Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

A mund te paralelizohet kriza Gjerorgjiane ne ndonje menyre me situaten ne Shqiperi?

Duke shpresuar qe te mundemi te mesojme nga gabimet e te tjereve ne vend qe t'i perserisim.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Ne Gjeorgji tashme situata po u shket nga duart gjithnje e me shume diplomateve.Ministri i mbrojtjes David Tevdadze pohoi para shtypit se situata eshte kaotike.Ne qender te ciklonit ndodhet presidenti Shevardnadze i akuzuar si perkrahes i korrupsionit dhe pergjegjes i nje proçesi zgjedhor qe veshguesit e huaj e kategorizuan si plotesisht i parregullt.Situata poltike ne vend rreth viteve 96-97 dukej se po merrte per mire por keto parashikime nuk zgjaten shume sepse nga 99 e kendej situata eshte perkeqesuar gjithnje e me keq. Natyrisht jo vetem per faj te klases drejtuese gjeorgjiane por edhe per interest nderkombetar qe nderthurren ne ate territor.Jo per te lene mbas dore eshte edhe problemi i Abkhazia-s
abkhazia.gif

qe eshte nje krahine qe kerkon me shume autonomi nga Tbilisi. Per te arritur kete obiektiv ka shume perleshje me pushtetin qendror dhe ky konflikt pak i njohur ne bote ka bere shume viktima.

Gjeorgjia eshte nje nga vendet qe po pretendojne per tu futur ne BE, por me keto gjasa ruga po behet gjithnje e me e veshtire.
Ndoshta klasa jone politike duhet ti hapi pak syte dhe te shikoje se çfare ndodh ne bote, sidomos ne vende qe jane pak a shume ne nje pozite te ngjashme me tonin.
 

Blendi

Primus registratum
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Po te lexosh gazetat sot do gjesh dhe lajmin sipas te cilit Berisha deklaron se opozita dhe perkrahesit do leshohen ne manifestime te perditshme "pa limit" deri ne arritjen e kerkesave.
Kerkesat ishin te pqarta, ndoshta faj i gazetes, ndoshta faj i Berishes, por ishte nej perzjerje midis krizes Qeveritare, Zgjedhjeve Lokale dhe Celibashit.

Nese mesimi nga Gjeorgjia eshte ky, eshte per tu merzitur. Shpresoj te kemi mesuar nga 97 qe te mos perserisim marrezine. Do kishte pasoja katastrofike per shoqerine dhe ekonomine, se politka e ka arritur fundin, me keq nuk behet dot.
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Mendoj se do te ishte katastrofike pr Shqiperine tani nje destabilizim i situates se brishte politike qe ka ne vend. Kushdo qe do te behet shkaktar i ketij destabilizimi sipas meje duhet te marri parasysh se po i ndryshon historine nje vendi. Edhe une jam i mendimit se duhet te na mjaftoje 97 si mesim. :angel:
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

nje rol vendimtar ne zgjidhjen e krizes e ka edhe ministri i ouneve te jshteme rus Ivanov

ivanov.jpg


fale negociatave te vena ne prakike nga ai, kriza u zgjidh pa derdhje gjaku.
Presidenti Shevardnadze

shevardnadze.jpg

pranoi ta lere pushtetin pa u perpjekur qe te shtypi protestat dhe duke preferuar largimin nga vendi. Pyetjes se kush do te jete pasardhesi i tij, ai i pergjigjet me shume indiference duke thene se kjo eshte nje çeshtje qe tashme nuk i perket me.
Ministri rus me pas ka shoqeruar ne nje ballafqim liderin e Levizjes Kombetare
Mikhail Saakashvili
saakashvili_mikheil_f.jpg


dhe liderin e bllokut demokrat Zurab Zhvania
zhvania.jpg


duke u shprehur me pas se misioni negociator i Moskes perfundon ketu dhe tani i takon liderve Gjeorgjian qe te nxjerrin vendin nga kriza.
 

alinos

Forumium maestatis
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Gjeorgjia mund te kishte mesuar nga Shqiperia ne zgjedhjet e 96, dhe kriza e dhunshme e 97 Blend.
Persa i perket rastit gjeorgjian, ai u zgjidh me largimin e Shevarnazes.
Sidoqofte, problemi qe po shtrohej sot ne mendja, eshte se si do te qeverisin politikanet e rinj dhe pa pike pervoje te meparshme nje vend me aq shume probleme si Gjeorgjia.
Me sa e kuptova une, dhe me sa kam vene re: ne bote ka plot njerez qe mendojne se e vetmja menyre qeverisese per disa vende eshte nepermjet sistemeve autoritare dhe udheheqjes se nje burri te "forte" i cili merr ne dore situaten dhe nxjerr vendin nga kriza duke u bere zot i tij.

Nese do te mendonim se Nano po perpiqet te beje te njejten gje (duke pasur parasysh krizen brenda PS, krizen qeveritare me dy ministra mangut, nder ta dhe Ministrin e Jashtem) si edhe "kryengritja" e Berishes, konflikti ende nuk ka shkuar deri ne ate pike dhe me sa e mas une pulsin e PS nuk ka per te vajtur.
Ceshtja do te zgjidhet ne kongresin e rradhes se PS, Nano ka shume mundesi te bjeri, PS do te riformatoje qeverine, Berishes do i duhet te presi zgjedhjet e reja vendore.

The Show Must Go On!
 

romeo

Forumium maestatis
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Ne fakt rasti gjeorgjian eshte disi me ndryshe nga situata jone politike. Shevardnadze ka preferuar qe te leshoje vendin pasi mbi te kane bere presion edhe ruset. Nuk duhet te harrojme se ai ka qene ministri i puneve te jashteme ne kohen e Gorbaçovit, dhe njelloj si shefi ai i la rugen e lire ketij "rrevolucioni te mendafshte".


Edhe une si linosja lart mendoj se ne Shqiperi do te zgjidhet kriza me kongresin e socilaisteve ne dhjetor. Atje eshte banka e vertete e proves per Nanon dhe bashkepuntoret e tij. /pf/images/graemlins/wink.gif
 

olti

Neo
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Nga Gjeorgjia duhet te mesojme ne kuptimin qe duhet te behet e njejta gje. Ajo qe ndodhi atje nuk i ngjan fare krizes se '97 ne Shqiperi, por ishte zgjidhja optimale per rastet kur kemi te bejme me qeveri teresisht te korruptuara, te cilat nuk perfaqsojne as minimalisht interesat e vendit dhe taksapaguesve. Ketu thuhet se do zgjidhet me zgjidhjen e krizes se PS. Cfare zgjidhje mund te kemi kur ne PS mund te kaloje pushteti nga nje hijene ne tjetren, nga nje hajdut ne tjetrin. Sidoqofte ka pak gjasa te ndodhe dicka e tille ne vendin tone; duket njohur mentalitetin e shqiptareve, nje gje e tille nuk ka per te ndodhur. Ne ate vend o ndodhin budalliqe te tipit '97 ose hic.
 

Klinton

Primus registratum
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Alinos perseritja e 97-s do te jete si nje The Show Must Go On! per vete faktin se ne PS eshte e veshtire te gjesh nje njeri te pakoruptuar dhe qe te mendoje seriozisht per hallet partise dhe te Shqiperise.
Dosjet e te gjithe atyre qe bertasin kunder kryetarit kryeminister, jane te mbushura plot me fakte dhe akuza ashtu, sikurse dosja e kryeministrit aktual eshte me e rende se "shpata e Skenderbeut".
Ketu nuk eshte qellimi te jemi pro apo kundra nje partie, nje ideologjie, apo kundra disa qellimeve, por qellimi final eshte Shqiperia.
Ka nje kaos dhe nje informalitet shume kaotik i cili le shteg jo per nje 97 por per disa te tilla.
Me vjen shume keq por me duhet te pranoj se Shqiperia po kalon krizen e saj me te rende ne keto 13 vite.
Ngjasin ato gjera qe as ne enderr nuk i kemi enderruar.
<ul type="square">
[*]Ne fillim te detyres se ciles duhet ti perkushtohen,njerezit kane qellime te sinqerta.
Me pas (pa) kuptuar bien ne vorbullen e nje shoqerie e cila i largon perfundimisht ata nga qellimi kryesor per te cilin duhet te perkushtohen ndoshta edhe te "flijohen"
[/list]
 

fighter

Primus registratum
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Ajo harta ishte informative vetem se linjat e tubave te naftes nuk i pashe. Neqoftese jeni te interesuar mund gjeni tek hartat e Unical ose James Baker me shoke.
 

zog

Primus registratum
Re: Ndonje mesim nga Gjeorgjia?

Fillimisht postuar nga Blendi:
[qb] A mund te paralelizohet kriza Gjerorgjiane ne ndonje menyre me situaten ne Shqiperi?

Duke shpresuar qe te mundemi te mesojme nga gabimet e te tjereve ne vend qe t'i perserisim. [/qb]
z'besoj te besh paralelizma. ne vendet e atij rajoni (shume te larget nga rruget e zhvillimit perendimor) mbas fitimit te pavaresise, shkeputjes nga rusi, nuk eshte vene me nje tulle, gjendja eshte me te vertet katastrofike. ndersa ne shqiperi kudo sheh ndertime te reja, e nje fare perspektive per te ardhmen.

kushdo te hiqet e te vihet ne gjeorgji, s'besoj se ka gjasa qe te kete zhvillim perendimor, bashkimi me rusin do te mbese e vetmja alternative per ta.
tek ne njesoj, kushdo te vihet apo te hiqet nga pushteti, shqiperia do te ndjeke rrugen e saj karakteristike, por qe ka PERKUAR kurdohere me rrugen europiane te zhvillimit.
 
Top