Brilliant
Forumium maestatis
Ne jemi bashke ne mendimet e mia, ne enderrat e mia, ne rrahjen e pare te qepallave sapo zgjohem nga gjumi, ne merzitjen time te pare, ne kafene e nxehte te ores shtate, ne te ftohtin ngrires te mengjesit, ne duart e mia te ftohta, ne smogun qe thith, ne rrugen per ne pune, ne cigaren qe pi, ne bisedat me miqte, ne sugjerimet, ne shqetesimet e pjekurise, ne autobusin plot me njerez qe kthehen ne shtepi, ne dreken e nxehte qe do me ngrohe, ne dhomen time te deshperuar, ne cajin e ores O5:OO, ne muzike, ne shtratin tim, ne reklamat e pafundme, ne filmat qe me shoqerojne neteve te merzitshme, ne cokollaten e nxehte qe me shplodh, ne kamomilin qe me ndihmon te fle, ne jastekun ku mbeshtes faqet dhe enderrat e mia, ne jorganin dhe batanijet qe me mbulojne nga i ftohti dhe nga frikat qe s'me lejne te mbyll syte. Por megjithate, jemi gjithmone bashke... ne mendimet e mia.