Ndryshohen drejtorët e Hipotekave dhe Tatimeve
Hipotekat dhe Tatimet janë sektorët e parë në të gjithë vendin drejtuesit e të cilëve janë prekur nga lëvizjet. Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani, firmosi shkarkimin e tij të parë që pas emërimit në krye të dikasterit të drejtësisë, duke larguar nga detyra drejtoreshën e Hipotekës së kryeqytetit Dorina Stringa, si dhe 10 punonjës të ndryshëm të këtij institucioni. Këto shkarkime mësohet të kenë ardhur me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Hipotekës, Arben Qirjako, pas një kontrolli dymujor në hipotekën e kryeqytetit. Burimet zyrtare shprehen se pas përpilimit të raportit të kontrollit që i është dorëzuar kryeregjistruesit Qirjako, ky i fundit i ka kërkuar ministrit Nishani shkarkimin e menjëhershëm të drejtoreshës Stringa dhe më pas ka urdhëruar lirimin nga detyra të 10 punonjësve të tjerë të Hipotekës. Gjithashtu, mësohet se do të merren edhe masa disiplinore ndaj disa punojësve. Bëhet e ditur se mosadministrimi i mirë i Zyrës së Hipotekës ka bërë që punonjësit e saj të zvarrisnin kthimin e përgjigjeve të aplikuesve për certifikatë pronësie, duke lënë hapësira për afera korruptive të këtyre punonjësve, zvarritje të procesit të regjistrimit të pronave, mbivendosje të pronave e deri te falsifikim të dokumenteve. Të pyetur në lidhje me procedimet penale të këtyre punonjësve të shkarkuar, burimet zyrtare theksuan se “kjo do të vendoset në një moment tjetër, fillimisht është bërë shkarkimi i tyre”. Gjithashtu, Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme konfirmoi se në ditët në vazhdim do të vijojë kontrolli edhe në zyrat e tjera vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, ku në fokus të këtyre inspektimeve do të jetë respektimi i procedurave administrative dhe shërbimi ndaj qytetarëve.
***
Është vendosur edhe që të ndryshohen nëntë drejtorë tatimesh në rrethe, ndërsa shkak për këtë janë cilësuar reformat, si dhe koalicioni. Një ndryshim i tillë ka filluar me drejtorin e Tatimeve në Elbasan, ku në vend të Skënder Dajës është vendosur ish-drejtori i Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Xhemal Vyshka. Vendimi për ndryshimin duket se ka qenë i papritur edhe për vetë drejtorin, i cili nuk kishte marrë asnjë njoftim të mëparshëm, teksa në orët e para të mëngjesit të së hënës i është njoftuar edhe emir i zëvendësit. Lidhur me këto ndryshime, nga ana e prefektit të Elbasanit Shefqet Deliallisi është konfirmuar se ndryshimi i kreut të Tatimeve në Elbasan është bërë në kuadrin e ndryshimeve për 9 drejtorë të tjerë tatimesh në rrethe. “Ky ndryshim ka lidhje me reformat dhe ato do të vazhdojnë të diktuar nga ana koalicioni dhe nga politikat e çdo ministrie, – u shpreh Deliallisi. – Lëvizjet do të jenë të studiuara dhe do të vihen në pozicionet përkatëse persona kompetentë dhe të përgatitur”. Deliallisi paralajmëroi për ndryshime të tjera në vazhdim përveç asaj të drejtorëve të Tatim-Taksave. Skënder Daja, ish-drejtori i Tatimeve të Elbasanit, qëndronte në detyrë qysh prej vitit 2005.(Shekulli)</p>
Ky artikull eshte marre nga: http://www.albaniasite.net/?p=23537. Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.albaniasite.net/?p=23537