Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

MLK

Primus registratum
Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

“Votimi për shkarkim të bëhet me kuti të fshehtë”


--------------------------------------------------------------------------------

ROZETA RAPUSHI
r.rapushi@gazetashqiptare.com

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli duket se do të humbë vota edhe nga maxhoranca e djathtë. Pas opozitës, e cila kërkon shkarkimin e saj edhe demokristianët, aleatë të qeverisë nuk e shohin si tragjedi largimin e Topallit nga posti i kryetares së Kuvendit.
“Zonja kryetare merr atribute që nuk ja jep as Kushtetuta dhe as ligji dhe shpesh herë tregon në mungesë të theksuar tolerance me deputetët e opozitës”, - tha kreu demokristian. Ndoka u shpreh se Topalli duhet të flasë si kryetare e Kuvendit dhe jo si nënkryetare e PD-së. “Topalli duhet të kërkojë falje publike për sjelljen e saj në Kuvend”, - theksoi Ndoka gjatë një deklarimi për median.
Duke vazhduar në logjikën e tij të numrave në kuvend, kryetari i PDK tha se maxhorancës nuk do i kushtonte asgjë nëse Topalli largohet edhe zëvendësohet nga një kryetar tjetër. Thënë në këtë mënyrë, tetë votat e deputetëve të tij, kthehen në një rrezik potencial për kryetaren aktuale, duke qenë se maxhoranca numëron në rastin më të mirë 79 vota dhe në rastin më të keq 76.
Ndonëse nuk pranoi hapur nëse do të votojë pro shkarkimit të kryetares në Kuvend, Ndoka pranoi se grupi demokristian është për votim të fshehtë me kuti dhe direkt të kërkesës për shkarkim ditën e hënë në Kuvend dhe jo ashtu siç tha dy ditë më parë Bamir Topi se duhen votuar raportet e këshillit të legjislacionit, jo direkt kërkesa. Një ndër rastet kryesore që Ndoka solli në vëmendjen e medias, kishte të bënte me qëndrimin e Topallit në mënyrën sesi ajo trajton deputetët e opozitës në sallën e Parlamentit.
Votat
PDK i bashkohet qëndrimit të opozitës se për Topallin duhet të bëhet votim i fshehtë me kuti, dhe jo votim raporti i këshillit të Legjislacionit. Sipas kreut demokristian, Këshilli për Legjislacionin është vetëm një organ këshillimor dhe ndaj në Kuvend duhet të votohet direkt për kërkesën për shkarkimin e kryetares së Kuvendit. Votat e tetë deputetëve të PDK-së do të jenë shumë përcaktuese të hënën në momentin e votimit, pasi mund të rrëzojnë planin e PD-së për të mos lejuar votim të kërkesës por vetëm të raportit të Këshillit, në mënyrë që kryetarja të mos cenohet aspak. Qëndrimi i lëkundshëm i PDK-së, vjen në një kohë kur kjo parti prej kohësh po kërkon një post në qeveri dhe është në negociata me kryeministrin Sali Berisha. Anëtarët e djathtë në Këshillin për Legjislacionin kanë vendosur që në raportin e tyre që do të dorëzojnë në Kuvend për kërkesën e shkarkimit të kryetares të përfshijnë të gjitha procesverbalet dhe fletët e votimit e seancave më të debatuara të Kuvendit. Deputetët e djathtë duan të tregojnë që nuk ka qenë Topalli ajo që ka marrë vendime në Kuvend si për anëtarin e KQZ-së apo edhe çështjen e Prokurorit të Përgjithshëm për të cila i kritikon opozita, por vendimet i ka marrë maxhoranca në Parlament dhe Topalli ka respektuar vetëm vendimin e kuvendit. Në fletët e votimit, figuron edhe emri i Nard Ndokës që ka votuar, sipas të djathtëve.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

Keni degju ne ndonje ven tjeter te meret njeri me kryetarin e parlamentit! Vetem te ne kryetarja nuk di me majt venin e vet e te drejtoje me dinjitet institucionin qedrejton po sillet si militante ordenire partie!
Sikur i mungojne njerezit ne kete moment PD-se per te realizuar programet e veta.
Kjo eshte me te vertete nje cope idiote ordinere Zhozefina!
 

Sirena

Primus registratum
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

Ka mbaruar dhe drejtesi,eshte europarlamentare me duket,por nuk ka as idene me te vogel te komunikimit dhe te te qenit i drejte.
 

MLK

Primus registratum
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

Te drejtosh parlamentin quhet te jesh sadopak fisnik e te duash vendin tend, te vesh interesin e popullit tend dhe te ardhmes se tij para interesit te ngushte personal e partiak.
Duhet qe debati konstruktiv te dominoje konfliktin ordiner e pa krye.......
Asnje nga keto cilesi nuk e kane karakterizuar ndonjehere kryetaren e sotme te parlamentit!
Per ish kryetarin Servet Pellumbi jane thene 1 mije te zeza, po te pakten nuk e shifnim ndonjehere te behej pjese aktive e konflikteve ne parlament!
I rrofte emri e perkatesia ne Partine Demokatike se Zhozefina s'ka asnje lidhje me demokracine.
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

Jozefina është tipikja e femrës jotolerante e cila merret edhe me vogëlsinë më të vogël dhe që kërkon të ndërhyjë kudo vetëm se mendon se është e aftë për këtë.

Faktikisht, Jozefina është pjesë e turpeve të parlamentit shqiptar. Më mirë Servet Pëllumbi apo Adil Çarçani /pf/images/graemlins/laugh.gif se Jozi
 
H

harap

Guest
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

aman kujt ti komunikoje me kulture < Ilir Metes ? apo atij mustaqemiut ? Aty ska asnjeri kulture qe tia ktheje ne te njejten menyre.
 

S6T6N6

Forumium maestatis
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

</font><blockquote><font class="small">Citim:</font><hr />
Jozefina është tipikja e femrës jotolerante e cila merret edhe me vogëlsinë më të vogël dhe që kërkon të ndërhyjë kudo vetëm se mendon se është e aftë për këtë.

Faktikisht, Jozefina është pjesë e turpeve të parlamentit shqiptar. Më mirë Servet Pëllumbi apo Adil Çarçani /pf/images/graemlins/laugh.gif se Jozi

[/ QUOTE ]

o kondre! nikolle lesi osht aty ke avatari yt?
 

Kondrapedali

Kondrapedali
Re: Ndoka sulmon Topallin: Sillet keq me opozitën

Hik ëre pirdhu me gjith Nikën. Aty jom un ër ti po ti m'duket se s'paske von syzet /pf/images/graemlins/tipsy.gif
 
Top