Re: Ne ç'drejtim duhet kerkuar zgjidhjen e problemit te Kosoves
Prof.Dr.Arsim Bajrami (profesor i Drejtes Kushtetuese dhe Parlamentare si dhe prorektor i Universitetit te Prishtines)
SFIDIDAT E REZOLUTËS 1244 TË KS. TË KOMBEVE TË BASHKUARA
Rezoluta 1244 e miratuar nga Këshilli i Sigurimit të OKB_së, ka promovuar në Kosovë një formë specifike të administrimit ndërkombëtar , i cili në vete ngërthen shumë të panjohura, dilema, kontraversa. Këto pakjartësi të rezolutës, vijn në shprehje sidomos rreth zgjidhjes finale të statusit juridiko-politik të Kosovës, që në fakt nuk është objekt përcaktimi i kësaj rezolute. Dykuptimësia e shumë zgjidhjeve juridike që përcakton rezoluta ka bërë që ato të interpretohen në mënyra të ndryshme në vartësi prej asaj se a vështrohen nga këndëvështrimi shqiptar, serb, apo ndërkombëtar.
Interpretimet shqiptare të rezolutës, të shprehura në qëndrimet politike dhe profesionale, e shohin këtë akt si një zgjidhje të përkohshme, që realisht përjashton juridiksionin serb ndaj Kosovës dhe që synon që në një fazë të mëvonshme të mundësoj zgjidhjen demokratike të statusit të saj në bazë të vullnetit politikë të popullit të saj. Kjo qasje ndaj rezolutës është e drejtë dhe realiste sepse bazohet në faktin që para zgjidhjës së statusit final të Kosovës duhet të plotësohen disa parakushte siç janë; ngritja dhe funkcionaliteti i institucioneve demokratike, vendosja e shtetit dhe e së drejtës, luftimi i kriminalitetit dhe formave tjera të dukurive devijante, mbrojtja e të drejtave të minoriteteve dhe integrimi i tyre në të gjitha strukturat e shoqërisë kosovare, si dhe një proces i tranzicionit shumdimensional në të gjitha sferat e jetës.
Shqiptarët e Kosovës, tani më i kanë të kjarta këto parakushte dhe janë në rrugë të përmbushjës për të dëshmuar aftësit e tyre shtetformuese dhe demokratike. Këtë e vërteton edhe qasja e shumicës ndaj minoriteteve dhe diskriminimi i tyre pozitiv në të gjitha institucionet qendrore dhe lokale të pushtetit në Kosovë. Në funkcion të përgaditjes të zgjidhjes së statusit final të Kosovës UNMIKU do të duhej të përshpejtoj procesin e transferit të përgjegjësive të rezervuara tek organet e Kosovës, në mënyrë që ato të dëshmojnë aftësitë e tyre qeverisëse. Qendrimin realist ndajë Rezolutës 1244, shqiptaret e kanë konfirmuar duke zhvilluar një politikë të përmbajtur ndaj këtij akti. Edhe pse nuk jan pyetur as konsultuar, me rastin e miratimit të Rezolutës 1244, edhe pse ajo në shumë pikpamje është largë kërkesave reale të shqiptarëve, ata me asgjë nuk kanë sfiduar kët akt me veprime të njianshme të cilat do të prejudikonin statusin final të Kosovës. Në ketë kontekst, institucionet e Kosovës në dy raste janë vënë në mbrojtje të Rezolutës 1244, kur ajo në mënyrë shumë të rrezikshme është sfiduar nga Serbia. Në rastin e parë, Kuvendi i Kosovës, ka miratuar Rezoluten për mbrojtjen e tërësisë territoriale të Kosovës, duke shpallur si të pavlefëshme marrëveshjen e Serbisë dhe IRJ të Maqedonisë, me të cilen përvetësohen territoret e Kosovës të cilat si historikishtë ashtu dhe aktualishtë janë pjesë e pandashme e territorit të Kosovës. Në rastin e dytë, Kuvendi i Kosovës miratojë Rezolutën me të cilen deklarojë të pavlefëshme përpjekjet e Serbisë të shprehura në Preambulen e Kartes Kushtetuese të të ashtuqujturit Union të Serbisë dhe Malit të Zi, me të cilen Kosova përcaktohet si pjesë e Serbisë. Këto dy Rezoluta paraqesin akte historike(pa marrë parasysh kontestimin e vleres së tyre), të cilat në vete mbajnë porosinë se për fatin e Kosovës mund të vendos vetëm populli i saj përmes institucioneve demokratike dhe sa janë të paligjëshme dhe të papranushme tendencat e prejudikimit të statusit të Kosovës nga shtetet tjera, e aqë më tepër nga Serbia e cila si historikisht, ashtu edhe aktualishet nuk kishte dhe nuk ka të drejtë të vendos për Kosoven.
Këndëvështrimet serbe ndaj Rezolutës 1244 bazohen në qasjen obstrukcioniste ndaj këtij akti dhe ndajë tërë procesit të UNMIK-ut në Kosovë. Ky obstrukcion po manifestohet në tri forma kryesore. E para përmes tendences aktuale për rianeksimin e sërishëm dhe agresionin kushtetues ndaj Kosovës. Kjo tendencë e shprehur ne Preambulen e Kartes Kushtetuese të të ashtuqujturit Union të Serbisë dhe Malit të Zi parqet provokimin më të rëndë që i bëhet Kosovës dhe vetë Rezolutës 1244. Në faktë, ajo parqet përpjekje që të prejudikohet statusi final i Kosovë, fakt ky që në aspektin politik është mjaftë i rrezikshëm dhe mundë të riciklojë konfliktin e ri të armatosur shqiptaro-serb. Me ketë rastë nuk po sfidohet vetëm Kosova, por edhe vet Misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i cili ka për detyrë që të administrojë Kosovën deri në zgjidhjen përfundimtare të statusit të saj. Mu për ketë, krahas reagimit legjitim të Kuvendit të Kosovës, do të duhej që edhe UNMIK-u, por edhe KS të OKB-së të mbrojë Rezoluten 1244 dhe misionin e tij në Kosovë, i cili serozishtë sfidohet me ketë akt të Serbisë. Forma e dytë e veprimi obstruktiv të Serbisë ndaj Kosovës konsiston në politiken e krijimit të organeve paralele dhe enklavave në baza etnike në territorinë e Kosovës, që synon krijimin e raporteve faktike të cilat me rastin e zgjidhjes së statusit final të Kosovës, do të legjitiminon ndarjen territoriale të Kosovës. Kjo politikë manifestohet jo vetëm në qytetin e Mitrovicës, por dhe në shumë vendbanime tjera ku jeton pakica serbe dhe ku funksionojnë kuaziinstitucionet shtetrore. Ndaj kësaj sfide, UNMIK-u nuk ka pasur një pozicion të kjartë dhe strategji e cila do të mundësonte realizimin e mandatit të tij në tërë territorin e Kosovës. Në ketë kontekst, duhet theksuar edhe inercionin e institucioneve të Kosovës, të cilat paaftësinë e tyre për të ndertuar një strategji dhe alternativ të tyre për funksionimin e tyre anembanë territorit të Kosovës, e arsyetojnë me alibi, duke theksuar se kjo është kompetencë e PSSP-së. Hapat e ndermarrë ditëve të fundit nga PSSP-ja në Mitrovicë janë inkurajues, por gjykimet e rëndësisë dhe peshes së këtij akti duhet të presin rezultatet konkrete.
Në kontekstin e tendences serbe për ndarjet teritoriale në baza etnike të territorit të Kosovë mund të vështrohet oferta e zotit Shtajner në prag të mbajtjes së zgjedhjeve lokale për decentralizimin. Koncepti fillestar i këtij projekti, i cili tanimë është tërhjekur nuk ka qenë një decentralizim demokratik sipas parimeve evropiane, por një decentralizim etnik, që në vend të integrimit të komuniteteve do të homogjenizonte atë në enklava duke krijuar ndasi dhe mure të jetës së përbashkët me shumicen shqiptare.Në anen tjetër debatet për decentralizim në Kosovë janë hapur para kohe, kur Kosova vazhdon të jet pezull sa i përket statusit final dhe kur akoma në Kosovë nuk ka pushtet të mirëfilltë vendor. Nese në Kosovë pushteti rel dhe efektiv nuk është në duart e organeve të Kosovës, pra nuk ka as pushtet, e as centralizim të tij, shtrohet pytja se çka do të decentralizohet. Decentralizimi i pushtetit lokal si një hapë sistemor dhe mjaftë i rëndësishëm(për të cilin edhe shtetet e demokracisë perendimore do të konsulltonin popullin përmes referendumit) do të duhej të shtrohej pas zgjidhjes së statusit final të Kosovës, kur Kosova duhet të zgjedh modeli më të avansuar të decentarlizimit në nivel të Evropës, koncept ky që do të ofrojë pushtetin dhe shërbimet publike sa më afër qytetarëve, por që do të siguroj mekanizmat për funksionimi e një pushteti dhe politike unike në tërë territorinë e Kosovës.
Obstrukcioni i tretë i Serbisë ndaj Kosovës dhe Rezolutës 1244 konsiston në instrumentalizimin e përfaqësuesve politi serb në institucionet e Kosovës nga ana e qeverisë së Beogradit. Përkundër diskriminimit pozitiv të minoritetit serb dhe përfaqsimin e tyre përtej fuqisë politike në të gjitha institucionet e Kosovës, ata vazhdojnë me veprime obstruktive duke krijuar situata ekcesive dhe duke bojkotuar këto institucione. Vedprime të këtilla sidomos po shprehen nga deputetet serb në Kuvendin ser, të cilet shfaqen qëllimet e tyre obstrukrive ndaj të gjitha ligjeve që u diskutuan gjerë me tani dhe së fundi zgjodhen rrugen e bojkotit për të përfituar koncesione të reja nga bashkësia nderkombëtare.Mosbindja e tyre ndaj realitetit të ri, tregon se sa i vështirë do të jetë procesi i integrimit të sinqertë dhe të mirëfilltë të serbëve në shoqërinë kosovare, përderisa ata vazhdojnë të veprojnë sipas instrukcioneve të qeverisë së Beogradit, e cila në esence e saj akoma nuk ka filluar procesin e mirëfilltë të demokratizimit.
Sa i përket pozicioneve nderkombëtare ndaj Rezolutës 1244 dhe statusit final të Kosovës, ato vazhdojnë të jenë divergjente dhe të paprofilizuara. UNMIKU si strukturë civle nuk po manifeston aftësi menagjuese të konfliketeve. Shpeshëherë UNMIKU koncepton gabimishtë sovranitetin në Kosovë, duke identifikuar vehten si pronar të tij në Kosovë. Jo rrallë zyrtarë të UNMIKUT pohojnë se sovraniteti buron nga Rezoluta 1244 dhe ajë pastaj shkallë-shkallë i derivohet popullit të Kosovës dhe institucioneve të saj. Ky koncept për sovranitetin është i gabuar, sepse sovraniteti i takon popullit të Kosovës dhe ai tani ushtrohet përkohësishtë një një pjesë nga autoritetet nderkombëtare. Sikur në rastin e Kosoves, po harrëhet definimi më i plotë i demokracisë nga Abraham Likolni se demokracia është sistem i qeverisjes që buron nga populli, ushtrohet nga populli dhe me popullin. Në rastin e Kosovë në saje të këtij koncepti të gabuar për sovranitetin kjo do të dukej kështu, sovraniteti në Kosovë buron nga Rezoluta 1244. Ushtrohet nga në shkallë të fundit nga PSSP-ja. Ky konceptim i gabuar i sovranitetit në Kosovë sikur përkon me ngadalësimin e procesit të bartjes së përgjegjësive tek institucionet e Kosovës. Mosmveshja e organeve të Kosovës me kompetenca dhe përgjegjësi esenciale qeverisëse, po e dobëson autoritetin e tyre para qytetarëve të Kosovës, të cilet në zgjedhje demokratike krijuan institucionet nga të cilat kërkojnë qeverisje të mirë dhe avansim të procesit drejt zgjidhjes finale të statusit të Kosovës.
Transferi i ngadalshëm i përgjegjësive tek institucionet vendore, qendrime jo të kjarta rreth rianeksimit të Kosovës nga Serbi përmes një agresioni kushtetues, si dhe dilemat që ka zgjuar procesi i decentralizimit janë tri moimente kritike që mund të jenë me rëndësi për zbatimin e mëtejshëm të Rezolutës 1244. Varësishtë se si do të menaxhohen këto tri sfida do të varet edhe procesi i zgjidhjes së statusit final të Kosovës. Problemet si këto dhe ato që do të paraqiten në vijim të Rezolutës 1244, janë edhe një arsye që faktori nderkombëtar për përshpejtojë zgjidhjen e statusit final të Kosovës. Standardet e parashtruar në këtë drejtim duhetë të vështrohen realishtë në kontekstë të kohës dhe hapsirës. Nga Kosova nuk mund të kërkohet më shumë se në shtetet tjera të rajonit dhe atyre në tranzicion. Por rrugë e mirë e përmbushjes së standardeve është dhënja e përgjegjësive substanciale qeverisëse te organet e Kosovës dhe mundësimi i tyre të marrinë përgjegjësi mbi vehte dhe të dëshmojnë aftësitë e shtetformuese. Natyrishtë se kjo është e mundëshme vetëm nëqoftëse politika aktuale kosovare profesionalizohet dhe lirohet nga improvizimet dhe patriotizmi deklarativ.