NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

Dje u shpernda nje njoftim i Levizjes MJAFT ne Tirane, per te gjithe shqiptaret, brenda dhe jashte vendit. Nje thirrje per kontribut. Mendova ta postoj edhe ketu.

_________________________________________
Lëvizja MJAFT ka shpallur sot, (e martë, 07/09/2004), iniciativën për t’i ardhur në ndihmë familjes së Gramoz Palushit me anë të një llogarie bankare.

Lëvizja MJAFT dëshiron në këtë mënyrë të shprehë solidaritetin e saj me këtë familje, biri i së cilës u vra vetëm sepse deshi të festojë fitoren e një ndeshjeje futbolli të ekipit të vendit të tij.

Nisma për hapjen e llogarisë bankare nga ana e MJAFT ka gjetur një mbështetje të menjëherëshme dhe ne dëshirojmë t’i falënderojmë të gjithë ata që asistuan në sendërtimin e kësaj ideje.

Banka Credins, menjëherë është treguar e gatshme, të jetë ajo mirëpirtësja e kësaj llogarie që është hapur në sportelet e saj. Llogaria numër 6330 është tashmë në dispozicion të të gjithë atyre që duan të japin ndihmën e tyre për familjen Palushi duke shprehur në këtë mënyrë mbështetje, solidaritetin dhe simpatinë e tyre.

Ndër kontribuesit e parë të kësaj llogarie, duam të përmendim të gjithë futbollistët e Ekipit Kombëtar Shqiptar, të cilët kanë dhënë një shumë prej 10.000 USD sapo u bë thirrja për të ofruar këtë ndihmë.

MJAFT! fton të gjithë qytetarët brenda dhe jashtë vendit të kontribuojnë financiarisht, për të ndihmuar familjen e emigrantit Gramoz Palushi. Ai u vra vetëm sepse po festonte fitoren ashtu siç po bënte secili prej nesh. Secili prej nesh mund të ishte një viktimë e ksenofobisë greke, prandaj për t’i thënë edhe një herë tjetër MJAFT keqtrajtimit të shqiptarëve dhe vrasjes së tyre, jepni ndihmën tuaj për familjen e emigrantit.

Të gjitha dërgesat nga jashtë Shqipërisë mund të adresohen në:

Credins Bank Tirana – Albania
SWIFT code: CDISALTR

Faleminderit
---------------------------------------------
 

soni2

Primus registratum
Re: NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

o mc burek me jep te lutem edhe ibain

kodin internacional kur ben nje swift sepse ai qe dhe eshte vetem kodi i credins

jo per gje por do i bej nje swift nga banka

zoti ja u bafte ma te lehte dhimbjen familjes .
 

McByrek

Primus registratum
Re: NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

Fillimisht postuar nga to57:
[qb] o mc burek me jep te lutem edhe ibain

kodin internacional kur ben nje swift sepse ai qe dhe eshte vetem kodi i credins

jo per gje por do i bej nje swift nga banka

zoti ja u bafte ma te lehte dhimbjen familjes . [/qb]
Nuk di c'te them. Kaq thoshte edhe njoftimi i levizjes MJAFT, une vetem sa i copy paste atij. Ndoshta e ke fjalen per emrin e llogarise. Ajo quhet "Red and black" account. S'di c'te them me teper.
 

kris[t]i

Primus registratum
Re: NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

Do kisha shume deshir ti ndihmoja....
Me vjen shuhme keq dhe shpreh ngushulliet e mia...
Faleminderit
 

Le_Routard

Forumium maestatis
Re: NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

Duhet pyetur ke banka kush eshte kodi IBAN ndryshe nuk transferohen dot paret nga jasht.

Jam dakort me principin e ndihmave, gje qe shpreh edhe solidaritetin e shqiptareve me njeri tjetrin, por ne te njejten kohe do thoja qe do ishte akoma me mire qe te DETYROHESHIN greket te paguanin per familjen e viktimes!

Qelbaniket e dreqit!!! :mad:
 

McByrek

Primus registratum
Re: NDIHMONI FAMILJEN E EMIGRANTIT TE VRARE NE GREQI

Eh Routard, keto jane enderra. Hajt ta ndihmojme ne cunin, pa ata kriminele vetem te vrasin dine.
 
Top