NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

zecovina

Primus registratum
NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

---TE LUASH ME REZIKUN TE HEQ NGA REALITETI TE THITH NE KETE PIKE QE AS SHIRINGA NE VENE NUK KA VLERE....---
 

Urim Nerguti

Primus registratum
Re: NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

Vetëm diçka në lidhje me titullin e temës. Rreziku nuk është ndjenjë, ai është diçka jashtë nesh, që nuk varet nga ne, që n'a përplas, n'a takon dhe n'a kërcënon. Mbi rrezikun mund të kemi vetëm parandjenjë, dmth parandjejmë që do të n'a ndodhë diçka, nuhasim diçka, me shqisën e gjashtë, ose siç thuhet intuita. Tema mund të titullohej kështu : Rreziku provokon ndjenjën e frikës. Vetëm frika është ndjenjë ashtu siç ndjenjat e tjera.

Tani në lidhje me temën, sigurisht që rreziku provokon tek ne frikën, dhe është krejt normale që të jetë kështu. Rreziku është diçka e jashtme e cila vjen dhe turbullon lumin e qetë të ekzistencës sonë. Kuptohet që tendenca e njeriut është të ruajë statu quo- e tij, dhe ky rrezik vjen si një gjë e huaj në trupin tonë. Shto këtu që instinkti natyral i njeriut është instinkti i vetëmbrojtjes. Shkurt, rrezik do të thotë frikë, pavarësisht përpjekjeve që ne bëjmë për t'a mposhtur atë. Aventurieri nuk është se ai nuk ka frikë, por ai ka dëshirë të luajë me këtë ndjenjë, risia e eksiton atë, adrenalina është ushqimi i tij. Kurse frikacaku është ai që frika e tij arrin t'a zotërojë plotësisht atë. Në mes të këtyre gjendet njeriu i zakonshëm i cili ka frikë sigurisht, por që bën përpjekje për mposhtjen e saj, dhe kjo duke ulur sa më pak shanset e prekjes nga rreziku që e kërcënon.
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

Fillimisht postuar nga korcarokretanka:
[qb] ---TE LUASH ME REZIKUN TE HEQ NGA REALITETI TE THITH NE KETE PIKE QE AS SHIRINGA NE VENE NUK KA VLERE....--- [/qb]
Thuhet qe nje vije mjaft e holle e ndan trimerine nga budallalleku /pf/images/graemlins/laugh.gif
Sidoqofte kur luan me rrezikun ne ekstreme te skajshme, kjo do te thote qe ti ske me frike, apo ndryshe frika nuk ka me efekt te na kontrolloje ne , pasi ne thelb jemi bere te pakontrollueshem /pf/images/graemlins/wink.gif
 

true confidental

Forumium maestatis
Re: NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

Fillimisht postuar nga Kukes:
[qb] Mbi rrezikun mund të kemi vetëm parandjenjë, dmth parandjejmë që do të n'a ndodhë diçka, nuhasim diçka, me shqisën e gjashtë, ose siç thuhet intuita.
[/qb]
Them qe Rreziku nuk eshte instiktiv, pavaresisht nga instiktet apo mekanizmat e vetembrojtjes, Rreziku eshte dicka e mesuar , sbesoj se dikush ka frike nga zjarri persa kohe nuk e di qe ai te djeg, qofte duke e provuar apo qofte duke iu mesuar nga nje i dyte,apo rreziku nga arma qe mund te sjelle plagosje , deri vdekje e keshtu me radhe ...
 

anxhela seranaj

Primus registratum
Re: NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

vertet qe nuk e dime se zjarri na djeg derisa e provojme, por edhe mbas kesaj ka shume njerez qe vazhdojne e luajne me zjarrin apo jo /pf/images/graemlins/smile.gif
dua te them qe rreziku megjithese na ngjall frike por na ngjall edhe interes. duam te provojme diçka te re, edhe pse do te kushtonte shume.
"per diçka qe ke bere behesh pishman por pishmanlleku kalon, kurse per diçka qe nuk e ke jetuar pishmanlleku nuk mbaron kurre"
ndoshta per shkak te kesaj na pelqen te rrezikojme.
te pakten per mua, rreziku me teper se frike eshte aventure.
 

After_dark

Primus registratum
Re: NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

TE LUASH ME REZIKUN TE HEQ NGA REALITETI TE THITH NE KETE PIKE QE AS SHIRINGA NE VENE NUK KA VLERE
Se di, por menyra si eshte paraqitur tema eshte pak e ngaterruar. Mbase po te kishe dhene nje shembull rreziku, do e kuptoja me mire per cfare rreziku e ke fjalen. Nuk besoj qe nje njeri vret nje tjeter per te pare si do ishte jeta e tij pas krimit te bere /pf/images/graemlins/smile.gif .

Kam pershtypjen se e ke fjalen per rrezikun e sporteve qe snjohin limit. Por edhe ne kete rast ajo/ai qe ben keto gjera, nuk u zgjua nje dite ne mengjes dhe tha sot do hidhem nga Kulla Taipei me parashute. Jane shume vite qe e ben kete gje, duke filluar nga me te thjeshtat dhe ka arritur aty. Eshte nje sfide qe i ben vetvetes, dhe kjo gje eshte brenda natyres njerezore, kurioz te njoh limitin e tij.


Nuk besoj se ti do notoje ne nje det ku shikon peshkaqenet, te zene dore per dore ne rreth qe kercejne, apo jo? Por nqs do ishte ndonje njeri i dashur qe ishte duke u mbytur aty, do hidheshe per ta shpetuar, dhe do e merrje parasysh rrezikun.

Nejse, vetem ti e di cfare ke pasur ne mendje me rrezikun tend. :confused:

Them qe Rreziku nuk eshte instiktiv, pavaresisht nga instiktet apo mekanizmat e vetembrojtjes
Rrezik instiktiv?? :smash:

Se dija qe rreziku qenka nje qenie qe vepron ne menyre instiktive. Ecen ne mes nje xhungle ku ka gjarprinj helmues, dhe rreziku instiktiv te sulmon dhe ti ia fut vrapit /pf/images/graemlins/laugh.gif .

Rreziku eshte gjithmone produkt i rrethanave,qe mund te jete natyra ose vete njerzit qe kane krijuar ate, si psh nje fushe e minuar.

vertet qe nuk e dime se zjarri na djeg derisa e provojme, por edhe mbas kesaj ka shume njerez qe vazhdojne e luajne me zjarrin apo jo
Kam pershtypjen se ti Anxhela e ke fjalen per rrezikun ne dashuri, sepse nuk besoj sepse sdo futeshe te kaloje per qef nje nate, ne nje kafaz me luan.

Nejse cdo gje ben vaki, ti mund ti haje dhe luanet /pf/images/graemlins/smile.gif . Aventure e bukur do ishte apo jo???
 

gangsterja

Primus registratum
Re: NDJENJA E REZIKUT NA FRIKSON APO???

Vetëm diçka në lidhje me titullin e temës. Rreziku nuk është ndjenjë, ai është diçka jashtë nesh, që nuk varet nga ne, që n'a përplas, n'a takon dhe n'a kërcënon. Mbi rrezikun mund të kemi vetëm parandjenjë, dmth parandjejmë që do të n'a ndodhë diçka, nuhasim diçka, me shqisën e gjashtë, ose siç thuhet intuita. Tema mund të titullohej kështu : Rreziku provokon ndjenjën e frikës. Vetëm frika është ndjenjë ashtu siç ndjenjat e tjera.

Tani në lidhje me temën, sigurisht që rreziku provokon tek ne frikën, dhe është krejt normale që të jetë kështu. Rreziku është diçka e jashtme e cila vjen dhe turbullon lumin e qetë të ekzistencës sonë. Kuptohet që tendenca e njeriut është të ruajë statu quo- e tij, dhe ky rrezik vjen si një gjë e huaj në trupin tonë. Shto këtu që instinkti natyral i njeriut është instinkti i vetëmbrojtjes. Shkurt, rrezik do të thotë frikë, pavarësisht përpjekjeve që ne bëjmë për t'a mposhtur atë. Aventurieri nuk është se ai nuk ka frikë, por ai ka dëshirë të luajë me këtë ndjenjë, risia e eksiton atë, adrenalina është ushqimi i tij. Kurse frikacaku është ai që frika e tij arrin t'a zotërojë plotësisht atë. Në mes të këtyre gjendet njeriu i zakonshëm i cili ka frikë sigurisht, por që bën përpjekje për mposhtjen e saj, dhe kjo duke ulur sa më pak shanset e prekjes nga rreziku që e kërcënon.
Disa nuk kane frike nga rreziku ndersa disa te tjerepo,mbeshtetem me mendimin tuaj............
 

Universal

AnonymouS
Frika e ben Njeriun Njeri. Ajo qe e ndan Njeriun nga Zoti eshte pikerisht Frika. Frika e ben njeriun te mendoje, te meditoje, te filozofoje, te ndertoje, te shkaterroje, te shkoje ne lufte, te vrasi, te lindi, te martohet, te behet xheloz pra gjithcka.

Nuk ka njeri me mendje te shendoshe qe nuk ka frike ! Vetem budallenjte nuk kane frike !
 

Thamina

Papirus rex
Varet ca frike behet fjale ,ketu behet fjale per frike rreziku.
Keto tjerat qe keni thene po jam dakord qe kemi frike por varet per cfare.
 
Top