Ne dhe Shqiperia

Nobis

Primus registratum
Ne dhe Shqiperia

Ne dhe Shqiperia



Shperndare pa fund dhe pa fillim,

Si zogjte e korbit neper bote,

Mallkuar qofsh o vendi im,

Qe as me buke nuk na mban dot.



Ca sharlatane, ca ujqeri,

Na turperuan njemije breza,

Moj rrenjedala Shqiperi,

C'm'I pate ditet kaq te zeza.



Gjithe djaleria qe ti nxore,

Dhe nuk I ndave kurre prej pragut,

Shkrihen cdo dite si vese debore,

Se bejne punen e zezakut.



Nje pike uje t'u kerkosh,

Dot nga asnje nuk merr pergjigje,

Ndaj lidh ne koke shami te zeze,

Dhe uleri brigje me brigje,



Vite dhe shekuj pa meshire,

Moj Shqiperi sa shume te treten,

Qe kur ka lindur Europa,

Ti si nje qyqe mbete vetem.



Sikur te biesh ne gremine,

Kjo bote-kurve s'leviz as gishtin,

Rrron Izraeli shume me mire,

Edhe pse vari Jezu Krishtin.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ne dhe Shqiperia

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Ne dhe Shqiperia



Shperndare pa fund dhe pa fillim,

Si zogjte e korbit neper bote,

Mallkuar qofsh o vendi im,

Qe as me buke nuk na mban dot.

....


[/ QUOTE ]

Turp! Nuk kam nevoje me e lexu pjesen tjeter. Me buke te mbajne krahet e tua, puna jote. Mos pyet ma ca te jep shteti ty, por cfare i ofron ti atij? Ne kete rast....vetem braktisje te pahijshme biles ne ate pike qe gjen guxim ta mallkosh. Turp!
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

o shoku Shtegetar, e para se kam shkruar une ate por Arben Duka.
e dyta kur thote sna mban dot me buke, e ka fjalen qe ske vende pune per njerezit se je katandisur si mos me keq.

ps: sa zevzek jeni bere mor burre, sduroni dot as veten e jo me mendimin e te tjereve /pf/images/graemlins/lol.gif
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ne dhe Shqiperia

Punetori e gjen punen. Po varja, kushdo brekegrisur ta kete shkruar, fytyren e tij te shplare prej lapanjozi ka treguar. Le ta mallkoje me pas boten per fatkeqesira qe burojne nga vete ai. Te tilla idera jane per ne kosh, si te durohen?!
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

e mo mire mos u merzit.
njerezit prandaj sjane te gjithe njesoj se kane mendime te ndryshme /pf/images/graemlins/wink.gif
 

hajtsefolim

Forumium praecox
Re: Ne dhe Shqiperia

el pais un me nje mendje me ty jam.
turp ti vije ktij faqeziut qe thote realitetin? kshu mendon ti shtegtar?
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

p hajtsefolim, hajt se folim /pf/images/graemlins/laugh.gif
leje o burre se njerez si shtegtare jane mesu te thone larte e poshte: rrofte ky rrofte ai.
Sduket patriotlleku duke e ngrit vendin tend per cdo gje ne piedestal.pse keni komplekse, thuajini gjerat cope.
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ne dhe Shqiperia

More ti ideolog. Po i thoka gjerat cope ky? E pastaj? Kujt i sherbeu? I ka rreshtuar do rima pa kurrfarlloj mesazhi, pa kuptim. Asgje ne drite nuk po nxjerr. Te jesh Shqiptar, e te mallkosh atdheun ne SHQIP eshte e peshtire, e neveritshme. Ti vazhdo duartrokit... vec mjere toka qe ju mban! Nje nder te fundit vetem... ZHDUKUNI!!
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ne dhe Shqiperia

Nuk te mban vendi me buke,
por ti vendin gjelberon.
Nëse ti shkon ne mergim
kush eshte ai qe token tende punon.

Nese evropa eshte kurve
nuk ke pse shkon ne evrope
Le te vij evropa ketu
nese do te kerveroj.

I sajova keto rrjeshta per te thene se nuk ta ka fajin njeri nese ti shkon dhe punon arat dhe token e evropes.
Nuk te mban me buke toka te cilen nuk e punon. Nuk mergohet gjithmone per te qene pak me mire. Nese je i zoti puno ne vendin tend, puno tokat e tua dhe beji hysmet gruas tende. Nese nuk e ben ti do ta bej dikush tjeter, por jo me qellimin per te pasuruar ty, por per te pasuruar veten. Shkaterron token dhe familjen tende me te vetmin qellim, perfitimin.
Jam plotesisht kunder atyre rrjeshtave qe ka shkruar A.Duka.
Gjithe te mirat!
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ne dhe Shqiperia

Nga eksperienca personale dhe me sa njoh akoma ne Shqiperi, di te them qe asnje nuk ka ndenjur ne Shqiperi per motive patriotike, por thjesht se nuk ka mundur te rregulloj ndonje burse apo ndonje vize per te ikur nga Shqiperia! Ata qe kane ndenjur dhe jane te kenaqur nga jeta atje, bejne leke me korrupsion (se me djerse e me pune te ndershme e dime te gjithe qe nuk behen leke gjekundi) ose jetojne me shpatullat e ngrohta te babait, xhaxhait apo ndonje kusheriri te forte qe pervec se nje militant i ethshem partie nuk mund te jete gje!

Une njoh ne Shqiperi njerez me shkolle, shume shkolle, te ditur e te pergatitur dhe qe djersa dhe vlerat e tyre nuk vleresohen sa vleresohen (te pakten moralisht, jo financiarisht) neper vende te huaja.

Hajde mos ta bejme Shqiperine fushe me lule!
 

Admir

Forumium maestatis
Re: Ne dhe Shqiperia

Nuk e beri kush fushe me lule Shqiperine. Vec me ma mallku kush eshte e padurueshme. Pastaj nuk eshte fare e vertete qe nuk jetohet ne atdhe ndershmerisht. Pervoja juaj personale eshte e pamjaftueshme per ti dhene opinionin e duhur ketij fenomeni.
 

regele

Forumium maestatis
Re: Ne dhe Shqiperia

Normalisht qe pervoja ime eshte e pamjaftueshme per te karakterizuar nje realitet kaq te gjere, prandaj kjo teme po diskutohet ne forum, qe problemi te marre permasa sa me reale! Per kete arsye (qe ta shohim problemin nga shume kendveshtrime)fola per pervojen time personale!

P.S Mallkimet, urimet dhe shume shprehje te ndryshme deshirash, ne letersi nuk trajtohen gjithmone si reale, por perdoren nga autoret per te shprehur nje gjendje emocionale te ngarkuar. Kujtoni Cajupin, Fishten, De Raden etj.
 

dimir

Forumium praecox
Re: Ne dhe Shqiperia

Ai zoteria i drejtohet tokes dhe jo politikes.
Nuk e ka fajin toka por njerezit, korrupsion nuk ben as uji dhe as mali, por politikanet!
Nuk ka pse ti drejtohet shqiperise, po mund ti drejtohet poltikes. !
 

dusho

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

Jam rritur ne nje familje prej 8 femijesh,ne nje kohe kur ne vendin tone mbizoteronte fukaralleku.Nuk kam degjuar as edhe nje here qe prinderit e mi te mallkonin Shqiperine,por vetem kryetarin e lagjes qe edhe pse e kishim komshi(na ndante vetem gardhi me llamarina)nuk u jepte vende pune vellezerve e motrave te mia pasi ne nuk mund ti jepnim asgje si kembim.Keshtu qe jane sakrifikuar e me djerse te ballit na kane rritur.Sot nje pjese te fajit se ku eshte katandisur Shqiperiae kemi ne.Ne qe kerkojme cdo gje gati,duam te jete cdo gje fushe me lule.
Sot jetoj ne dhe te huaj.Ndonese e diplomuar punoj rrobaqepese e ne te njejten kohe bej dhe ndonje ore pastrim shtepiash.Nuk me vjen aspak turp per ate qe bej,por vetem me vjen keq se kur te kthehem me duhet te paguaj me se 2000 euro per te gjetur nje vend pune si mesuese.
Mund te thuash ti c lidje ka me temen????!!!!!!
Posi.
Ne kete rast nuk ma ka fajin vendi ku jam lindur e rritur,SHQIPERIA,por njerezit qe e bejne ate,ato njerez qe mendojne vetem per veten e tyre e jo per te tjeret.
Si mendoni se ai zoteria-sharlatuq ka te drejte te mallkoje vendin.
Pastaj eshte e vertet qe ne letersi mallkimi perdoret edhe per te shprehur nje gjendje shpirterore,por ne rastin konkret nuk ka vend.Nese donte qe poezia e tij(un si mesuese letersie nuk i jap vlera letrare)ti ngjante poezis se FISHTES(lexoni vargjet qe perdor SHTEGTARI)ateher duhej te mallkonte pikerishte ato njerez qe nderrojne karriget e pushtetit si pa gje te keq.....sot qeveris un e pas 5 vitesh ti,kuleta mbetet gjithsesi ne duart tona....e jo vendin e tij.

Turp bile TURP i madh per ate qe i ka shkruar ato vargje e per te ghithe ato qe e mbeshtesin.

Naten e mire tanve.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

o djema sbehet fjale per token ne kuptimin fizik, dmth jo dheu si material por populli dhe vecanerisht politika.
amani more shihni pak me larg se hunda juaj se ja kshu lindin konfliktet dhe lejme name neper bote /pf/images/graemlins/frown.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

Ec mer mos e merrni kaq seriozisht. Beni eshte poet dhe pak...pijetar. /pf/images/graemlins/laugh.gif Ne momnte depresioni (shto edhe rakine) dhe dalin vargje te tilla pesimiste. Po El-i nuk gjente dot ndonje poezi me te pershtatshme dhe solli kete.
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

ja do te marrim leje ty c'poezi do sjellim.
mendoj se Omar Khajam se ka vendin ketu apo jo? /pf/images/graemlins/wink.gif
 

jimmy84

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

As krizat pesimiste te nje poeti. Poezia eshte e bukur kur e di kush e ka shkruar. Kur nuk e di te acaron. Nqs doje te kritikoje gjendjen ne Shqiperi ke poezi shume me te kuptueshme biles edhe nga vete ky poet.
P.S Dhe mos e zgjat shume se ta heq ate kushtin qe te ben te rrosh /pf/images/graemlins/laugh.gif
 

Nobis

Primus registratum
Re: Ne dhe Shqiperia

hahahaha,
degjo ketu degjo, po qe per te vene duart ne koke, keto xixellonjat mesiper te lexojne Ali Asllanin...po me mire qe se kane lexuar se do e hidhnin dhe bustin e Skenderbeut ne qender te Tiranes nga acarimi. /pf/images/graemlins/lol.gif
 
Top