilia
Nekrofilia
Sjelljet perverse mund te renditen ne dy kategori: -anomalite e zgjedhjes se objektit- ( autoerotizmi, pedofilia, gerontofilia, incesti, homoseksualiteti, zoofilia, fetishizmi, travestizmi, transseksualizmi...) dhe anomalite e qellimit ose te aktit ( vuajerizmi, ekzibicionizmi, perdhunimi, sadomazokizmi, piromania, kleptomania, toksikomania...).
Po shkruaj dicka lidhur me perversionin dhe format malinje te tij sic kunder eshte edhe nekrofilia te cilat perbejne tendencat e drejtuara kunder jetes, te cilat perbejne berthamen e semundjeve te renda mendore dhe mund te quhen thelbi i se keqes se vertete.
Perversioni eshte nje "disekuiliber vetiak", i karakterizuar nga nje sjellje seksuale regresive. Behet fjale per nje "devijim" nga akti seksual "normal".
Keto devijime apo perversione seksuale formohen me kalimin e kohes dhe behen pjese e psikikes se individit dhe e orientimit seksual te tij. Kush mund te jete shkaku?!
Shembull: femija mund te kete qene viktime e abuzimeve te prinderve ndaj tij, ose mund te kete asistuar ne skena sadizmi apo abuzime te vazhdueshme te babait ndaj nenes, te rritesh mes njerezve qe duan vdekjen, mungesa e stimujve, frika, nje jete rutine e pa interes, nje rend mekanik, ne vend te nje rendi te percaktuar raportesh te drejtperdrejta dhe humane midis njerezve, etj. Keto dhe te tjera behen percaktuese ne devijimin seksual te femijes apo dhe ne shfaqjen e sjelljeve apo deshirave seksuale perverse, apo shkak i shfaqjes se nekrofilise.
Perverset kane nje aftesi te veçante ne ndertimin ne menyre artificiale te "teknikave te intimitetit" qe i sherben si mbeshtetje te devijimeve te ushtrimit seksual te tyre. Cfare dua te them me kete?! Nuk eshte devijimi qe eshte pervers por jane pasojat psikike qe subjekti siguron nga ky devijim per te transformuar marredhenien e tij me tjetrin dhe per ta jetuar ate sipas menyres se dominimit mbi te tjeret. Per t'ia arritur kesaj, perversi mohon ndryshimin e tjetrit, e gjithe energjia e tij mobilizohet per te detyruar tjetrin qe te kete te njejtin kendveshtrim per seksualen.
Shume endrra nekrofilesh, kane si baze kryerjen e marredhenieve seksuale me ndonje burre ose grua te moshuar, nga te cilet nuk ishin aspak te terhequr fizikisht, por i kishin frike dhe i adhuronin per pushtetin dhe mizorine e tyre. Personi nekrofil eshte i prirur te veproje nga deshira per te kthyer organiken ne inorganike, t’i afrohet jetes ne menyre mekanike, sikur te gjithe personat e gjalle te ishin sende. Ai i shnderron ne sende te gjitha proceset e gjalla, ndjenjat dhe mendimet. Nekrofili mund te hyje ne marredhenie me nje objekt – lule ose njeri – vetem nese e zoteron. Ai pelqen kontrollin dhe ne aktin e kontrollit vret jeten. Ka plotesisht frike nga jeta sepse pikerisht per natyren e saj eshte e crregullt dhe e pakontrollueshme. Per ta bere te kontrollueshme, duhet ta kthesh ne vdekje.
Instikti i vdekjes mund te shihet ne realitet, ose i drejtuar jashte kunder te tjereve (ekstrovers), ose i drejtuar brenda kunder vetvetes (introvers), i perzier shpesh me instiktin seksual, si ne perversionet sadiste apo mazokiste.
Nga kapitulli 3-te: Dashuria per vdekjen dhe Dashuria per jeten, libri “Psikanaliza e Dashurise” – Erich Fromm.
Per nekrofiline Fromm ka shkruar se forma e saj malinje perben “sindromen e degradimit” e cila eshte baza e mizorise dhe shthurjes njerezore.
Personi nekrofil terhiqet dhe magjepset pas gjithckaje qe nuk eshte e gjalle: kufoma, fece, ndyresi, shperberje. Nekrofile jane ata qe adhurojne te flasin per semundje, funerale, vdekje. Ata gjallerohen kur flasin per vdekje. Nje shembull i qarte i tipit plotesisht nekrofil eshte Hitleri. Ai terhiqej nga shkaterrimi dhe aroma e vdekjes per te qe e embel.
Nekrofilet zhyten ne te kaluaren dhe kurre ne te ardhmen. Ata ushqehen me kujtimin e ndjenjave qe kishin dje ose qe besojne se i kane pasur. Jane te ftohte, te larget, te devotshem per “ligjin dhe rregullin”. Nese per ate qe do jeten, polariteti thelbesor i njeriut eshte ai i mashkullit dhe i femres, per nekrofilin ekziston nje polaritet i ndryshem: ai mes atyre qe kane deshire per te vrare dhe atyre qe nuk e kane kete deshire.
E. Stërmasi - Psikologji.net