Re: Ndryshimi i moshes apo thjesht plakja shkakton probleme...
Cfar roli luajn Radikalet dhe si ndikojn ne ndrrimin e moteve?
Te shofim cfar mendon Dr Klaus Mohr:
Radikalët e lirë në vlugun e zhvillimit të sëmundjes: Një teori e re për ruajtjen e shëndetit.
"Jeta manifeston një fitore të përkohshme lidhur me shkakun , i cili shpie në vdekje".
Të gjitha qeniet e gjalla që marrin oksigjen duhet doemos, në metabolizmin e tyre, të njoftohen me formimin e radikalëve. Radikalët e ri janë produkte reaktive jo të qëndrueshme nga frymëmarrja qelizore, të cilat bartin elektrone (molekula të oksigjenit të mbushura me elektricitet). Ato reagojnë shpejt në yndyrë dhe në të bardhë të vesë.
Te këto membrana qelizore substancat e trashëguara (DNA-acidi nukleik) mund të shkatërrohen. Organizmi i shfrytëzon radikalët e lirë në një masë të kufizuar për t’u mbrojtur nga mikroorganizmat dhe për t’i formuar heterogjenet.
Në anën tjetër të gjitha dëmtimet në organizëm , menjanohen me anë të radikalëve.
Kemikalet: herbicidet, pesticidet, medikamentet, alkooli, smogu (tymi) nga indutria apo komunikacioni, rrezet ultra të kuqe apo radioaktive madje edhe inflamacionet:
e shkaktuara nga bakteriet, virusët, këpurdhat, ndikojnë përmes indukcionit të radikalëve të lirë të dëmtuar. Shumë sëmundje organike qëndrojnë në një shtrirje të gjërë në mënyrë habitëse në organizëm ,për shkak te dëmtimit qelizor të radikalëve të lirë.
Paraqitja e sëmundjeve kronike gjatë jetës ndikon gjithashtu edhe grumbullimin e lumit të radikalëve, gjë që shkakton mplakjen e trupit.Sëmundjet e tumorit, arterioskleroza, venitja dhe dobësimi i imunitetit shkaktohen nga radikalët e lirë.
Ne kemi një teori gjithëpërfshirëse mbi mplakjen fizike që lidhet me zhvillimin e sëmundjes, si pasojë e lumit të radikalëve gjatë jetës, i cili ndikon që nga lindja në organin e frymëmarrjes. Çdo infektim, prodhim kimike dhe ngarkesë me substanca të huaja-heterogjene, e mbi të gjitha substancat agresive, shkakton një ndryshkje të vogël në përbërjen e kryesore të trupit dhe në materialet e trashëguara (gjenet). Trupi jonë mplaket dhe shkatërrohet si një katedrale e ndërtuar nga gurët e rërës, nga goditja e një automobili të formuar nga thartira dhe nga gazërat industriale.
Produktet e prodhuara nga civilizimi i njeriut , nuk kaplojnë vetëm katedralet, por gjithashtu edhe trupat (dhe shpirterat) e njerëzve.
Njerëzit vuajnë nga sëmundjet dhe vdesin pas përfundimit të tyre biologjik trupor(dekompenzimi).
Kjo nuk do të duhej të ishte ashtu. Sepse jeta me frymëmmarje është krijim i pajisur me aftësi aktivizimi me ndihmën e radikalëve të oksigjenit. Enzimet endogjene si dismustasi(emër gjenerik për enzyme katalizim të reakcioneve të dy molekulave identike në gjendje të ndryshme oksidimi;p.sh.dismustas superoksid), peroxidas-i dhe cytochrome oxidas-i dhe parimisht ky mund t’i zë radikalët tepricë dhe mbi të gjitha rekasionet zingjirore duke parandaluar shkaktimin e dëmeve nga radikalët. Natyrisht ekziston një mundësi zgjërimi-përhapjeje të këtyre enzimeve detoksimit prej një njeriu në një njeri. Vetkuptohet se disa njerëz në kohën e pleqërisë së hershme respektivisht me sëmundje të hershme degjenerative do të atakohen më heret se të tjerët.
Gjithashtu ndjeshmëria e ndryshme, karshi ndotësve nga ambienti i ngarkuar, mund të shpjegohet me pajisjet për pasqyrim të enzimeve të kapluara me radikal, por edhe droga e alkool. Ndërsa një individi nuk i shkakton kurrfarë problemi, tjetrit individ mund t’ia shkaktoj; vdekjen bile në fazën e hershme.Ky ambient ka të bëjë me pasoja gjenetike. Të gjithë ne i njofim familjet, pjesëtarët e të cilave kanë qenë në fazën e hershme të pleqërisë të sëmurë. Në anën tjetër, ne njofim familje , pjesëtarët e të cilave edhe në raste të stërngarkimive kanë qenë të shëndosh për një kohë të gjatë. Mirëpo kjo nuk ka të bëjë vetëm me njerëzit: Studiuesit nga Univerziteti Metodist Jugor (South Methodist University) në Dallas (SHBA) kanë arritur të kultivojnë insekte të pemëve, aktiviteti i të cilave ka qenë për ta rritur nivelin e enzimeve Superoxid-Dismustas dhe të katalazës (hemoprotein që katalizon dekompenzimin e perioksidit të hidrogjenit në ujë dhe oksigjen 2H2O2 B O2 + 2H2O) 50% më lartë se sa aktiviteti përkatës i enzimeve të insekteve të rëndomta të pemëve (drosephila melanogaster). Insektet e perimeve janë në veçanti të preferuara nga studiuesit si objekte hulumtimi, për shkak se koha e tyre e gjeneratës është shumë e shkurtë.
Rezultati i këtyre studimeve: Jeta e insekteve të perimeve me aktivitetin e tyre më të lartë, të ashtuquajtur zënie e enzimeve me radikal, ka qenë afro një të tretën më i lartë se kohëzgjatja e insekteve "mesatare" të pemëve. A thua do t’i trasmetojë njeriu këto rezultate shkencore te njerëzit, …
Vetkuptohet se ai caktim statistikor i insekteve të perimeve nuk mund të bartet në njeriun, ngase organizmi i njeriut është më i komplikuar se organizmi i insekteve të perimeve.
Duke respektuar të gjitha interpretimet , njeriu mendon se me këtë metabolizëm të komplikuar të njerëzve, pret një shfaqje edhe më të qartë të aktiviteteve të enzimeve të zëna nga radikalët. Studiuesit e aktiviteteve të enzimeve të insektve të perimeve kanë konstatuar për të gjitha rastet si vijon: Ne jemi të sigurt se , e ashtuquajtura "hipotezë mbi radikalët e lirë" e moshës është e vlefshme".
Nga teoria në praktikë
• Radikalët e lirë janë të paqëndrueshëm, produkte me aftësi të larta reaksioni të frymëmarrjes së qelizave (molekula oksigjeni të mbushura me elektricitet). Ato shfrztëzohen nga masa e organizmit për mbrojtje nga mikroorganizmat dhe heqjen e trupave të huaj.
Mënyra civilizuese e jetës me ekspozimin e saj ndaj trupave të huaj (kemikalet, alkooli, pimja e duhanit dhe droga) ndikon që të rritet ngarkesa e radikaleve. Sasia e tepërt e radikalëve të lirë sulmojnë elementet formuese të qelizave, e në veçanti membranën dhe materiet trashëguese. Mplakja e trupit dhe një numër i madh i sëmundjeve degjenerative (artereioskleroza, infraktet, sëmundjet reumatike, sëmundjet e tumorit dhe degjenerimet) mund të evitohen në saje të veprimit të radikalëve të lirë. Radikalët e lirë janë bashkëpjesëmarrës në shumicën e dëmtimeve të qelizave dhe shkaktimit të sëmundjeve. Të gjitha veprimet e jashtme në qelizat e trupit: kemikalet, gazërat që lirohen nga automjetet dhe nga industritë, metalet e rënda, alkooli, medikamentet, rrezet radioaktive dhe ultra vjollcë, trupat e huaj, balkteriet , këpurdhat helmuese dhe virusët ndikojnë dëmshëm me induksion të radikalëve. Andaj radikalët e lirë qëndrojnë në qendër të zhvillimit të sëmundjeve.
Andaj pajisja e shumëfisht e me kapës të radikalëve , mund të zgjat dukshëm gjendjen e mirë shëndetësore. Deri sa kemi ardhë të ky nivel i dijes, ne kemi ndjekur në të kaluarën të dhënat nga reformimi i pasqyrës televizive. Lidhur me to, ne disponojmë me një teori fascinuese gjithpërfshirëse lidhur me mplakjen e trupit dhe zhvillimit të sëmundjeve të shpeshta. njohim një teori.
Pasojat e vërteta nga kjo teori për ju duhet të ishin të rëndësishme:
•Për parandalimin e shumë sëmundjeve dhe
•Për zgjatjen e mundshme të gjendjes së mirë shëndetësore.
Një numër i masave i mjekimeve serioze me mjekësi popullore ju japin juve një njohuri të re dhe duhet ta dini se shumë bimë mjekuese janë kundërhelmuese (antioksidante) dhe veprojnë në mënyrë efektive, dmth janë si kapës të radikalëve.
Sipas mendimit tim, njohuria, teoria dhe bazuar në to edhe rrethimi sistematik I veprimeve të radikalëve, paraqet një revolucion konstruktiv të kënaqësisë së jetës në medicinë. E kjo mbi të gjitha paraqet për medicinën preventive. Është i nevojshëm hartimi i një koncepti lidhur me përvijzimin e veprimit të radikalëve, sepse:
•Formimi i radikalëve, respektivisht ngarkesa e radikalëve rritet në mënyrë të qytetruar (substanca të huaja , smogu i metaleve të rënda,rrezatimi)
•Çnatyrizimi i ushqimit (rrugët e gjata të transportit, përgaditja indutriale dhe eventualisht rrezatimi) sigurimi i antioksidantëve natyralë i parandalon këto të gjitha, mbi të gjitha formimin e radikalëve sërish në artikujt ushqimor.
Natyrisht medicina zyrtare gjer më tani pak e ka marrë në konsideratë teorinë e radikalëve, e ende nuk ka ofruar prova konkrete të zgjidhjes së përkohshme. Andaj këtë çështje e ka vënë në pyetje. Andaj në këtë drejtim jemi vetëm me disa vet-inicitiva individuale , por ju lutem mjetet duhet të jenë të verifikuara. Në mënyrën fascionuese janë paraqitur , sipas mendimit tim, kapësit e radikalëve (molekulat fogosite ( phagocyte–qelizë që ka veti të bartjes së bakteries, trupave të huaj dhe qeliza tjera) në natyrë. Një numër i konsideruar i substancave natyrore, e në mesin e tyre edhe vitaminat e rëndësishme, vepron në mënyrë preventive në radikalët e lirë.
Simbioza e ngushtë në mes njeriut dhe lëmisë së bimëve shfaqet me veprimin e kapësve bimor të radikalëve dhe e mbështet këtë mendim.
Para se gjithash flavonoidet (substance me origjinë bimore që përmbajnë flavone në kombinime të ndryshme; anthoxanthins flavones, quercitins, etj) catechine dhe anthocyane (pigmente), të cilat gjenden me të madhe në lule, frute dhe gjethe, veprojnë si antioksidantë në radikalët e oksigjenit.
Bimet shumëvjeçare medicinale përmbajnë në mënyrë të mjaftueshme flavonid: lule murrizi, fletët „Ginko", të shtogut dhe të kulumbrisë), fletër e çajit „të zi" (mbi të gjithë çaji i gjelbër jo-i fermentuar dhe shumë të tjerë.
Veprimi i pritur mbrojtës i këtyre bimëve mjekësore kundër arteriosklerozës, pamundësisë së furnizimit të mjaftueshëm me gjak, çrregullime të funksionit të trurit, por edhe te sëmundjet nga të ftohtit (shtogu, kulumria) paraqiten sipas teorisë së radikalëve në një dritë –trajtë krejtësisht të re, gjithashtu edhe efekti i „Mariendistelfrüchte" në sëmundjet e mëlçisë.
Një element gjurmues kontravers (sipas medicinës zyrtare) selen, njeh kuptimin e vlerës së plot vetëm nga njohuria mbi potencialin e aktivizimit të radikalëve, për shkak se selen-i është komponent e domosdoshme e të glutathione peroxidase (enzimë që katalizon 2 glutatcione me H2O2 duke formuar GSSG dhe molekulat e ujit; enzimë kyçe në hidrogjen perioxid për çhelmim). Të pastrimit të trupit , kapës i rëndësishëm radikalësh. (Scavenger-Enzyms).
Me qëllim që të jetë më e kuptuar, pse sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet „turnover" në regjionet ku ka mangësi selen-i paraqiten shpesh herë.
Edhe vitaminat e vlefshme këtu , vitamina C, E dhe provitmaina A fitojnë , sipas teorisë të radikalëve një rëndësis krejtësisht të re. Sepse këto vitamine veprojnë në dozim të lartë lidhur me parandalimin e gjendjeve të mangësive si antiooksidant, dmth kundër dëmtimit përmes radikalëve të ujit. Natyrisht për këtë nevojiten koncentrime, të cilat nuk mund të jenë në nivelin e dëshiruar gjithjë te organizatat profesioniste për plotësimin e mangësive egzistuese. Për një veprim optimal të kapësve të radikalëve nevojiten si plotësime, ushqimi i pasur me vitamina me një dozë të plotësuar. Radikalët e ri në vlugun e zhvillimit të sëmundjes i ka prezentuar fituesi i dyfishtë i Çmimit Nobel profesor Linus Pauling. Ai i ka prezentuar me sigurimin e 18 g të vitaminës C. Në vet-kërkimin permanent profesor Linus Pauling tash ai është në një moshë vitale 93 vjeçare (kur eshte bere ky shkrim, v e M. P.)
Megjithatë referenca e tij vetkërkimore në aspektin shkencor është kontraverzale.
Poashtu kontraverzale konsiderohet edhe aplikimi i vitaminës E në profilaks dhe terapi.
Megjithatë aty qëndron një sasi e madhe e zbulimeve individuale, për të cilat do të flitet …
Vërtet dhënia e një vitamine e izoluar nuk mund të ofrojë zëvendësim të një ushimi të fort kalorik. Në anën tjetër unë do ta konsideroja si një gabim, nëse trajtohet si plotësim i balansuar vitaminash- i lidhur me një çuraje të një jete me gjendje të mire shëndetësore dhe të hiqet dorë nga ushqimi vegjetativ.
Ky ishte mendimi i Dr te medicines zoteriut Klaus Mohr, ne lidhje me radikalet dhe rendesija e tyre per njeriun.
-Rekomandimi im:
Bima qe e zgjedh problemin e radikaleve eshte Caji I Gjelber(Green Tea). Ne Kosove ne e perdorim Cajin e njejt me nje dallim: Caji I gjelber kur pjeket ne teresi apo caji I Cejlonit apo Caji I Indise, i njohur si caji i Zi.
Eshte vertetuar klinikisht se radikalet stabilizohen nese perdorim caj te gjelber (green tea) por ketu duhet patur kujdes: Nje paketim i cajit ne fjale (kur e blejm te mbeshtjellur ne kese letre) eshte doze e madhe per nje gote-caj 3dl. Ne fakt per te patur efekt te deshiruar me nje kese duhet pregaditur se paku 3 caja (gota 3 dl)
Lexo pregaditja e cajave.