Neandertalët dhe Njerëzit; lidhje të lashta? - [Astrit Lulushi's Blog]

admin

Administrator
Astrit Lulushi, Zëri i Amerikës
Për të zbuluar përse Neandertalët janë më të lidhur me njerëzit jashtë Afrikës, shkencëtarët e Harvardit dhe Institutit Max Planck kanë vlerësuar periudhën kur Neandertalët dhe të parët e evropianëve të sotëm bashkëjetuan.
Studimi, i botuar në revistën PLoS Genetics, ofron një kontekst të ri historik mbi përzierjen midis këtyre dy qenieve. Studimi sugjeron se kjo ka ndodhur kur njerëzit modernë të periudhës së Epërme Paleolitite hasën Neandertalët ndërsa këta zgjeroheshin jashtë Afrikës.
Kur gjenomi i Neandertalëve u rendit në vitin 2010 u zbulua se njerëzit jashtë Afrikës kishin më shumë variante të përbashkëta gjenetike me Neandertalët sesa këta të fundit kishin me afrikanët. Një skenar që mund të shpjegojë këtë konstatim është se njerëzit modernë u përzien me Neandertalët, kur këta dolën nga Afrika. Një alternativë tjetër, por shumë komplekse, është skenari se popullatat afrikane stërgjyshore të të dyve – Neandertalëve dhe Njerëzve – mbetën të ndarë për disa qindra mijëra vjetë, dhe se njerëzit më të lidhur me Neandertalët ishin ata qe lanë pas Afrikën.
Shkencëtarët matën gjatësinë e pjesëve të ADN-së në gjenomin e evropianëve që janë të ngjashme me Neandertalët. Përderisa rikombinimi midis kromozomeve zvogëlon gjatësinë e pjesëve të tilla sa më shumë breza kalojnë, pjesët e lidhura me Neandertalët, do të jenë të shkurtëra sa më shumë kohë që ato shpenzuan në gjenomin e njerëzve të sotëm.
Vlerësimi i shkencëtarëve tani është se Neandertalët dhe njerëzëzit modernë për herë të fundit shkëmbyen gjene mes 37 mijë dhe 86 mijë vjetë më parë. Kjo i përket një periudhe kur njerëzit modernë kishin kohë që ishin shfaqur jashtë Afrikës, por ende nuk kishin filluar të përhapeshin në të gjithë Euroazinë. Kjo sugjeron se Neandertalët (ose të afërmit e tyre) kishin fëmijë me paraardhësit e drejtpërdrejtë të njerëzve të sotëm jashtë Afrikës.

b.gif
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Nuk është gjë e re që NJERIU i Neandertalit është karsitur me njeriun e sotëm (vetëm me homo sapiens-ët evropianë faktikisht). Mendohet se Neandertali ka bashkëjetuar me homo sapiens-in deri para rreth 27 mijë vjetësh periudhë kur të dy rracat kanë me shumë mundësi fuzionuar (kanë formuar njeriun e sotëm indoevropian). Mendohet se edhe njgyra e lëkurës së indo-evropianëve është influencuar nga gjenomi i Neandertalit.
 
Top