Ndoshta edhe një palë zgjedhje
Zgjedhjet e ardhshme janë të mirëseardhura nëse i plotësojnë kushtet – ndryshimin e ligjit zgjedhor, përfundimin e legjislacionit për financimin e partive politike dhe mbi të gjitha, një përmirësim esencial të rendit dhe ligjit në Kosovë. Pa u plotësuar dy kushtet e para nuk kemi çfarë mendojmë për zgjedhjet e radhës.

Gazeta Express, më 30.01.2010
Mimoza Kusari-Lila

Sa kohë morën zgjedhjet e fundit?

Në përmbledhje të aktiviteteve politike në Kosovë, me shumë komoditet mund të themi se zgjedhjet ishin aktiviteti më i theksuar dhe më i përmendur gjatë pesë muajve të fundit. Pesë muaj që do të thotë gati një gjysmë viti, në Kosovë kryefjala e pothuajse çdo të dytës fjali të thënë në media dhe në agjendën e politikës kosovare ka rënë mbi zgjedhjet.

Duke qenë një prej atyre që kanë kontribuar në këtë drejtim, e vlerësoj se diskutimi i mbajtjes së edhe një palë zgjedhjeve të reja me legjislacionin aktual dhe me procedurat aktuale, do të thotë përkeqësim i mëtutjeshëm i mirëqenies në Kosovë dhe mungesë e zhvillimit real të proceseve demokratike. Si paradoks, procesi zgjedhor i cili duhet ta ndihmojë dhe zhvillojë demokracinë, përmes veglave jodemokratike na shfaqet dhe rezulton në një proces që më së shumti e dëmton atë.

Procesi zgjedhor i dy raundeve të zgjedhjeve në Kosovë solli në pah shumë parregullsi dhe shumë manipulime. Askush nuk u kursye, përfshirë këtu edhe sistemin e drejtësisë. E vogël është shpresa se në raundin e tretë, apo në fund të muajit të pestë të këtij procesi të stërzgjatur zgjedhor (prej shtatorit 2009, kur partitë në pushtet realisht e filluan kampanjën e deri me 31 janar), mund të befasohemi me proces zgjedhor të drejtë, të paanshëm dhe respektim të votës së qytetarit. Më shumë se vota e lirë e qytetarit, do të jenë militantët e partive ata të cilët do ta përcaktojnë fituesin. Por, të paktën të shpresojmë në qetësi dhe në mungesë dhune të shtuar, si dy faktorët të cilët përcaktuan suksesin e dy raundeve të para.

Zgjedhjet shumë shpejt, ndoshta?

Sikur qytetari i Kosovës nuk u ngop me pesë muaj zgjedhje dhe ankth të rezultatit final, tash partia opozitare AAK dhe një pjesë e partisë në pozitë LDK janë duke shtyrë për zgjedhje të parakohshme, pasi koalicioni qeveritar në dukje i ka ditët e numëruara. Vërtet që kemi të bëjmë me një koalicion jo të natyrshëm në qeverisje, por asnjë garanci nuk do ti ofrohet qytetarit të Kosovës me proceset dhe ligjin në fuqi mbi zgjedhjet se kësaj radhe do të kalojë ndryshe. Ligji zgjedhor në Kosovë ende e prezanton Kosovën si një zonë zgjedhore, ndërsa Parlamenti i Kosovës nuk e përfaqëson proporcionalisht popullatën e Kosovës. Ligji zgjedhor në Kosovë nuk parasheh ndonjë datë të përmbylljes së ankesave, prandaj ethet e kontesteve në mes garuesve mund të vazhdojnë pa fund. Ndërsa, nëse nuk pastrohen listat e votuesve, prapë do të kemi shumë votues fantomë të cilët do të përcaktojnë fituesit dhe humbësit e zgjedhjeve të radhës. Prandaj, para se te ngutemi të kërkojmë pushtetin, të vlerësojmë çmimin e marrjes së tij.

Ta themi se do të kemi zgjedhje në muajin qershor, ashtu si u kërkua nga një pjesë e pozitës dhe një pjesë e opozitës. Prej muajit mars partitë do të fillojnë hartimin e strategjisë parazgjedhore. Paraja publike do të përdoret më shumë për vizita dhe kampanja sesa për atë çfarë është e dedikuar, ndërsa shumica e partive do të ngarkojnë biznesin dhe mbledhin miletin për të treguar se sa më mirë do të jetë me ta në krye. Një agjendë e mirëfilltë do duhej të përmbante integrimin në BE, përshpejtim të liberalizimit të vizave, zbatimin e marrëveshjes së tregtisë së lirë, ngritjen e normës së punësimit, etj. Të gjitha këto për periudhën e ardhshme do të mbesin vetëm në retorikën parazgjedhore, ndërsa shumë pak punë realisht do të bëhet për zbatimin e tyre.
Kosova e kaloi një vit shumë të rëndë dhe nuk po i shkruhet mirë edhe në 2010ën. Prandaj, të ndalemi dhe ta pyesim qytetarin se çfarë mendon ai edhe për një fushatë dhe për një palë zgjedhje. Me shumë kënaqësi qytetari i Kosovës do të sodiste pllakate, bilborda e reklama të kompanive që hyjnë në Kosovë me programe e produkte konkrete si shpërblim i merituar ndaj fytyrave gjysmë të buzëqeshura dhe të ngrira me slogane e premtime që nga fushata në fushatë njëjtë tingëllojnë, pa ndonjë kuptim dhe ngjyrë.

Nga përvoja ime në fushatë, kam parë mëkatin e partive politike ndaj elektoratit. Para zgjedhjeve mendojnë dhe flasin për nevojat dhe domosdoshmëritë e jetës në lagjet dhe fshatrat e komunave tona, ndërsa pas zgjedhjeve i lënë të presin deri në zgjedhjet e ardhshme, për tu kthyer te ata me të njëjtat premtime. E mbaj mend duke u thënë banorëve të komunës së Gjakovës: Unë nuk ju premtoj ujësjellësin, rrugën apo kanalizimin në fshatin tuaj, unë ju them se komuna e ka për obligim ti realizojë këto detyra, se këto detyra komuna bashkë me ju do ti realizojë!.

Për qytetarin, edhe një palë premtime të cilat mund të mos realizohen, edhe një proces që mund të dështojë ende pa filluar, janë më shumë se një maltretim. Ti hyjmë një procesi në të cilin prapë do të mateshin muskujt e partive, në të cilin e pamë dhe u vërtetuam se fiton më i forti, me institucione zgjedhore që nuk arrijnë ta përmbyllin atë as pas pesë muajve dhe me një sistem të drejtësisë në të cilin pas pesë muajve do të fillojnë seancat dëgjimore për parregullsitë në zgjedhjet e nëntorit – është një sfidë e llojit të vetë.

Kur mund të mbajmë zgjedhje tjera?

Nuk ka asnjë dyshim se na duhet qeverisje më e mirë, transparencë dhe llogaridhënie më e madhe. Por, gjithashtu e dimë se na duhet më shumë punë, punësim dhe efikasitet në punë.

Zgjedhjet e ardhshme janë të mirëseardhura nëse i plotësojnë kushtet – ndryshimin e ligjit zgjedhor, përfundimin e legjislacionit për financimin e partive politike dhe mbi të gjitha, një përmirësim esencial të rendit dhe ligjit në Kosovë. Pa u plotësuar dy kushtet e para nuk kemi çfarë mendojmë për zgjedhjet e radhës. Nëse dikush mendon ndryshe, le ta pyesë një qytetar se a dëshiron edhe më shumë premtime, apo dëshiron ta lëmë rehat me telashet e veta. Le ta pyesim një biznes nëse i ka renë malli ti paguajë me vullnet të lirë partisë së tij politike për tia financuar edhe një palë zgjedhje, apo më me dëshirë do të përqendrohej në gjetjen e tregjeve të reja dhe kalimin e barrierave ekzistuese. Më shumë se ti shkohet dhe ti kërkohet para kesh pa faturë, biznesi ka nevojë për mbështetje dhe udhëzim për ti tejkaluar problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohet çdo ditë.

Urimi im për partitë politike, përfshirë atë që përfaqësoj vet, është që në zgjedhjet e ardhshme të mos hyjmë me të njëjtin ligj dhe të njëjtat procedura, e posaçërisht jo me mënyrën e udhëheqjes së gjertanishme të procesit zgjedhor nga të dyja institucionet, KQZ dhe KZAP.

Per me shume artikuj te ngjashem vizitoni: http://www.mimozakusari.com/?p=152