Neglizhimi në fëmijëri dhe kanceri në moshë të rritur - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Shkencëtarët morrën në shqyrtim rreth 100 burra e gra me kancer në lëkurë. Ata matën indet e tumorëve për të parë intensitetin e reagimit të sistemit të tyre imunitar.
Pastaj pacientët u pyetën mbi marrëdhëniet e tyre me prindërit kur ishin fëmijë.
Studiuesit zbuluan se ata që ishin keqtrajtuar ose neglizhuar nga prindërit në fëmijëri – dhe ata që kishin përjetuar ngjarje të rënda ose strese një vit më parë kishin një përgjigje të dobët të sistemit imunitar ndaj kancerit.
Në studimin e botuar në Arkivat e Psikiatrisë së Përgjithëshme thuhet se neglizhimi ose keqtrajtimi para moshës 17 vjeç, ndikon në dobësimin e sistemit imunitar gjatë gjithë jetës – duke i lënë këta persona më pak të aftë për të luftuar sëmundjet kanceroze që një sistem i fortë imunitar është në gjendje t’i eleminojë.

b.gif
 
Top