Ne kerkim te identitetit.....

Petroninsja

Primus registratum
Ne kerkim te identitetit.....

Identiteti nje imazh i ndertuar me vite qe na ben unik nga nje person tjeter, pikerisht ajo gje qe na paraqet ne nje grup te madh njerezish...
Kush jemi ne? Si reagojme ? Cfare normash kemi ndaj jetes? Cfare vleresojme dhe ku besojme?
Pyetje te tilla me radhe i bashkangjiten asaj qe quhet kerkim identiteti...
Ajo cfare kerkoj ne kete diskutim eshte sa influencohemi ne nga ambjenti ku rritemi, familja jone ose shoqeria me te cilen kalojme nje pjese te konsiderueshme te jetes sone...
Sa ndikojne keto faktore ne ndertimin e identitetit tone dhe imazhit qe mbart emrin tone?
Si mendoni ju... :confused:
 

Love_Sponge

Primus registratum
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Po ti mi shejtone paske perkthy librin tim te Psikologjise? /pf/images/graemlins/tongue.gif /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Guest
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Ambjenti jo vetem qe ndikon ne karakterin tone por edhe ne harten tone gjenetike!
Njeriu eshte nje krijese teper pershtatese dhe duke u pershtatur fiton karakteristika te cilat e dallojne nga te tjeret.
Tek mua personalisht ambjenti ndikon! Pasi une nuk jetoj vetem...jetoj ne nje grup shoqeror dhe mundohem ti pershtatem ketij grupi.Te respetoj rregullat e tij. respektim nuk do te thote bindje me sy mbyllur! per mua do te thote marrje e asaj pjese te rregullit i cili ndihmon pershtatjen time. PAsi ne jemi ne kerkim te nje persosmerie"pershtatshmeri ndaj cdo kushti te ri".
 

GaP

Primus registratum
Re: Ne kerkim te identitetit.....

pershtatshmeria eshte gje tjeter nga identiteti. per mua identitet dmth qe te njihesh dikush dmth te kesh nje emer, nje mbimer te dhena personale qe te identifikojne.

mendoj qe me mire ne vend te fjalesh identitet te ishte personalitet pasi keto qe po diskutoni kane me shume te bejne me personalitetin sesa identitetin. une e kam nje identitet dhe s'do ta nderroja kurre ndersa personaliteti me merr forma te ndryshme ne varesi te ambjentit dhe rrethanave ku ndodhemi.
 

Odea

Primus registratum
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Sic e thane edhe te tjeret ne postimet e mesiperme, njeriu ndikohet shume nga ambienti i cili permban jo vetem natyren por edhe njerezit rreth tij. Mgjth, duhet te them qe the degree e influences varet gjithashtu edhe nga personi. Disa pershtaten shpejt ndersa disa te tjere jo.
Kur perdor fjalen pershtatje e them me kuptimin qe njeriu ambientohet me rrethanat e reja, dmth thith cdo karakteristike qe i duhet ti sjelle balance ne gjendjen e tij si shpirterore ashtu edhe fizikore.

Gjithesesi, edhe pse ndikimi tek ne mund te jete i madh, ajo cka eshte origjinale tek ne eshte pikerisht karakteristika e personalitetit qe na ka falur natyra dhe jo ajo e thithur nga ata perreth nesh.
Akoma nuk eshte bere nje raport ekzakt midis natyres dhe ambientit qe formojne personalitetin e njeriut kshu qe e vetmja gje qe mund te them eshte qe une besoj qe influenca e te dyja paleve eshte e barabarte me njera-tjetren.

Odea
 

bobo

marksist-enverist
Re: Ne kerkim te identitetit.....

e cna bere tvrasim mendjen, vertet ;kush jemi?
ka identitet te "vogel" dhe te "madh".(e quajtur keshtu nga une)
me te paren nenkuptoj; identitetin qe le nje Jete njeriu.
kurse me te dytin nenkuptoj ;identitetin e brezave.
-nejse, un po ndalem ke i dyti:
-... u gjenda(nga aresye trastit) ne bisede me nje person qe kishte te tregonte mbi nje identitet mbi 800-vjecar, te dokumentuar dhe me fakte.(e vertet!)
-... duke degjuar, dhe duke shprehur interesim njohurie, i pershtatesha me mimik-, ne menyr hipokrite,-pasiqe, po mendoja historine po kaq te vjeter te identitetit tim...??!
... dhe rikthimi ne tkaluaren humbet ne erresir diku ne kohen e turqve, apo te serbeve, apo...,
nje identitet i ruajtur vetem nepermjet fjale, dhe atyre pak fakteve qe i ruan "ai" vend ;rrenoj,!
-ironi e fatit, sepse edhe "ai" vend rrenoj, me ate identitet te humbur; ka identitetin e vet!
te ruajtur diku!?,ne ato rrenoja!
nejse, fatkeqesi, te jesh pa identitet.(tipi 2-te)
 

Odea

Primus registratum
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Hehehe...homer, te njejtin mendim si ti kishte edhe Carl Gustav Jung i cili e ndante personalitetin e njeriut ne tre pjese:
egon, pavetedija personale si dhe pavetedija kolektive. Kjo e fundit sipas Jung ishte me e thella dhe me e paarritshmja cipe e pavetedijes.
Jung mendonte qe eksperiencat universale te njerezimit gjate evolucionit trashegohen tek cdo individ nepermjet pavetedijes kolektive.

Mendoj se kjo ishte ajo qe ndjeve kur po flisje me ate personin. Une te them te drejten jam dakort me jungun pasi kjo jep pak a shume nje shpjegim per zotet e ndryshem gjate civilizimit njerezor dhe frika qe gjithe njerezit kane nga erresira.

Odea /pf/images/graemlins/smile.gif
 

Petroninsja

Primus registratum
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Identiteti i njeriut nenkupton personalitetin, ndjenjat, mendimet , sjelljen dhe reagimet ndaj njerezve dhe atmosferes qe na rrethon. Parashtrova ate pyetje pasi kam krijuar ne vetvete nje mendim se njeriu influencohet shume nga sfera familjare ku rritet dhe si edukohet duke filluar qe nga gjerat baze, ngrenia ne tavoline, reagimi ndaj nje momenti te pakenaqshem deri tek rrethi shoqeror menyra se si reagojme ne publik, kur jemi ulur ne nje lokal, kur jemi ne nje club duke u defryer...
Identiteti i njeriut kultivohet nga shume forca dhe trysni qe sjellin pjestaret e jetes sone, sado te themi qe jemi krijuar ne menyren me te pavarur mendoj se genjejme vetveten. Ne, njerezit, skemi nje personalitet te lindur qe mban nje trajte te nje linjshme por ndryshon me kohen dhe ligjet sociale qe vendosen mbi ate shoqeri...
Identiteti eshte relativ , me kohen, familjen shoqerine dhe kushtet e jetes ku jetojme....
 

^buster^

Primus registratum
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Do doja te kundeshtoj idene e shprehur se identiteti eshte i "krijuar gjate viteve"... nuk krijohet identiteti , eshte i dhene. Identitet :idea: eshte ajo qe na ben te ndryshem nga njerezit e tjere... emer mbiemer, datelindje, vendlindje, kombesi... pjesa me e madhe e faktoreve qe formojne identitetin tone nuk kontrollohen prej nesh. Vertet personaliteti eshte gjithashtu nje vecanti midis njerezve, por une nuk do e krahasoja apo grupoja me identitetin. Shume veta zhvillojne nje personalitet ekstrem vetem per te mbytur ose kompensuar identitetin (mbi te cilin nuk kane kontroll). Asyeja fillestare e pothuajse cdo abuzimi racist fillon ne identitet. Identiteti eshte nje fjale qe vlen para ligjit, personaliteti eshte nje fjale qe vlen ne familje e shoqeri. Ne kater vjetet e fundit kam ndryshur identitet disa here, por kjo nuk me ka bere ndryshim ne jeten sociale. Familjes dhe shokeve as qe u ka bere pershtypje fare... kjo sepse besoj se personaliteti im nuk ndrshoi. Vleresimi qe ata (dhe shume te tjere) me kane bere mua ka kene i bazuar ne personalitetin tim dhe jo ne identitetin tim. dhe mendoj se keshtu duhet te jete, Identiteti=thjesht nje targe!
 

Al-Punk

Still here
Re: Ne kerkim te identitetit.....

Identiteti eshte shpeshere i lindur (si identiteti kombetar, rracor, klasor) por ka dhe identitete te krijuara, (si ismails, albforumist, tifoz i ajax, republikan etj).
Identiteti percakton vendin tone ne Shoqeri dhe me gjere dhe natyren e Shoqerise.

Nese deshironi te lexoni nje liber te mrekullueshem mbi kete teme, ju sugjeroj "Identitete Vrastare te Amin Maaulof".
 

Diddy19

Su@mi
Re: Ne kerkim te identitetit.....

PAsi ne jemi ne kerkim te nje persosmerie"pershtatshmeri ndaj cdo kushti te ri".
Te kerkosh persosmerine s do te thote te te pershtatesh ndaj kushteve te reja.Shoqeria e sotme shkon perhere e me teper drejt degradimit.Te kesh personalitet nenkupton te mos jesh fluid,ne nje fare menyre.Persosmeria arrihet atehere kur behesh i ndergjegjshem se ajo qe je (apo ke )tani eshte me e mire se ajo qe ishe (kishe)dikur!
Si mund ta kuptojme ne kete???Cfare duhet te marrim si sistem referimi??

(Pa dashur te dal nga tema mbi identitetin)
 
Top