Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

gentilushi

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Jo me vone se viti 2007 mund te realizohen dy fazat e para.

Mendimi im.

Faza I.Ne vitin 2005 Kosova fiton Pavaresine (mbase edhe me shpejt.Po me qe pritem 90 vjet mund te presim edhe nje vit).Referendum per bashkimin me Shqiperine dhe pastaj integrimi do te jete pak i veshtire.

Faza II.Tashi mbas referendumit ne Maqedoni do te kete trazira sepse maqedonasit roberq... nuk duan te bashkeqeverisin me shqiptaret.Shkurt Maqedonia ndahet formohet Protektorat i OKB,Referendum i Shqiptareve per statusin e tyre=Bashkim me Shqiperine

Faza III.Mal i zi,Plave Guci dhe Medvegje Bujanoc e njejta gje si me Maqedonine.Nese nuk behet Decentralizmi gje qe sllavet do ta kundershtojne me cdo kusht atehere plasin trazirat dhe shqiptaret vetevendosin.

Faza IV. Dhe me e veshtira eshte Cameria.kthimi ne trojet e tyre dhe e njejta gje dhe per ta.Mbas deshtimit te decntralizimit do te kete vetevendosje.

Dy Fazat e fundit do te duan pak kohe them se edhe nja 10 vjet dmth deri ne vitin 2013 mund te presim.Pastaj do te jete shume vone ma ha mendja.Prandaj FORCA SHQIPERIA DHE PERPJEKJET E SHQIPTAREVE PER NJE ATDHE TE BASHKUAR.

Tung
 

SuPeR_MaN

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Lyncestian! hmmm shume me vend, por pak kam frik, se bashkim nuk dote ket, per shka te planit integrim ne evropen e bashkuar, me nje fjal, te bashkuar veq ne evropen e politizuar, a me kufij te ndare! hmmm, ja se si mendoj, nje her per nje her :angel:
 

Florus

Forumium maestatis
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Pse do shkence kshu bashkimi trojeve shqiptare?!
ok pra meqe qenka kshu po them qe vetem po te shpiki ndonje shkenctar ndonje formule magjike atehere ceshtja jone do kete zgjidhje perfundimisht.
 

SuPeR_MaN

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

FloBo, te lumet se ashtu eshte, se formulat e qeshtjes son, gjithmon i kan perpiluar te huajt, qysh prej kohes se Skenderbeut, per ket tem te hapur ketu kerkoj ndjes se kam ber nje gabim te vogel, se kjo i perket Historis. :wave:
 

skifteriUCK

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Une mendoj se bashkimi behet kur ne te jemi gati per BASHKIM. Me kete du te them se ne ende nuk jemi gati per kete sepse ne ende vazhdojme te jemi te perqare.
 

ados

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

bashkimi i trojeve shqiptare..rreth vitit 5000...
thirrini mendjes..nuk ka shqiperi te madhe,asnjehere nuk ka ekzistuar..Dhe s'ka pse te ekzistoj.Kosova shtet me vete, dhe shqiptaret e maqedonise te gjitha te drejtat qe u takojne.!!Fare thjesht, dhe mese e pranueshme nga europa!!
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Qe kur eshte bere problemi i trojeve pjese e shkencave?!...
 

anny

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Fillimisht postuar nga Ceasar:
[qb] o s666 po politika eshte shkence [/qb]
si mo politika eshte shkence
te ishte keshtu do ecnim para ne(rasi konkret shqiperia) si shkenca ne kemi 10vjet ne vend numuro
 

Diavolessa

Valoris scriptorum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Ketu o shkenca jo politika. Ne dacit me bashku trojet bashkohuni ju te paret e kthehuni ne Shqiperi, manena mendonin per bashkimet.

See ya. Tema trasferohet ke Shqiperia.
 

fjorent

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Po ne ne Shqiperi nuk kemi as breke ne prapanice, jo me fuqi per tu bashkuar, kurse ju no Kosove jeni me breke neper kembe per te fituar nje cope pavaresi me nje kryeminister qe mund te hetohet nga Haga.
Sa shpejt fluturojme me presh ne prapanice ne shqiptaret...

Europa thote qe ne Shqiperi sundon mafia, kurse ne Kosove droga. Mendoni se sa do te kenaqet Europa kur mafia e droga te behen nje.

Kemi nja 200 vjet qe enderrojme bashkime e duke mos qene te zote te krijojme nje shoqeri te shendoshe edhe ato toka qe kemi na i marrin. E pasatj qajme e behemi viktima me keq se serbet qe te pakten nje shtet te tyre e ndertuan me te forte se ne shqiptaret.
 

Renea88

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

a Fjorent te lumte goja.
me perpara bashkohet toka me jupterin se ne me kosoven
 

receli

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Fillimisht do bejm durim derisa Kosova te Behet republike me vehte pastaj mbas nji pese vjecari normalizim situate ne Ballkan e Europe bejme dhe Bashkimin, Kosove Shqiperi etj e natyrisht pa krijuar probleme me boten sepse mbesim dhe pa to.
.

e dini at barsaleten me burrin qe bleu paten e gruaja kujtoj se kish ble mbathje?

Rene Gezuar per ty e atdhetaret tjere si Isaku e ndonji tjeter Vitin e ri !

suksese kudo.

.
 

lupi

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Ne si popull qysh prej kohesh jemi munduar te mbahemi gjalle me shpresa!shpresat tona nuk jane perulur asnjehere sepse kane qene "amanete"t si nevoje per te jetuar te bashkuar,per te qene sigurisht te forte perballe fqinjesise gllaberuese.Por qe te jem realist ne mendim; ne shqipetaret jemi pak naiv ne mendimin se fuqite e medha vepruan gabim ne te kaluaren dhe po e rishikojne veprimet e padrejta te se kaluares,dhe do ti japin nje zgjidhje ne favorin tone ne nje te ardhme!jemi po ashtu po ashtu pak pesimist kur e shohim se kjo gje nuk po behet pa ndihmen e tyre,por me e keqja eshte tek ata njerez qe pa turp (se sigurisht do te dalin ne shesh te "mencurit") po thone se jemi me mire pa ata!Do te ndodhe bashkimi atehere kur te gjthe njerezit do ta ndjejne nevojen e te qenurit te forte e te bashkuar dhe kur ti mbushim rruget e sheshet e evropes jo me prostituta e gangstere hajdute por me demostrues e patriote te vertete shqiptare!ato troje jane te gjysherve e baballareve tane,jane amanetet dhe varret e tyre qe therrasin ....
 

soni2

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

kur ne te kemi vdekur !!!!!!


ajo lidhje ekziston ne zemrat tona pamvarsisht nga perçarja e trojeve

kurre nuk do ti them Ulqinit(cernagora)
Kosoves (serbi)
Shkupit (maqedoni)
apo Janines (greqi)
ne bindjen time ato troje do te ngelen Shqiperi!!!!!!!
 

GJYSHI

Gjyshi
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

Duhet te cohet Gjergj Kastrioti nga varri te na bashkoje ne shqiptaret,perndryshe s'ka burre nene te na bashkoje ,e sa per formule per bashkim Ajnshtajni dhe Pitagora te dy duhet te cohen nga varri qe ta shkruajne nje ne bashkpunim :lol:
 

gentilushi

Primus registratum
Re: Ne cilin vit do te bashkohen trojet shqiptare?

kjo eshte formula
SHQIPERIAEBASHKUAR1.jpg
 
Top