Hektor12
Locus omnem
Ndikimi i rrjeteve sociale në jetën tonë
Statuse dhe foto provokative, informacione personale që shihen e mësohen nga të gjithë. Kurrë më parë individi nuk ka qenë kaq i ekspozuar ndaj të tjerëve dhe kurrë më parë nuk ka mundur të komunikojë kaq lirisht në çdo cep të botës dhe në kohë reale me të tjerët. Rrjetet sociale i ftojnë njerëzit të bëjnë gjithnjë dhe më publike jetët personale.
Detajet intime mund të postohen kaq lehtë dhe ndahen me këdo, filtrat e ndarjes së informacionit dhe fotove gjithnjë e më pak përdoren në mënyrë masive; shpesh për shkak të harresës e shpesh për shkak se është e vështirë të kontrollosh lehtë opsionet që ofrohen për këtë qëllim dhe kur gjithçka ndahet në rrjet mbetet përherë aty. Privatësia jote nuk është më e jotja, pasojat e saj po. Ato i mbart vetëm ti dhe familjarët e tu. Në botë raportohen mjaft raste të krimit kibernetik, vitet e fundit ai është shfaqur edhe në Shqipëri.
Po përtej krimeve të pastra që realizohen në internet, në shumë raste të tjera ai është bërë burim konfliktesh ndërpersonale duke gjeneruar edhe krime të tjera. Mjafton të përmendim disa nga rastet e ditëve të fundit për të kuptuar sesa të rrezikuar jemi në shoqërinë e sotme virtuale. Shantazh të dashurës së njohur në facebook (librin e fytyrave) për përfitim parash, plagosje mes gjimnazistësh në Tiranë për komentet e shkëmbyera virtualisht në të njëjtin rrjet, divorce që e kanë burimin në botën virtuale që çdo ditë e më shumë zbardh tradhtitë, na rrëmben privatësinë, pjesë të jetës dhe na ngatërron në një qerthull të reales e virtuales pa kuptuar raportin mes përfitimit dhe degradimit.
Gjithnjë e më shumë rrjetet sociale po vjedhin kohën, jetën tonë, ashtu si asnjë formë tjetër e revolucionit teknologjik të realizuar ndër vite. Ky revolucion pranohet se ka ndikuar në mënyrën e të jetuarit të përdoruesve të këtyre rrjeteve. Ndikimet janë kryesisht në aspektin social e psikologjik. Bulizmi kibernetik po përhapet gjithnjë e më shumë.
Ai ka të bëjë me përdorimin e internetit dhe rrjeteve sociale për të dëmtuar njerëzit e tjerë përmes informacioneve që siguron dhe i përdor për të kontrolluar dhe poshtëruar tjetrin. Gjithsesi duhet pranuar që jemi të ekspozuar ndaj rreziqeve, po vetëm nëse nuk jemi të kujdesshëm, pasi askush nuk mund të thotë që mediat sociale janë vetëm burim rreziku.
Ato kanë thyer sot mentalitete, tabu mbi jetën personale, hapësirat dhe dimensionet e komunikimit. Në jetën e përditshme dëgjon rëndom:“Po ç’bën gjithë kohën në feisbuk vajza apo djali im?!”, “Ja, dhe Rama që zgjedh të cicërojë në Twitter (Cicërimë) dhe media gjurmon çdo fjalë të tij atje”; “Dëgjova se ishin njohur në internet dhe duken kaq shumë të dashuruar”; “Këta të administratës publike gjithë ditën në facebook ose në kafe i ke