Post Scripter
Primus registratum
Ne shenjester
Shqiperia? Objektiv i paarritshem per terrorizmin
Ne mars te vitit 2005, duhet te kishte qene rradha e Shqiperise. Pas dergimit te nje batalioni shtese komandosh shqiptare ne Irak, vendi i shqiponjave perfundoi ne listen e objektivave te organizates terroriste Al-Qaeda. "Do ta bej Shqiperine vendin e laraskave", mesohet te kete kercenuar numri dy Al-Zarqawi, "ajo do marre denimin qe meriton".
Por u deshen vetem dy muaj qe ta bindnin Al-Qaeda-n per kotesine e goditjes se objekivave te veta ne Shqiperi. Me 26 maj, numri nje i organizates, Osama bin Laden u detyrua te pohoje: "Eshte thuajse e pamundur te realizohen atentate terroriste ne Shqiperi."
Ne te vertete, disa raporte shtese nga sherbimet sekrete amerikane te publikuara kohet e fundit, pohojne se ka pasur realisht nje urdher te Bin Laden per goditjen e Shqiperise me ane te nje atentati ajror. Dy terroriste siriane u derguan ne Rinas me urdhrin e prere per "te perplasur shpaten e Allahut mbi kokat e pabindura te shqiptareve". Ja itinerari i plote i dy terroristeve pas mberritjes se tyre ne Shqiperi.
E djele ora 23:47
Dy terroristet mberrijne ne aeroportin nderkombetar "Nene Tereza" te Rinasit me nje fluturim direkt nga Turqia. Dalin nga aeroporti vetem pas tete oresh per arsye se stafi i aeroportit nuk arrin t'u gjeje valixhet.
E hene, ora 8:35
Terroristet vendosin te marrin nje taksi. Taksisti pa liçence, kuksian, sigurohet qe behet fjale per dy te huaj dhe i sorollat neper Tirane per rreth dy ore e gjysem.
Duke qene se terroristet nuk protestojne, dhe taksimetri ka arritur shifren rekord te 140 Eurove, ai i con ne lagjen e Bathores. Aty ndalon dhe fut brenda nje bashkepunetor te tijin. Te dy, pasi i grabisin terroristet dhe i zhdepin mire e mire, i braktisin pa ndjenja ne Breg te Lumit.
E hene, ora 10:43
Pasi vijne ne vete, le lodhur, te uritur dhe te munduar, dy terroristet arrijne me shpirt nder dhembe te gjejne nje hotel tek Zogu i Zi. Te regjur nga pervoja e keqe e nje dite me pare, kesaj radhe vendosin te marrin nje veture me qerà dhe t'i drejtohen aeroportit ku do te perpiqen te gjejne bombat e tyre. Ngecin per kater ore ne trafik per shkak te punimeve ne unazen e jashtme. Perpiqen te shfrytezojne kohen per te shkembyer parate, te cilat u duhen per te blere brisqe rroje. Si shkembim te dollareve te tyre, u jepen euro fallso ne prereje kartemonedhash njeqindeshe.
E hene, ora 15:45
Dy terroristet mberrijne ne aeroportin e Rinasit te vendosur per te rrembyer nje aeroplan te linjes te cilin mendojne ta rrezojne mbi ndertesen e kryeministrise. I gjejne punonjesit e aeroportit ne greve per rritjen e pages. Aeroplanet nuk ngrihen nga pista. Ofrojne para. Mjeti i vetem i perdorshem eshte helikopteri i kompanise "Joy Travel" i linjes Tirane-Athine, i cili eshte edhe 18 ore me vonese... E rrembejne te lumtur, dhe ngrihen ne ajer. Kur i afrohen Tiranes dhe behen gati te perplasen me kryeministrine, degjojne ne radio se qeveria nuk eshte formuar ende ngaqe akoma s'jane numeruar votat e proporcionalit. Kur, pavaresisht nga kjo, ata vendosin te hidhen mbi kryeministrine ne nje gjest simbolik heroizmi, marrin nje telefonate nga dy kullat binjake ngjitur me godinen e kryeministrit. Gruaja e trete e Bin Ladenit e cila banon ne katin e shtatembedhjete, ka pare kursin e helikopterit dhe u lutet te dyve qe, ne emer te Allahut, mos te godasin kryeministrine sepse asaj i prishet dhoma e gjumit.
E hene, ora 16:34
Pasi kane humbur mundesine per te goditur parlamentin, i cili e ka shtyre seancen plenare per diten e neserme, dy terroristet vendosin te dorezohen dhe ulin aeroplanin e tyre ne aeroportin e Gjadrit. Askush nuk del t'i arrestoje. Pasi humbin te gjitha shpresat se ndonje shqiptar do t'i marre ne konsiderate, te fyer, te injoruar dhe te braktisur, ata kapercejne kufirin duke perdorur rrugen e mushkave. Pas dy javesh mberrijne ne bazen sekrete te Al-Qaedas, ku raportojne plot zhgenjim ate qe u ka ndodhur.
Bin Laden heq perfundimisht dore nga organizimi i sulmeve te metejshme dhe shpall orar suplementar lutjesh te detyruara per te gjitha efektivat terroriste, per te kerkuar njezeri nga Allahu ndeshkimin e Shqiperise me ndonje fatkeqesi natyrore, pasi per ato njerezoret nuk ka perfundimisht asnje shans.